LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Greqi, liri 1500 te burgosurve shqiptare

Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
NIKO


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 37
Location : Genova

Greqi, liri 1500 te burgosurve shqiptare Empty
MesazhTitulli: Greqi, liri 1500 te burgosurve shqiptare   Greqi, liri 1500 te burgosurve shqiptare Icon_minitimeWed Nov 12, 2008 6:17 pm

E Merkure, 12 Nentor 2008
ATHINE – Autoritetet greke pranojne te shqyrtojne propozimin e Burgjeve per te liruar 1500 te denuar shqiptare. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare te Ministrise greke te Drejtesise. Pike tjeter e rendesishme qe u pranua te shqyrtohet eshte hyrja ne fuqi e ligjit te BE, te vuajtjes se vetem tre te pestes se denimit ku pjesa tjeter te jete me kusht, per te gjithe te denuarit per trafik narkotikesh. Ministri i Drejtesise Sotiris Haxhigkakis deklaroi dje, se ai, u njoftua zyrtarisht mbi propozimin per te liruar 1500 te burgosur nder te cilet pjesa me e madhe jane shtetas shqiptare, te denuar kryesisht per trafik lendesh narkotike dhe vjedhje te pasurise shteterore apo private. “Ne kemi analizuar kerkesat dhe propozimin zyrtar qe u be dhe shume shpejt, gjate oreve te ardhshme, do te dalim me nje perfundim zyrtar per te komunikuar se cilat jane kerkesat e realizueshme si dhe afatet konkrete per realizimin e tyre”, deklaroi Ministri Haxhigkakis. Sipas perllogaritjeve te bera nga Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve te Greqise, nga keto masa te propozuara, perfitojne 1500 te burgosur ku pjesa me e madhe jane shtetas shqiptare te denuar per trafik lendesh narkotike.

Ngujimi

Ministria e Drejtesise, deklaroi zyrtarisht se ajo eshte informuar per greven e pergjithshme te urise ne te 21 burgjet e vendit, qe pohoi se vazhdon prej shtate ditesh.

“Prej kohesh ne jemi duke verifikuar dhe analizuar ceshtjet qe shtrohen ne 18 pike-kerkesa te te burgosurve”, ka deklaruar Ministri i Drejtesise Sotiris Haxhigkakis. Ai shtoi se per kete qellim jane kryer nje seri takimesh me disa perfaqesi te te burgosurve dhe se jane duke pare mundesine e dhenies pergjigje per disa prej pikave.

Mbledhja

Dje, eshte mbledhur Keshilli Qendror i Burgjeve (KESF-ΚΕΣΦ) per te shqyrtuar kerkesat e te burgosurve. Mbledhja u drejtua nga Sekretari i Pergjithshem i Ministrise se Drejtesise, Konstandin Gletsou dhe menjehere pas saj, u informua ministri i Drejtesise Sotiris Haxhigkakis. Ne mbledhje merrte pjese dhe drejtori i pergjithshem i burgjeve, Hristos Milonopulo si dhe Prokurori i Pergjithshem Dhimitri Lino.

Pas mbledhjes, Ministri i Drejtesise Sotiris Haxhigkakis, tha se do te kete nje angazhim serioz per te shqyrtuar keto propozime te Keshillit te Pergjithshem te Burgjeve dhe se shume shpejt do te jepet pergjigja zyrtare.

Greva e urise

Te kater mije shtetasit shqiptaret te cilet gjenden ne burgjet greke jane futur ne nje greve te njekohshme urie pa afat, ne perpjekje per te kerkuar permiresim te kushteve dhe kerkesa te tjera qe lidhen me denimet dhe trajtimin e tyre. Behet fjale per nje organizimin te cilin e konfirmoi edhe qeveria ne Athine. Pjesa me e madhe e te burgosurve shqiptare ndodhen ne burgun e sigurise se larte Koridhalos ne afersi te kryeqytetit. Atje mesohet se jane te pakten 1500 shqiptare te cilet jane ngujuar duke refuzuar te marrin cdo lloj ushqimi, ndersa konsumojne vetem uje. Nderkohe ne 20 burgjet e tjera ne te gjithe Greqine, gjenden edhe rreth 2500 shtetas shqiptare te denuar per vepra te ndryshme penale te konsumuara ne kete vend gjate periudhes se emigrimit.

Kerkesat

Jane plot 18 kerkesa qe te burgosurit te hedhur ne greve urie si mjeti i fundit per te arritur nje mbeshtetje nga ana e shtetit si dhe respektimin e te drejtave te njeriut, kerkesa te cilat ia kane vene ne dispozicion drejtuesve me te larte te burgjeve ne Greqi. Kerkesa kryesore e grevisteve e perqafuar menjehere nga ata shqiptare lidhet me nivelin e denimit per trafikantet e droges, transportuesit e saj etj. Sipas te denuarve shqiptare vlera e denimit duhet te jete 3/5 pasi 1/5 e ketij denimi duhet te jete me kusht ashtu si eshte ne te gjitha vendet e Evropes. Per t’iu referuar standardeve te kerkuara nga BE per te burgosurit, nje tjeter pike e rendesishme e kerkesave te tyre lidhet dhe me mbipopullimin e qelive ne keto burgje. Pervec kesaj tjeter pike po kaq e rendesishme sipas tyre eshte dhe heqja e denimit maksimal me burgim te perjetshem sa i perket akuzes per trafik droge, kjo pasi ne Evrope evidentojne ata eshte hequr denimi me vdekje, ndersa nuk ka denim maksimal per trafikun narkotik. Menyra e trajtimit, ushqimi dhe te tjera si keto jane pikat e kerkesave te shumta qe kerkojne te burgosurit, mes te cileve dhe 4 mije shtetas shqiptare.

Mbeshtetja

Mesohet se ne mbeshtetje te te burgosurve jane vendosur organizatat qe grupojne avokatet ne Greqi dhe organizatat per te drejtat e njeriut. Shoqata e Avokateve te Greqise, Bashkimi per te Drejtat e Njeriut te Greqise, si dhe disa organizata te tjera joqeveritare kane mbeshtetur publikisht greven e urise dhe pikat e parashtruara ne peticion.

Autoritetet

Zyrtarisht autoritetet greke kane konfirmuar se dje ishte dita e shtate e ngujimit. Ajo pranoi se ne morine e te denuarve nga drejtesia greke qe jane ne greve urie, vendin e pare e zene te denuarit e trafikut te droges. Ministria e Drejtesise, shtoi se po ndjek me kujdes, greven e pergjithshme te urise ne te 21 burgjet e vendit. “Prej disa ditesh, ne jemi duke verifikuar dhe analizuar ceshtjet qe shtrohen ne 18 pike-kerkesa te te burgosurve”, ka deklaruar dje, Ministri i Drejtesise. Ai shtoi se per kete qellim “kemi kryer nje seri takimesh me disa perfaqesi te te burgosurve dhe se jane duke pare mundesine e dhenies pergjigje per disa prej pikave”. “Ne kemi analizuar kerkesat dhe se shpejti do te dalim me nje perfundim zyrtar per te komunikuar se cilat jane kerkesat e realizueshme si dhe afatet konkrete per realizimin e tyre”, deklaroi Ministri i Drejtesise Sotiris Haxhigkakis.



Pikat e mbledhjes

Me poshte gjenden propozimet zyrtare qe beri Keshilli Qendror i Burgjeve ΚΕΣΦ, ndaj Ministrit te Drejtesise, Sotiris Haxhigakis, per permiresimin e kushteve te te burgosurve dhe realizimin e kerkesave te tyre, ne te 21 vendet e vuajtjes se denimit ne te gjithe Greqine, duke shtuar se ka propozuar nje plan masash me gjashte pika qe i pergjigjen pjeses me te madhe te 18 pike-kerkesave te parashtruara nga te denuarit.



1. Shtim te diteve te lejes se lirise vjetore per te burgosurit, konvertim te denimeve deri ne pese vjet heqje lirie, me gjobe ne kembim te daljes nga qelite.

2.Konvertim te denimit me gjobe per vendimet deri ne pese vjet heqje lirie, ne menyre automatike ka procedura te reja gjyqesore, me kusht qe i denuari qe fiton lirine te angazhohet per mos kryerje veprash te tjera penale.

3. Te lirohen te gjithe te burgosurit e denuar per trafik lendesh narkotike, qe kane kryer tre te pestat e denimit, perjashtuar ata te denuar qe u eshte provuar se trafikuan sasi te medha lendesh narkotike ne forme grupi te organizuar kriminal. Kjo te behet ne zbatim te ligjit normativ te BE, 757/2004.

4. Te ulet koha e paraburgimit nga 18 muaj ne 12 muaj, duke u perjashtuar ketu ata qe akuzohen per vepra penale qe ligja parashikon denim 20 vjet burgim dhe me teper, tek te cilet paraburgimi mund te shtyhet edhe 6 muaj te tjere.

5. Liridalja e te burgosurve nga pese dite behet gjashte dite ku nuk perfshihen dy ditet e nevojshme per udhetim me nje total nga 36 ne 48 dite liri ne vit.

6. Te vendosen masa zbutese per te denuarit qe paraqesin semundje tetraplegjike, te verber, te paralizuarit dhe te moshuarit.

koha jone
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.lushnja.com
 
Greqi, liri 1500 te burgosurve shqiptare
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Klandestinet, si kalohej ne Greqi
» Termeti, 1 i vdekur e 15 te plagosur ne Greqi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions