LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Paganizmi nder iliret, shqiptaret e vjeter

Shko poshtė 
AutoriMesazh
aleko prifti
Antar i ri
Antar i ri



Numri i postimeve : 7
Join date : 04/06/2010

Paganizmi nder iliret, shqiptaret e vjeter Empty
MesazhTitulli: Paganizmi nder iliret, shqiptaret e vjeter   Paganizmi nder iliret, shqiptaret e vjeter Icon_minitimeTue Sep 28, 2010 6:22 am

pjesa e dyte Paganizmi nder iliret

Ja si na e sjell legjenden e Dodones Herodoti ne historine e tij vellimi i II-te, qe e kish mesuar nga prifterinjte egjyptiane te Tebes ne shekullin e IV-te para Krishtit …Se dy prifteresha u rrembyen nga Teba prej nje fenikasi, njeren sic thone ata, u fol se e kishin shitur ne Lybia dhe tjetren ne Hellas, keto gra sipas tyre ishin ato qe themeluan per here te pare tempuj te shenjte ne vendet e permendura me pare.
Herodoti na sjell edhe c’kish degjuar edhe nga profeteshat, (peleiads) pellumbeshat, priftereshat e Dodones se lashte per historine e dy pellumbave te zinj qe kishin ardhur duke fluturuar prej Tebes se Egjyptit, njeri kishte qendruar ne Lydia dhe tjetri ne Dodone ..me e moshuara nga profeteshat e Dodones quhej Promenia, tjetra Timarete dhe me e vogla ishte Nicandra por edhe pjesa tjeter e njerzve qe i sherbenin tempullit pohonin te njejten gje.
Si mund ti kuptojme ne emrat e ketyre profeteshave te Dodones, ne cilen gjuhe ato mund te jene me te qarta sot mbas mijra vjetesh, Promeneia, Timarete dhe Nicandra
Promenea, emer qe do te thote ne shqip Mendimi i pare, Mendim i drejte, Mendimi i sakte,
Timarete, emer qe do te thote ne shqip, Te mirat, por edhe Te maresh
Nicandra ose Nisandra, emer do te thote ne shqip Nis andra, Shpjegim i andrave. Dihet se ne kohet e vjetra bile edhe sot ka teori te ndryshme per shpjegimin e endrave, njerzit vinin dhe tregonin endrren qe kishin pare dhe profetesha e shpjegonte ate sipas kodit qe ajo dinte vete te lexonte e shpjegonte nga pervoja endren dhe njerzit pergatiteshin per gezimin apo gjemen sipas shpjegimeve qe ajo i kish bere, Por ne gjuhen greke ky emer duket se eshte e nje vlershem po te marim ne kuptim Nic-Nik-Niq-Fitore dhe fjala andra sot nga greket quhet oniro, Shpjegim e andrave, Fitorja prej endrave, Perftimi prej andrave qe shpjegonte prifteresha profeteshe Nicandra.
Duke pare me kujdes dhe duke deshifruar keto emra brenda njohjes sone dhe mundesise parashikuese apo lidhjeve me boten tjeter, jashtetoksore apo te te larguarve qe i kemi mare si misterie te pa deshifruara deri me sot e te pa studjuara por si perfytyrim a pjelle te legjendave apo mitologjise mund te shtrojme mjaft pyetje qe kerkojne pergjigje.
Ne Librin e IX-te Herodoti na tregon nje ngjarje mitologjike nga Apollonia per nje njeri qe fitoj pushtet hyjnor nga Perendite. Banoret e Apollonise per vendimin e gabuar qe muaren duke verbuar Deifonin, te birin e Evenit se kish fjetur gjume dhe nuk kishte ruajtur dhente e shenjta kushtuar Diellit. Keto dhene te shenjta sipas nje rregulli i ruanin njerzit e pasur e te besuar gjate dites anes lumit te Vjoses dhe naten rehashing ne nje shpelle prane. Gjate nje nate rreth 60 ishin shqyer nga ujqerit qe i kishin derguar vete Perendite, per te ndeshkuar mos respektimin ndaj tyre te banorve apolloniate e per ti vene ata ne prove. Verbimi i Deifonit ishte nje padrejtesi e bere i kishin thene orakujt ne Dodone dhe ne Delf perfaqsuesve te Apollonise qe kerkonin si shpjegohej se mbas verbimit te bariut kafshet nuk po pillnin e nuk jepnin qumesht dhe toka nuk jepte fruta.
Ketu duhet te kuptojme per sqarim perse apolloniatet kerkuan shpjegim ne dy tempuj te ndryshem ne atribute per te njejtin problem qe kishin kur kjo gje ne baze te kodit te besimit nuk eshte e lejushme. Arsyet mund te jene te shumta por ne nisemi nga me e arsyeshmja sepse qyteti i Apollonise ishte qytet koloni helene qe ndodhej ne territorin Epirot dhe kishte edhe popullsi epirote. Duke u nisur se helenet respektonin Delfin me atributet e tij dhe epirotet Dodonen me atributet e saj eshte e qarte tashme kjo zgjidhje si me e besueshme per te dy etnite e ndryshme.
Straboni gjeograf dhe historian ne antikitet (63 para Krishtit dhe 20 mbas Krishtit) ne librin Gjeografia V nder te tjera shkruan se ka qene prane Dodones, na njeh edhe me shkrimet e Theopompit i cili shkruan se …fiset e Epirit jane katermbedhjete, me te degjuar nga keta jane kaonet dhe moloset sepse dikur kishin sunduar mbi gjithe Epirin-kaonet me pare dhe me vone moloset-te cilet moren fuqi me te madhe per shkak se ne vendin e tyre eshte faltorja e Dodones vjeter dhe te degjuar.. dhe me tej Straboni shkruan
…po, Dodonen edhe disa te tjere e vene ne vend me te larte nga vendet veriore te Thesprotise dhe mali i Dodones eshte Tomori, rreze te cilit gjendet faltorja e Zeuzit, Dodona eshte vend i forte…se ne kohet e lashta e gjithe zona e Tomorrit ishte shume e banuar, kurse sot aty popullsia eshte e rralluar por megjithate duken disa ndertesa te rrenuara ...sa per banoret qe banojne rreth saj ishin barbare na thote Homeri, kur flet per menyren e jeteses se tyre…
Dodona, pra ne kohet e vjetra ishte nen sundimin e thesproteve ashtu dhe mali Tomar ose Tmar nen te cilin ndodhet faltorja
Nga keto shkrime te Strabinit kuptohet qarte se Faltorja e Dodonit gjendet ne rrezet e malit Tomorr kur ai shkruan “stis propodhos tu vunu Tomar”
Keshtu kuptohet se per here te pare emrin Tomorr na e sjell Straboni, ai na e thote qarte se mali i Dodones eshte Tomorri dhe se tempulli, faltorja e Zeusit eshte ne rreze te tij. Pra mali i Dodones eshte vete mali i Tomorrit ku dhe gjendet faltorja e Zeusit kjo edhe sot eshte e pranishme me emrin njihet mali i Tomorrit, si mal i Zotit(Zeusit), fron i Perendive dhe ketu duhet te gjejme psen e ketij vlersimi ekuivalent dhe per kete duhen etimologjite e ketyre emrave per tu kuptuar dhe kete do ta shpjegojme me poshte.

Por ne dallojme sot se shpesh ne shkrimet me te hershme e gjejme emrin e Dodones te cilesuar thesprote kurse ne periudhat e me vonshme autoret e cilesojne molose ose si kryeqytet te helopeve. Por duhet te studjojme etimologjine e ketyre emrave te fiseve dhe teritoret ku ata shtriheshin duke pasur parasysh dhe rrudhosjen per faktore te tjere politik, ekonomik e ushtarak qe i kane mundesuar ngjarjet dhe ndryshimet e ndodhura nga luftrat dhe aleancat. Por cila eshte etimiologjia e emrave te fiseve thesprote, kaone dhe molose dhe fiseve te tjera te njohura te Epirit qe na sjell Straboni. Si e shpjegojne kete vet greket dhe cila eshte e verteta e tyre.
Moloset qe permend Straboni e muaren me pas fuqine me te madhe dhe jane ata qe bejne emer ne kete kohe se kane dhe mbeshtetjen e faltores, orakullit te vjeter e te degjuar te Dodones, mos kemi te bejme ketu me banoret e zones midis Beratit dhe Elbasanit ne krahinen e Suloves (Selleve te dikurshem) prane Tomorit ne territorin e vjeter per qark malit qe quhej Dodone dhe qe nga ajo kohe eshte ruajtur emri Mollasi si teritor fshati por edhe nje fjale qe perdoret shpesh ketej qe ka afersi etimologjike me vet emrin mollose.
Per te perforcuar kete mendim per mollosine dhe molloset vjen nje deshmi qe na e sjell Pseudo Skymi (shek. III-II para Krishtit)… pas Thesprotise jane te quajturit molose, te cilet i solli ketu Pirroja, biri i Neoptolemit, aty eshte edhe Dodona, faltore e Zeusit e themeluar prej pellasgeve. Ne viset e brendeshme banojne barbare te perzier, per te cilet thone se ende banojne prane faltores.
Ketu kuptohet qe eshte fjala per Pirron nipin e Akilit heroit te luftes se Trojes. Kete emer do ta mbajne edhe te tjere nga ky fis ne Epir sic eshte edhe Pirro i Epirit, ka mjaft dekumenta qe tregojne origjinen e fisit te tij dhe bemat e shumta ne fushen e luftes e te drejtimit te shtetit te tij. Ai, shkruan Aurel Viktori per Pirron…mbret i epiroteve nga e ema me prejardhje prej Akilit, kurse nga i jati prej Herkulit …u keshillua me Apolonin per ceshtjen e luftes.
Kurse Plutarku (viti 46-120 mbas Krishtit) shkruan …Neoptolemi, i biri i Akilit, me njerzit qe kishte sjelle me vete pushtoi vendin dhe la pas vetes nje dinasti mbreterish qe u quajten pirride sepse ai kur qe femije ishte quajtur Pirro dhe Pirro quajti njerin nga djemte e tij … Le te shtojme edhe dicka nga Apolodari ( shek II para Krishtit) per te treguar historine e kesaj familjeje qe erdhi ne Molosi …Neoptolemi si qendroi dy dite ne Tened, sipas porosise se Thotides u nis me kembe bashke me Helenin per te moloset, varrosi Foiniksin i cili vdiq rruges dhe fitoj betejen, u be mbret i moloseve dhe lindi nga Andromaka Molosin…-
Hesiodi (shek VIII-te para Krishtit) shkruan…eshte nje fushe Hellopia, shume pjellore dhe me luadhe te mira, e pasur me dele dhe ne qe kembezbathur, ketu banojne burra me shume kope gjedhesh dhe nje sasi e pa numert fise mortaresh, ketu ne pjesen me te fundit eshte ndertuar Dodona. Dodona dhe lisi ishin qendra e Pellasgeve.
Ne shekuj me vone Stefan Bizantini shkruan ...Dodona, eshte qytet i Mollosise ne Epir, ku ndodhet Zeusi i Dodones, qe eshte i pari ne Dodone. Edhe Dionisi thote …Dodona e Epirit shtrihet pa mase.
Dhe nga keta dy autore shikojme se behet fjale per nje hapsire shtrirje te madhe te Dodones.
shtator 2001 Llaqi dhe Mihal Jano

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Paganizmi nder iliret, shqiptaret e vjeter
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Paganizmi nder iliret, shqiptaret e vjeter
» pjesa e trete Paganizmi nder popujt e vjeter te Epirit
» pjesa e peste per Paganizmin nder popujt e Epirit
» pjesa e gjashte mbi Paganizmin nder popujt e Epirit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Besimet fetare :: Pyetje mbi fete-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions