LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Statuja e Nefertitit, autentike apo false?

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
etmond


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 47
Location : Athine.

Statuja e Nefertitit, autentike apo false? Empty
MesazhTitulli: Statuja e Nefertitit, autentike apo false?   Statuja e Nefertitit, autentike apo false? Icon_minitimeSat May 09, 2009 5:00 pm

Statuja e Nefertitit, autentike apo false?



Me trajtat elegante tė fytyrės e tė punuar hollė, buzėqesh hijshėm dhe me njė lloj qetėsie tė brendshme shpirtėrore qė prej 3400 vjetėsh. Ose tė paktėn ka qenė ky opinioni i deritanishėm publik dhe shkencor. Kjo vepėr unike arti, e ekspozuar nė Berlin, tėrheq tė paktėn gjysmė milionė turisė ēdo vit. Por sot dy autorė kanė hedhur dyshime mbi autenticitetin e bustit tė mrekullueshėm tė mbretėreshės egjiptiane tė dinastisė sė 18-tė.

Sipas njė historiani arti zviceran, skulptura ėshtė realizuar jo mė shumė se 100 vjet mė parė. Eksperti Henri Stierlin ėshtė i bindur se vepra qė tashmė ėshtė kthyer nė objektin mė tė rėndėsishėm tė muzeut "Neues" tė Berlinit ėshtė krijuar nga njė artist i paguar nga Ludvig Borēardit, arkeologu gjerman qė nė vitin 1912 mori pėrsipėr meritėn e gjetjes sė bustit tė Nefertitit nė qytetin e lashtė, Amarna, 130 kilometra nė jug tė Kajros.

Nė librin e tij "Le Buste de Nefertiti - une Imposture de l‘Egyptologie" (Busti i Nefertitit - njė mashtrim i egjiptologjisė?) Henri Stierlin tregon se nė fakt busti qe realizuar thjesht pėr tė testuar disa receta tė lashta bojėrash. Por pasi princi gjerman, Johan Gorg, u marros pas bukurisė sė tij, i cili qe adhurues i zjarrtė pas gjithēkaje qė kishte tė bėnte me Nefertitin, Borēard "nuk mundi ta tregonte tė vėrtetėn duke e lėnė mikun e rėndėsishėm tė bėnte figurėn e budallait", por mendoi mė mirė t‘i thoshte se busti qe autentik.

Autori dhe historiani berlinez, Edrogan Ercivan, i ka shtuar edhe mė shumė benzinė zjarrit me librin e vet "Njė lidhje e munguar nė arkeologji", i nxjerrė nėpėr libraritė gjermane javės sė shkuar. Edhe ky autor e konsideron bustin e Nefertitit tė rremė. Shkon edhe mė tej duke sqaruar se u punua pėr llogari tė Borēardit nga njė artist dhe si modele pozoi bashkėshortja e arkeologut.

Sipas tė dy autorėve, entuziazmi publik dhe politik qė shoqėroi zbulimin asokohe tė kėsaj vepre arti krijoi "dinamikėn e vet" dhe e bėnė Borēardtin ta mbante larg syve tė publikut deri nė vitin 1924 e mbajti nė dhomėn e ndenjes sė shtėpisė sė tij pėr 11 vjet pėrpara se t‘ia dorėzonte muzeut berlinez. Qė atėherė busti ėshtė bėrė njė prej faktorėve mė tė rėndėsishėm nė joshjen e turistėve nė qytet. Dihet gjerėsisht tashmė qė statuja admirohej edhe nga Adolf Hitleri, i cili e quante "kryevepėr unike, vepėr e mrekullueshme, njė thesar i vėrtetė".

Njė seri testesh radiologjike tė kryera sė fundmi nga spitali "Charite" nė pamje tė parė hedhin poshtė idenė e dy autorėve, pasi, sipas tyre, rezultoi qė busti vėrtet qe realizuar mė shumė se tre mijė vjet mė parė. Testet nė fjalė zbuluan njė fytyrė tė fshehur nė brendėsi tė statujės tė punuar nė gur gėlqeror. Por Stierlin kėmbėngul se nė rast se ėshtė e mundur tė gjendet me saktėsi data e pigmenteve, tė cilat duket se janė vėrtet egjiptiane, ėshtė e pamundur tė pėrcaktosh me saktėsi datėn e realizmit tė bustit, pasi ėshtė punuar nė gur dhe i mbuluar me njė shtresė tė hollė allēie.

Nė mbrojtje tė teorisė sė tij eksperti zviceran sjell edhe argumente tė tjera, siē ėshtė fakti qė bustit i mungon syri i majtė. Sipas Stierlin nuk ka tė ngjarė qė egjiptianėt ta kenė realizuar bustin pa e kompletuar, ndėrkohė qė mungesa e njėrit prej syve do tė qe mungesė e thellė respekti ndaj mbretėreshės sė tyre tė adhuruar. Shton gjithashtu se raportet shkencore mbi zbulimin nuk u dokumentuan pėr 11 vjet me radhė.

Ajo qė ėshtė shkruar nė ditarin e Borēardtit mbeten edhe tė dhėnat kryesore tė dokumentuara mbi zbulimin e bustit. Nė tė shkruhet: "Papritmas mbanim nė duar veprėn mė tė gjallė artistike tė Egjiptit tė lashtė. Njeriu nuk mund tė arrijė ta pėrshkruajė me fjalė njė ēast si ky. Duhet tė jesh vetė i pranishėm qė ta kuptosh".

Por Ditrih Uildung, drejtori i Muzeut Egjiptian tė Berlinit, ku ekspozohet aktualisht busti i Nefertitit, i ka hedhur poshtė qėndrimet e dy autorėve, duke thėnė se janė veē pėrpjekje pėr tė cenuar popullaritetin e kėsaj vepre unike arti. "Njė grua e bukur dhe njė skandal qė ka nė qendėr falsifikimin", tha Ditrih Uildung. "Diēka e tillė gjithnjė shet libra". Shtoi se hijet e dyshimit mund tė hidheshin lehtėsisht poshtė, duke iu referuar tomografisė kompjuterike dhe analizimit tė detajuar tė materiale tė cilave u ėshtė nėnshtruar busti i Nefertitit. Tė gjitha kanė vėrtetuar se bėhet fjalė pėr njė vepėr tė prodhuar mė shumė se tre mijė vjet mė parė.

Nė tetor, busti do tė kthehet nė muzeun "Neues", i cili ėshtė rikonstruktuar sė fundmi nga arkitekti britanik, Deivid Ēiperfild, qė ka qenė shtėpia e saj prej shtatėdhjetė vitesh. Nefertiti do tė jetė nė krye tė njė galerie tė gjatė nė kupolėn e veriut, ku do tė vendoset mbi njė piedestal tė posaēėm. Ėshtė me vend tė vėrehet se pėr dekada tė tėra Egjipti i ka kėrkuar Gjermanisė kthimin e kėsaj vepre arti, por duket se gjermanėt as qė kanė ndėr mend tė heqin dorė nga ky objekt kaq i vyer.




Mbretėresha e Diellit



Sipas ekspertėve tė Egjiptit tė Lashtė, busti i pėrket bashkėshortes sė Mbretit tė Diellit, Akhenatonit, pėrkrah tė cilit mendohet se ajo mbretėroi nė Egjipt mes viteve 1353 dhe 1336 para lindjes sė Krishtit. Mendohet se statuja e Nefertitit, qė nė gjuhėn e egjiptianėve tė lashtė do tė thoshte "e bukur erdhi" ėshtė zbuluar nė Egjipt nė vitin 1912 nga arkeologu gjerman, Ludvig Borēardit. Gjatė viteve kur nė Gjermani dominonte nazizmi, Herman Gering, njė prej hierarkėve mė tė lartė, vendosi ta kthente nė Egjipt, por u kundėrshtua nga Adolf Hitleri, i cili kishte ndėr mend t‘i kushtonte njė vend nderi nė njė prej muzeve madhėshtorė tė Gjermanisė qė kishte ndėr mend tė ndėrtonte nė Berlinin e ri. Debatet mbi kthimin e bustit nė vendin e vet vazhdojnė edhe sot mes Egjiptit e Gjermanisė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://Lushnja.com
Burbuqe
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres



Numri i postimeve : 175
Join date : 12/05/2008

Statuja e Nefertitit, autentike apo false? Empty
MesazhTitulli: Re: Statuja e Nefertitit, autentike apo false?   Statuja e Nefertitit, autentike apo false? Icon_minitimeSun May 17, 2009 11:09 pm

Me then te drejen une e kam pare kete statuje dhe nuk besoj se do ishin aq te lig sa te vendosnin ne te tille fallso, qe vizitohet te pakten nga qindra njerez ne dite...
Uroj te kem pare dicka te vertete!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Statuja e Nefertitit, autentike apo false?
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Diplomat false, dosja ne gjykate

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Shtypi dhe politika :: Aktualitete shoqėrore-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions