LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Antropologjia e albaneve te mirefillte

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Avram Mitro Xhumara
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres



Numri i postimeve : 45
Join date : 11/01/2010

Antropologjia e albaneve te mirefillte Empty
MesazhTitulli: Antropologjia e albaneve te mirefillte   Antropologjia e albaneve te mirefillte Icon_minitimeSat May 01, 2010 4:50 pm

Antropologjia e banorit te Myzeqese
Taulantet, Parthet, Albanet, Arberit, Shqiptaret banoret e Myzeqese qe nga antikiteti deri ne ditet e sotme.
Historia e treves se Myzeqese eshte mjaft e pa njohur nga shqiptaret per arsye te paragjykimeve dhe aftesive profesionale te studjuesve tane. Ajo eshte realisht shume interesante kur njihesh me dekumentat qe nga kohet e vjetra e duke kaluar neper gjithe zhvillimet dhe ngjarjet e historis shqiptare dhe ballkanike. Por sa jane shfrytezuar keto dekumenta, mendoj se shume pak dhe ato qe jane perkthyer per njohje me te gjere ne mjaft raste nuk jane korrekte por me gabime te arsyeve te formimit profesional. Shpesh here nga mjaft studjues te huaj eshte hulumtuar dhe shkruar dicka per sa kane lexuar e kane pare konkretisht ne vendet tona, kurse nga historianet tane shume pak dhe vetem disa referime nga studimet e ketyre autorve te huaj. Shume kane bere perpjekje per nje histori sa me serioze per ta shqyrtuar ate ndryshe nga sa eshte paraqitur deri me sot. Mendoj se deri me sot nuk eshte ndjekur ndonje metodologji serioze por vetem ajo tradicionale e mungeses se informacionit korrekt dhe rendjes pas hipotezave te lindura nga deshira dhe mundesi te deshiruara per arsye politike, religjoze dhe nacionaliste si dhe nga mjaft mistere qe mbulojne historine tone ne pergjithsi. Hipotezat jane mendime te brishta, nuk jane gur themel e argumentimi por piketa ne arsyetim, ne te kundert kur perdoren ato kompromentojne me tej arsyetimin objektiv te zgjidhjes se problemeve.
Nuk jane zgjidhur akoma ne ditet tona mjaft enigma te jetes e vazhdimsise se saj ne trevat e sotme qe nga popujt e vjeter para ilire, te kohes ilire e te vazhdueshmerise arberore shqiptare. Nuk eshte zgjidhur perfundimisht problemi ilir edhe sepse ka dy shekuj qe jane hedhur shume teza dhe hipoteza, jane organizuar mjaft simpoziume e konferenca shkencore. Nuk dihet akoma etimologjia e mjaft emrave tane tradicionale kombtare si ilire, alban, arber, shqiptar, geg, tosk emrat e krahinave, maleve, fushave, lumenjve, qyteteve, fshatrave e katundeve.
Si ti kuptojme emrat e vjeter, cila eshte etimologjia e emrave Taulant, Parthin, Ardian, Enkelejd, Deserat, Sesaret, Bryg, Bylyn, Bardhyl, Glauk, Galaur, Pleurat, Pirro, Agron, Teuta, Genci, Bato, Asin, Munum, Mytil, Grabo, Kliti, Arnisa, Apsum, Genius, Aos, Orges, Corragum, Gerinium e qindra te tjere.
Ka argumente shume te forta per vazhdimsine antropologjike dhe gjuhesore te ilireve me te shqiptarve ne trojet e sotme, por kjo nuk do te thote qe patjeter edhe gjithe shqiptaret e sotem jane pasardhes te ilirve.
Emrat e vjeter ilire qe jane dekumentuar si te tille ne shume raste tregojne se iliret flisnin gjuhe dhe mjaft dialekte te ndryshme dhe eshte kjo nje arsye qe edhe vende te tjera te ballkanit e me larg pretendojne mbase edhe me dekumenta lidhjet dhe vazhdimsine e ruajtjes antropologjike e gjuhsore te qenies se tyre ilire.
Tashme dihet vazhdimsia qe nga kohet antike deri ne kohet e sotme te banorve te fushes se madhe. Grupimi politik i taulanteve dhe disa fiseve te tjera midis ilireve tregon vetedijen dhe organizimin e larte shoqeror te banorve te vjeter te trevave tona. Kemi folur per fiset e vjetra taulante, per fisin qe ka bere emer ne antikitet sic ishin Parthet ose te Bardhet, Galauret sipas heleneve qe latinet do ti quajne Alban dhe mesjeta me emrin Arber per ti lene pas shekullit te XVII-te vend emrit Shqiptar.
Parthinet e dikurshem njihen dhe dallohen midis popujve te vjeter per rolin dhe kontributin e tyre ne tribunen e nderit Ballkanik, me qendresen e ashper e te pergjakshme ne luftrat te gjata e te vazhdueshme me romaket. Te reduktuar nga luftrat, vrasjet dhe depopullimi i teritorit te tyre si dhe marja si skllever per ne Rome (hidhni nje sy ne Harkun e Triumfit ne Rome e sa qarte do ti gjeni te skalitur), detyrimi nga procesi asimilues i romanizimit e sllavizimit ne gjakun e tyre, ata magjithate nuk mbeten neper shekuj nje shoqeri e ngurte e mbyllur ne jeten shoqerore dhe te nje ekonomie primitive.
Keta banore te kesaj rrace vitale sic shkruajne gati te gjith autoret antike, te ndodhur mes udheve te rendesishme te koheve te vjetra qe shkonin per ne lindje, dhane dhe pervetesuan edhe mjaft ndikime te gjithanshme shoqerore, politike, kulturore qe do ti dallojne nga fiset e tjera e do te dinin te drejtoheshin ne ate zhvillim roman.
Emri i Arberit si etni e pergjithesuar nga nje teritor e popull i vogel lidhet me intensifikimin e maredhenieve dhe te shkembimeve midis krahinave me popullsi te njejte shqiptare dhe jo sic duan te thone historiane nacionalist serbe apo greke si thjesht nga nje pushtim ose imigrim shqiptar. Por ka edhe disa te verteta e elemente qe ne nuk i mohojme se shtrirja e emrit te Arberise mesjetare pertej lokalizimit te njohur te dikurshem nuk eshte bere pa asimilimin te popullsive te tjera te njohura ballkanike qe bashkejetonin ne keto krahina se bashku me arbereshet sic ishin banoret sllave, vllehe, cigane, normane apo banoret helene e latine te qyteteve bregdetare por edhe keto mund te kene qene popuj ilire te romanizuar e sllavizuar neper shekuj roberie.
Gjithkush tashme e di ku shtriheshin Parthet e antikitetit, Galauret e Strabonit, Albanet e Ptolemeut, Arberit e Apolitit, Komnenit, Anonimit, Kantakuzenit e tjerve qe jane mare me kete ceshtje.
Vecanerisht ne zonen perendimore, prane fushes madhe dhe ne bregdet eshte ky vend qe shquhej qe ne antikitet si nje nga rajonet kryesore te zhvilluara te Ballkanit me mjaft tregues ekonomik e kulturor dhe organizim shteteror te larte. Ne njohim luftrat e mbreterve te tij me aleancat e shumta qe kishin, per qendresen e pergjakshme e te gjate me romaket per rreth 700 vjet luftrash te pa nderprera si askush tjeter ne ballkan. Por edhe ne mesjete duke qene te ndodhur ne periferi te gadishullit e te kryeqendres se tyre Kostandinopojes, ata ju afroheshin me shume Europes perendimore, ku dihet fare mire se mjaft shtete fqinje luanin politika te medha ne te dy krahet. Kurse vendi i arberve njohu mjaft pushtime shtetesh e kolacionesh shtetesh sllave apo latine sidomos gjate kryqzatave pa harruar dyndjet dhe kalimet e shumta te fiseve barbare.
Por mos te harrojme se keta arber pervec faktoreve gjeografike dhe politike do te perballeshin edhe me etni me gjuhe e kultura te ndryshme, istitucione shoqerore te ndryshme, tradite juridike te vecante fisesh patriarkale e besime religjioze grindjesh si orthodhoksia dhe katolicizmi krahas paganizmit qe edhe sot i ka te dhenat e ekzistences sic na i pershkruan Edith Durhan kur kalon permes Myzeqese dhe sidomos i dallon gjate rrugetimit neper Dumre.
Nuk duhen mohuar ngulimet e huaja te pushtuesve ne teritoret tona e ne gjithe Ballkanin se ka mjaft fakte qe na sjellin shkrimet e vjetra, keto i shohim edhe ne huazimet greke, latine, sllave e osmane ne fjalorin tone shqip ku edhe toponomia ka ne mjaft raste prejardhje nga kohrat e ketyre pushtimeve.
Eshte e kuptueshme tashme e shpjeguar shkencerisht nga social linguistika se mekanizmi qe vepron kur ndeshen disa gjuhe ne kushtet e mbizoterimit politik-shoqeror te njeres prej tyre ne kuadrin e shtetit sundues se nga gjuha mbizoteruese trajton profesor Aleks Buda e perdorur per nevoja komunikimi konvencional nga popullsi gjuhesh te ndryshme, huazohen jo vetem terma nga sfera juridikal-shoqerore nga jeta e administrates shteterore-ushtarake dhe kishtare perkatese, por edhe nga sfera e kultures materiale dhe e jetes se perditeshme (ne Shkrime historike faqe 116. Rreth disa ceshtjeve te histories se formimit te popullit shqiptar, te gjuhes e te kultures se tij).
Zhdukja apo transformimi i ketyre emrave te vjeter ilire si partha, taulantia, parauajt, briget, asqelasit, orgesium, corragum, gerinium, marusium, arnisa e tjera nga burimet qysh prej shekujve IV-V-te pas Krishtit, nuk do te thote se iliret u zhduken duke u asimiluar perpara kesaj kohe pa mare pjese ne formimin e albaneve te mevonshem, porse qe ata duhen kerkuar si banore qe mbajne tani e tutje emra te rinj teritoriale e jo me fisnore si dikur.
Keshtu mund te shjegohet karakteri territorial qe ka mare tani Arberia qe shfaqet ne shekullin e XI-te i cili nuk na del thjesht emer fisi ashtu sic ishin albanet e Ptolemeut por behet emer i nje territori dhe populli me te madh se ai i vjetri. Dhe kjo eshte e kuptueshme se ka qene se pari emri i degjuar qe heret i ketij fisi nga autoret antike, pozicioni gjeografik i vendodhjes se tij, rruget e shumta qe kalonin ketej, lidhjet e shumta tradicionale me boten e vjeter, gjuha e perbashket me fqinjet e te njejtit gjak, me te njejten gjuhe e kulture. Ky emer gjithperfshires vjen edhe sipas nje tradite te vjeter tashme te dalluar qarte ne territorin tone ku shpesh here per arsye luftrash, te larguarit ku do qe do te shkonin do te ruanin edhe kujtimin e vend origjines dhe qe keta alban me te drejte do te krenoheshin me historine e kulturen e tyre qe kish bere vend e emer midis popujve te vjeter.
Bashkimi e konsolidimi etnik i shqiptareve, zhvillimi si nje dukuri historiko-shoqerore, gjen shprehjen e vet edhe ne shtrirjen e ne pergjithsimin e emrit etnik Arber mbi te gjithe banoret e ketij territori te gjere. Ketu nuk kemi te bejme me pushtime por me normalitet njehsimi te trevave te nje tradite ekonomiko-shoqerore e kulturore ilire. Keshtu i gjejme ne unitet gati te gjitha dekumentat mesjetare bizantine, latine, sllave dhe perendimore qe flasin per arberit.
Mendoj se eshte gabim trajtimi dhe meshimi tendencioz qe i bejne disa studjues fqinje shoven ku ne nje pjese te shkrimeve eshte mare dhe trajtuar mjaft shabllon pohimi mesjetar i Anonimit te Gorkes por edhe te Kantakuzenit e te ndonje tjetri se tiparet karakteristike te shoqerise shqiptare qe nga kohet antike deri ne mesjeten e vone kane qene ato te nje shoqerie barinjesh shtegtare nomade, qe jetonin jashte ligjesive te zhvillimit normal ekonomiko shoqeror te kohes, pa lidhje me nje truall te fiksuar.
Por keto shkrime tregojne elemente te jetes se nje shtrese blegtore te disa fiseve shetitese kur kushtet politike dhe fushatat e vazhdushme rrenuese te normaneve ne keto teritore duke i shtuar edhe situaten teper te rende qe sualli termetet i vitit 1272 qe gremisi qytetin e madh te vendit, Durresin. Siperfaqe toke u mbuluan nga ujrat e lumenjve qe dualen nga shtrati dhe me tej keta autore na sqarojne edhe per qytete e qendra te banuara te ketyre arberve qe ishin ne vartesi te tyre me ekonomi te zhvilluar por edhe me gjuhe te njejte.
Pushtimi osman eshte quajtur me te drejte nje katastrofe kombetare jo vetem per ne por edhe per popujt e tjere te ballkanit, qe pati pasoja shekullore qe pasqyrohen dhe ndihen edhe sot ne prapambetjen e madhe ne krahasim me Europen. Nuk gjendet asnje argument sociologjik, premise historike qe mund te vertetoj qe kjo nate e gjate e menxyrte te kete qene celja e nje epoke te re me te mire per keta popuj dhe per Europen sic mundohen e justifikojne mjaft kalemxhinje te politikes pragmatiste.
Dukurite osmane ne jeten e ketyre popujve jane islamizimi dhe urbanizimi oriental me ngjashmeri te shumta ne veshje, ne jetese, ne ushqim, ne banese ne zanate mjeshterore tradicionale orjentale, ne qendrimin psiqik por qe edhe ne gjuhe la jo pak gjurme.
vazhdon pjesa e dyte
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Antropologjia e albaneve te mirefillte
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Antropologjia e banorve te Myzeqese dhe zonave per rreth

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: ē'eshtja kombetare :: Historia shqiptare-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions