LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Shqipėria e pesta edhe me vota

Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
NIKO


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 37
Location : Genova

Shqipėria e pesta edhe me vota Empty
MesazhTitulli: Shqipėria e pesta edhe me vota   Shqipėria e pesta edhe me vota Icon_minitimeFri May 15, 2009 4:22 pm

Shqipėria e pesta edhe me vota 1242375126-kejsi-kualifikohet Pėrfaqėsuesja e Shqipėrisė nė Eurovision, Kejsi Tola ėshtė renditur e pesta edhe sa i pėrket votave tė publikut, gjatė gjysmėfinales se dytė tė Eurosong qė ėshtė mbajtur tė enjten nė Moskė.Tė parėt qė janė renditur ishin pėrfaqėsuesit e Azerbajxhanit me kėngėn “Always”, qė kėndohet nga kėngėtarja AySel dhe Arash, ndėrkaq pas saj janė rėnditur Kroacia, Ukraina dhe Lituania.E pesta, sipas ueb-faqes www.esctoday.com, qė bėn publikimin e favoritėve tė cilėt mund tė fitojnė Eurosong, ėshtė renditur pėrfaqėsuesja e Shqipėrisė, Kejsi Tola me kėngėn “Carry into your dreams”.

Pėrfaqėsuesit tjerė tė cilėt janė renditur pas Shqipėrisė me vota janė pėrfaqėsuesit e Moldavisė, Danimarkės, Estonisė dhe Norvegjisė. Ndėrkaq, pėrfaqėsuesi grek thuhet se ka marrė vota mė sė shumti prej jurisė profesionale tė vendeve gjė qė e bėn kėtė favorit, por ai ka marrė shumė pak vota tė publikut.Favorit pėr tė fituar kėtė festival konsiderohen edhe Turqia e cila nė natėn e parė gjysmė finale kishte arritur tė merrte mė sė shumti vota tė publikut ndėrkaq favorit tė tjerė konsiderohen edhe Suedia, Finlanda, Norvegjia, Rusia dhe Azerbajxhani.

Tola konsiderohet si njėra ndėr kėngėtaret mė simpatike tė festivalit pasi qė edhe kėtė vit Shqipėria pėrfaqėsohet me njė 17 vjeēare nė kėtė festival.Pėr dallim nga vitet e tjera, ku vendet Ballkanike janė kualifikuar pėr finale, sivjet vetėm pesė nga kėto vende kanė arritur kėtė synim. Favorit nga Ballkani konsiderohet Turqia dhe Greqia ndėrkaq pas tyre rėnditen Bosnja Hercegovina, Shqipėria dhe Kroacia.

Zhgėnjim kėsaj radhe duket se ka qenė pėrfaqėsuesit e Serbisė, Malit tė Zi, Maqedonisė, Sllovenisė dhe Qipros tė cilėt prapė nuk kanė arritur ta shijojnė finalen e Eurosong. Shqipėria kualifikohet nė finale pėr tė dytin vit radhazi pasi qė edhe vitin e kaluar kishte arritur nė finalen e Eurosong qė u mbajt nė Beograd.

Shqipėria e 19-ta me radhė tė shtunėn

Pas kualifikimit tė finalistėve, po ashtu ėshtė hedhur edhe shorti pėr renditjen e kėngėtarėve qė do tė kėndojnė tė shtunėn, me 16 maj nė Moskė. Pas ndarjes sė shortit pėrfaqėsuesja shqiptare, Kejsi, ka thėnė nė konferencė pėr shtyp sė ėshtė shumė e lumtur qė pėrfaqėson Shqipėrinė, ndėrkaq ajo sapo ka mbushur 17 vjet.

Por, ajo ka shpjeguar se kjo nuk do tė thotė asgjė sepse edhe pse ėshtė e re ajo ka talent – ajo ka besim nė aftėsitė e saj. Mandej ajo ka kėrkuar nga valltari i saj i kaltėr qė tė rri nė mes tė skenės dhe pėr kėtė ka marrė njė duartrokitje tė gjatė nga gazetarėt.

Renditja numerike e kėngėtarėve qė do kėndojnė tė shtunėn

1. Lituania
2. Izraeli
3. Franca
4. Suedia
5. Kroacia
6. Portugalia
7. Islanda
8. Greqia
9. Armenia
10. Rusia
11. Azerbajxhan
12. Bosnja dhe Hercegovina
13. Moldavia
14. Malta
15. Estonia
16. Danimarka
17. Gjermania
18. Turqia
19. Shqipėria
20. Norvegjia
21. Ukraina
22. Romania
23. Britania e Madhe
24. Finlanda
25. Spanja



Gazeta Express
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.lushnja.com
 
Shqipėria e pesta edhe me vota
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shqiperia ne BE?
» Shqiperia fiton papritur Boterorin
» Vizat, Shqiperia me e refuzuara
» Shqiperia, sot zyrtarisht ne NATO
» BE: Shqiperia, ne 2010 pa viza

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions