LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Lushnje-Fier, tani me autostrade

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
NIKO


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 37
Location : Genova

Lushnje-Fier, tani me autostrade Empty
MesazhTitulli: Lushnje-Fier, tani me autostrade   Lushnje-Fier, tani me autostrade Icon_minitimeSat Apr 11, 2009 2:08 am

Lushnje-Fier, tani me autostrade 20090410
Kryeministri Berisha peruroi dje autostraden, e cila lidh qytetin e Lushnjes me ate te Fierit me nje gjatesi prej 21.5 km, financuar nga qeveria italiane me nje vlere 20 milione euro. Sipas Berishes, kjo rruge e standardeve moderne, ka nje rendesi te madhe per te gjithe Myzeqene dhe banoret qe jetojne ne kete krahine. Duke e cilesuar Lushnjen si nje qytet djep te pluralizmit, ai theksoi perparesine qe qeveria i kishte krijuar, per ta bere te vetmin qytet me hyrje dhe dalje autostrade, me kater korsi. Por kreu i ekzekutivit theksoi se te tjera investime madhore do te beheshin ne zonen e Myzeqese, gjate mandatit te dyte te qeverise se tij. Sipas Berishes, gjate javeve qe do te vijne, do te nisin edhe 5 projekte te tjera te medha ne Myzeqe. "Se shpejti, fillon rruga Fier - Cakran, rruga Divjake - Pushimi i Shoferit, rruga Lushnje - Ballagat- Peqin, rruga Kosove - Belsh", njoftoi Berisha banoret e kesaj zone. Sipas kryeministrit, mazhoranca e kerkon voten edhe per nje tjeter mandat, ne menyre qe te vazhdoje transformimin e Myzeqese dhe te gjithe vendit. "Ne kerkojme voten per projektet e medha qe kemi perpara, ne kerkojme voten tuaj sepse duam te urbanizojme teresisht Myzeqene, ne kerkojme voten, sepse duam te ofrojme infrastrukturen me moderne, shkolla, ujesjelles, kanalizime, rruge", deklaroi kryeministri Berisha. Kryeministri deklaroi se ishte i bindur per nje mandat te dyte qeverises, duke u bazuar edhe ne ngjarjen e madhe historike, anetaresimin e Shqiperise ne NATO. Autostrada e peruruar dje nga kryeministri Berisha eshte realizuar nga kompania e ndertimit Maltauro & Delma. Ne kete projekt, krahas autostrades me kater korsi, jane perfshire dhe ndertimi i lidhjeve midis rrethrrotullimit te Lushnjes dhe kilometrit zero te aksit te ri Lushnje - Fier, ndertimi i tre mbikalimeve per automjetet, si dhe ndertimi i pese mbikalimeve per kembesoret, te cilat jane realizuar ne pjesen e pare nga rrethrrotullimi i Lushnjes, deri ne rrethrrotullimin e Kolonjes. Ne ceremonine e inaugurimit merrnin pjese Ambasadori i Italise ne Tirane, Saba D'Elia, Ministri i Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacioneve, deputete te zones, perfaqesues te pushtetit vendor dhe perfaqesues te kompanise ndertuese Maltauro & Delma.

Mirenjohja

Kryeministri Berisha i shprehu dje qeverise italiane, mirenjohjen e tij per financimin e autostrades qe lidh Lushnjen me Fierin. Sipas Berishes, kjo autostrade prej 20 milione eurosh, eshte vetem nje prej dhjetera e qindra projekteve qe jane zbatuar dhe po zbatohen ne Shqiperi, me ndihmen e qeverise italiane.

Premtimet

Kreu i qeverise deklaroi dje se qeveria do te mbante premtimet e bera dhe qe javen e ardhshme, do te niste fillimin e pese akseve te reja rrugore ne zonen e Myzeqese. Po keshtu, sipas Berishes do te vazhdohej edhe me projektet e tjera sociale dhe rritjen e pagave dhe te pensioneve.


Gazeta koha jone
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.lushnja.com
gloria
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres
gloria


Numri i postimeve : 71
Join date : 10/10/2008

Lushnje-Fier, tani me autostrade Empty
MesazhTitulli: Re: Lushnje-Fier, tani me autostrade   Lushnje-Fier, tani me autostrade Icon_minitimeFri Apr 17, 2009 11:57 am

Hajde Autostrade hajde te paret tane do te cuditeshin shume ham
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Lushnje-Fier, tani me autostrade
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» LUSHNJE: Perplasen me betonin ne autostrade, 2 te vdekur
» Autostrada Lushnje-Fier, shtohen aksidentet
» Fier-lushnje, makina del nga rruga, plagosen 4 shoke

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions