LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Fazlliē nė Tiranė pėr ankandin e Liri Berishės, akuza nga PS

Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
etmond


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 47
Location : Athine.

Fazlliē nė Tiranė pėr ankandin e Liri Berishės, akuza nga PS  Empty
MesazhTitulli: Fazlliē nė Tiranė pėr ankandin e Liri Berishės, akuza nga PS    Fazlliē nė Tiranė pėr ankandin e Liri Berishės, akuza nga PS  Icon_minitimeWed Oct 06, 2010 12:16 am

Fazlliē nė Tiranė pėr ankandin e Liri Berishės, akuza nga PS

Fazlliē nė Tiranė pėr ankandin e Liri Berishės, akuza nga PS  20081024030838_artikull


Damir Fazlliē, serbo-boshnjaku i njohur per publikun shqiptar, eshte rishfaqur ne Tirane duke ngritur serish tensionin politik.
Fazllic ka ardhur ne Tirane dhe eshte vendosur nė hotel Sheraton, ku eshte pare me pas ne zhvillimin e mbrėmjes gala te ogranizuar nga fondacioni Fėmijėt Shqiptarė "Domenick Scaglione", i cili siē dihet drejtohet nga bashkėshortja e kryeministrit Liri Berisha. (fotot ne FOTO GALERI)
Ky aktivitet ka shkaktuar sot nje reagim te opozites, e cila ne nje konference per shtyp ka bere deklaraten e meposhtme:

"...Mbrėmė nė darkė nė Hotel Sheraton ėshtė bėrė njė ankand ku kanė marrė pjesė njerėz tė pushtetit dhe tė oborrit tė pushtetit. Nė kėtė aktivitet janė shitur piktura tė ndryshme dhe kanė marrė pjesė tri kategori njerėzish: tri kategoritė e njerėzve qė sot praktikisht sundojnė, zhvatin e grabisin Shqipėrinė.

Kategoria e parė e pjesėmarrėsve kanė qenė pjesėtarėt e familjes biologjike tė Sali Berishės: vetė Sali Berisha, Liri Berisha, Argita Berisha, Jamarbėr Malltezi, Shkėlzen Berisha dhe Shpresa Breēani qė ėshtė bėrė e njohur vitet e fundit si eksperte kontabėl e Fazllicit, Gėrdecit dhe sė fundi edhe e bizneseve tė mafiozit Prudentino.

Kategoria e dytė e pjesėmarrėsve kanė qenė ministrat e parave nė qeverinė Berisha:

Ilir Meta, Lulzim Basha, Sokol Olldashi, Ridvan Bode, Arben Imami, Ferdinand Xhaferri.

Kategoria e tretė qenė sekserėt e familjes Berisha: Albana Vokshi, Arjan Tartari, Damir Fazllic. Na mbetet vetėm tė pyesim organizuesit e ankandit nėse nė kėtė aktivitet ka qenė i pranishėm edhe sekseri tjetėr i familjes Rrahman Selmanllari dhe nėse jo mundėsisht tė na shpjegojnė se ē'arsye madhore mund ta ketė shtyrė zotin Selmanllari tė mungojė nė njė aktivitet tė tillė ku janė mbledhur nga i pari tek i fundit tė gjithė njerėzit qė po privatizojnė e po zhvatin sot pasuritė publike tė shqiptarėve.

U kėrkojmė po ashtu organizatorėve tė kėtij ankandi tė bėjnė publike sesa piktura janė shitur, me ēfarė vlere janė shitur ato dhe sė fundi, tė deklarojnė origjinėn e parave me tė cilat janė bėrė kėto blerje? - perfundon deklarata e PS-se e lexuar nga deputetja Gjermeni.


Serbo-boshnjaku qe ushtron aktivetitet tė gjerė nė Shqiperi nė fushėn e naftės dhe tė gazit, eshte pare te takohet ne kafen e Sheraton edhe me ish-gjeneralin e NATO-s, Uesli Klark. Nuk jane te pakte zerat ne Tirane qe kane folur shpesh per lidhje mes Fazllic dhe lobimit per hyrjen e Shqiperise ne NATO.

I njohuri si miku i kryeministrit te Shqiperise, Damir Fazllic dhe gjenerali kane qendruar se bashku me shume se gjysem ore. Klark u terhoq nga posti qe mbante pas ndėrrimit tė administratės sė presidentit Klinton. Nė prillin e vitit 2007, ai erdhi ne Shqiperi dhe takoi Sali Berishen, por kesaj rradhe si pėrfaqėsues i firmės "Blancers Petrolium" qe interesohej pėr privazitimin e kompanisė shtetėrore tė nxjerrjes dhe perpunimit tė naftės "ARMO".


Edhe Fazlliē, njihet per aktivitetin e tij ne Shqiperi nė fushėn e karburanteve nėpėrmjet fimrės "Rompetrol" dhe shoqerise "PETROL SLOVENIA TIRANA WHOLESALE" ku mbesa e kryeministrit Shpresa Breēani, e perfolur edhe ne skandalin e fundit "Prudentino" figuron serish si eksperte kontabėl.

Ne nje interviste ne TV Klan ne muajt kur emri i tij nisi te lakohet ne media, Fazllic tha se kishte arritur te bente 50 milion euro pasuri ne dy vjet aktivitet ne Shqiperi. Vete policia e shtetit e shoqeroi Damir Fazllicin ne aeroportin e Rinasit, kur ndaj tij u leshua nje urdher ndalimi nga prokuroria gjate qendrimit te tij te fundit ne Tirane. Kesaj here Fazllic nuk eshte shqetesuar ne viziten e tij te rradhes. Gjate protestave te opozites ne Kuvend per aferat e Fazllic me familjen Berisha, kryeministri i vendit deklaroi publikisht se e kishte mik shtepie dhe se do ta sillte ne Kuvend nese akuzat vazhdonin. Fazllic eshte cituar te kete marre pjese deri edhe ne mbledhje te Keshillit te Sigurimit ne Tirane, gje qe ka shkaktuar akuza te reja nga opozita.

Nderkohe edhe kompania serbe e energjisė "Rudnap", nė pronėsi tė biznesmenit serbo-boshnjak Damir Fazlliē, ka rilidhur kontratė pėr 2010 me KESH-in pėr blerjen e energjisė, ne janar te ketij viti, pikerisht ne kulmin e skandalit te permbytjeve ne Veri nga tejmbushja e Fierzes.

Ne 29 janar te ketij viti KESH bėri publik faktin se ka siguruara kontratat pėr eksport gjatė muajit shkurt me tre kompani, ku Rudnap pritet tė blejė afro 17% tė energjisė sė prodhuar nė vend, duke konfirmuar nė kėtė mėnyrė marrėdhėnien e pandėrprerė mes kėsaj kompanie dhe qeverisė shqiptare. Kompania serbe RUDNAP ka qėnė blerėsi mė i madh i energjisė shqiptare.


Gjatė muajit nėntor e deri mė datė 30 dhjetor te vitit te kaluar, ndodhen "levizjet" me nivelin e Fierzes qe sollen permbytjet e mepasme dhe rrezikuan shkaterimin e vete hidrocentralit.

Pėr t'u theksuar ėshtė fakti se megjithėse prodhimi i energjisė nė vend gjatė gjysmės sė dytė tė nėntorit varionte mesatarisht nė 16.000 MW/h nė ditė, mė datė 1 dhjetor ajo pėsoi njė ulje tė fortė duke arritur nė 10.676 MW/h nė ditė. Kjo datė pėrkon edhe me ditėn kur kompania RUDNAP nuk rezulton mė tė ketė blerė energji nga Shqipėria.


Dokumentacioni i botuar ne ditet e kaosit te permbytjeve vertetoi se agregatet e HEC-it tė Fierzės janė vėnė nė punė vetėm pėr tė plotėsuar nevojat e RUDNAP-it pėr energji dhe me pėrfundimin e marrėveshjes ato kanė vazhduar nė "regjimin" disa javor tė prodhimit tė ulėt nė pritje tė klientit tė radhės megjithėse niveli i ujit kishte kaluar edhe kuotat e sigurisė.


Djali i kryeministrit Berisha, Shkėlzeni, Damir Fazlliē, dhe ish-ministri Prifti u panė mė datėn katėr janar se bashku, vetėm dy ditė pasi ishin hapur portat e hidrocentralit tė Fierzės dhe kishte nisur derdhja masive e ujit.


Fazllic ėshtė favorizuar hapur jo vetem ne fushen e energjise por edhe ne blerje trojesh. Ai ka blerė prona me ēmim tė lirė e mė pas duke i shitur ato me ēmime shumė mė tė shtrenjta, pas vendimesh qeveritare qe i ndryshojne destinacionet ketyre trojeve duke ua rritur vleren siē eshte rasti ne Durres. Nė tė gjitha rastet firma qė bėn konsulencėn juridike si dhe pėrgatit referencat qė pranohen nga qeveria ėshtė e vajzės sė kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezit.


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://Lushnja.com
 
Fazlliē nė Tiranė pėr ankandin e Liri Berishės, akuza nga PS
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Sulmohen 120 shqiptare ne Athine-Tirane, 3 te plagosur
» Greqi, liri 1500 te burgosurve shqiptare
» Italianet ne Tirane, gati operacionet sekrete

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions