FIER - Pakenaqesi per shpronesimet ne segmentin ku kalon autostrada Fier-Vlore. Rreth 20 banore te komunes Levan kane protestuar paraditen e djeshme perpara komunes dhe me pas kane vijuar dhe pergjate rruges nacionale, ku do te shtrihen dhe punimet e autostrades. Shkak i kesaj proteste eshte bere vonesa e shpronesimeve dhe heshtja e organeve kompetente per menyren e zgjedhjen se personave qe u takon shpronesimi i tokes se tyre. Te gjithe banoret e kesaj zone, te cilet preken nga ndertimi i autostrades Fier-Vlore, kane zgjedhur te thyejne indiferentizmin e pushtetit vendor dhe qendror nepermjet protestes. Behet e ditur se perpara se ata te nisnin protesten e tyre paqesore, kane shkuar per te zhvilluar nje takim me kryetarin e komunes Levan, Agim Qejvani, per ti paraqitur shqetesimin e tyre per vonesat e procesit. Qejvani nuk ka pranuar te takohet dhe tu shpjegoje atyre procedurat aktuale qe po behen nga ana e komunes se Levanit, ne lidhje me pronaret e tokes, ku do te behet ndertimi i autostrades ne fjale. Sipas burimeve policore, qe ndoqen zhvillimet e ngjarjes, behet e ditur se nje problem tjeter i banoreve te zones eshte ekzistenca e nje manipulimi te mundshem te listave te fermereve qe do te shpronesohen. Nderkohe, ajo pjese e fermereve, qe tashme e kane humbur nje pjese te tokes nga punimet e ndertimit te autostrades, jane ende ne pritje. Ky diferencim dhe dyshimet per manipulime te listave te fermereve, qe perfitojne nga shpronesimet, ka irrituar fermeret e komunes Levan, te cilet kane kercenuar se do te vazhdojne me protesta dhe ne ditet ne vazhdim. Ata bejne te ditur se, nese nuk do te kete reagime nga pushtetaret, nepermjet protestes se tyre, do te bllokohen punimet e autostrades Fier-Vlore.
Xhemil Beharaj , koha jone