LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Lehtėsohen procedurat pėr vizat

Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
etmond


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 47
Location : Athine.

Lehtėsohen procedurat pėr vizat Empty
MesazhTitulli: Lehtėsohen procedurat pėr vizat   Lehtėsohen procedurat pėr vizat Icon_minitimeTue Apr 06, 2010 8:40 pm

Nga Erald Kapri.

Lehtėsohen procedurat pėr vizat.


Tė aplikosh pėr njė vizė Shengen, tashmė nuk tė duhen dokumente shtesė, por tė 25 ambasadat e vendeve tė Bashkimit Evropian do tė kenė njė procedurė tė njėjtė. Sot hyri nė fuqi Kodi i ri pėr vizat, i cili vendos se vendet e zonės Shengen duhet tė kėtė njė procedurė pėr dhėnien e vizave pa kėrkuar dokumente apo tarifė financiare shtesė. Nė Kodin e ri parashikohet njė lehtėsim nė plotėsimin e formularit pėr vizėn si dhe afate pėr marrjen e pėrgjigjes. “Synimi i kodit tė ri tė BE-sė pėr vizat ėshtė tė koordinojė procedurėn nė tė gjitha vendet Shengen dhe ta bėjė atė kėshtu mė tė lehtė pėr miliona vetė nė tė gjithė botėn qė aplikojnė pėr njė vizė Shengen”, deklaroi komisionerja e BE-sė pėr drejtėsinė Cecilia Malmström.


Kodi i ri
Kodi i ri pėrcakton se krahas dokumenteve standarde qė kėrkohen pėr dhėnien e vizės, konsullatat e vendeve tė zonės Shengen duhet tė vendosin njė afat standard pėr dhėnien ose jo tė vizės. Kėshtu pėrcaktohet se formulari pėrkatės do tė jetė pak mė i shkurtėr dhe mė i lehtė pėr t’u plotėsuar, jo si formulari aktual, i cili shpesh ēorientonte qytetarėt. “Mendoj se duhet tė pranojmė qė procesi i vizave nė tė kaluarėn nuk ka qenė gjithnjė i orientuar ndaj nevojave tė klientėve. Nganjėherė duhet tė presin shumė gjatė, edhe dy muaj, pėrpara se tė kenė mundėsinė tė paraqesin kėrkesėn pėr vizė” deklaroi Jan de Ceuster, drejtuesi i departamentit pėrgjegjės nė Komisionin e BE-sė.
Referuar Kodit tė ri refuzimi i vizės duhet tė argumentohet dhe mund tė ndiqet rruga juridike. Kėshtu brenda njė periudhė prej 15 ditėsh, konsullata e njė vendi Shengen duhet t’i japė njė datė aplikantit nė tė cilėn ai mund tė paraqesė formularin e aplikimit pėr vizė. Mė pas brenda dy javėsh duhet tė merret vendimi pėr dhėnien ose jo tė vizės. Nėse kandidati pėr vizė refuzohet vendimi duhet argumentuar korrektėsisht se pse aplikanti nuk pėrfitoi vizėn pėr tė udhėtuar. “Nganjėherė nuk jepej asnjė argumentim pėr refuzimin e njė vize dhe nuk kishte asnjė mundėsi tė protestoje pėr refuzimin e kėrkesės. Kjo shkaktonte shumė frustrim dhe ka kontribuar pėr krijimin e imazhin famėkeq tė “fortesės Evropė”-tha mė tej Jan de Ceuster.
Procedura aktuale pėr qytetarėt shqiptarė parashikon njė tarifė prej 35 eurosh pėr marrjen e vizės, ndėrsa nga kjo tarifė pėrjashtohet vetėm njė kategori e veēantė qytetarėsh si gazetarėt, fėmijėt, pensionistėt etj. Nėse kėrkesa pėr vizė refuzohet, tarifa nuk kthehet.
Duke filluar nga prilli 2011 do tė jetė e mundur tė ndiqet rruga juridike nė tė gjitha vendet Shengen, nėse viza refuzohet. Pėr Komisioneren e BE-sė pėr Drejtėsinė Malmström kodi i ri i BE-sė pėr vizat ėshtė njė hap i rėndėsishėm pėrpara.”Do tė kemi njė sistem mė tė drejtė, mė transparent dhe mė tė lehtė pėr individin dhe me kėtė do tė kemi edhe njė sistem vizash plotėsisht tė harmonizuar nė BE”-tha ajo. Tė vetmet vende anėtare tė BE-sė qė nuk janė pjesė e zonės Shengen janė Britania e Madhe, Irlanda, Bullgaria, Rumania dhe Qipro. Tė gjithė vendet e tjera tė BE-sė, duke shtuar edhe Norvegjinė Islandėn dhe Zvicrėn qė nuk janė pjesė e BE-sė, janė anėtare tė zonės Shengen pėr lėvizjen e lirė. Sipas tė dhėnave, rreth 10 milionė vetė nė vit marrin njė vizė Shengen.


Procedura per shengen

• Njė pasaportė e vlefshme dhe fotokopje e tė gjitha faqeve tė pasaportės qė pėrmbajnė informacion. Pasaporta duhet tė jetė e vlefshme pėr tė paktėn tre muaj pas skadimit tė vizės;

• Njė formular i plotėsuar i kėrkesės i nėnshkruar rregullisht nga kėrkuesi. Formularė bosh tė kėrkesės mund tė merren falas nė Ambasadėn e njė Shteti Anėtar Shengen ose mund tė shkarkohet nga faqet e tyre tė internetit;

• Dy fotografi tė madhėsisė sė pasaportės tė marra nė njė sfond tė bardhė sipas standardeve tė zakonshme ICAO;

• Certifikata tė lindjes dhe familjare tė kėrkuesit ose njė kopje tė kartės biometrike tė identitetit;

• Pėr fėmijėt e pashoqėruar nėn 18 vjeē: njė deklaratė e noterizuar nga prindi qė nuk udhėton ;

• Pėr studentėt: njė letėr nga shkolla ose universiteti ;

• Sigurimi i udhėtimit/shėndetit (tė vlefshėm pėr tė gjithė Shtetet Anėtare Shengen qė mbulojnė njė shumė minimale prej 30 000 Euro pėr trajtim mjekėsor dhe kthimin e kėrkuesit nė rast shėndeti tė dobėt).

• Njė tarifė tė pakthyeshme prej 35 eurosh.



Procedura e re, asnjė lidhje me liberalizimin e vizave

Procedura e re e dhėnies sė vizave Shengen nuk ka tė bėjė me liberalizimin e vizave. Shqipėrisė priten t’i liberalizohen vizat brenda kėtij viti, por procedura e re do tė vlejė pėr vizat afatgjatė. Pas liberalizimit tė vizave, qytetarėt shqiptarė do tė kenė mundėsi tė udhėtojnė lirshėm nė 25 vendet e zonės Shengen, por jo mė shumė se 3 muaj dhe jo mė shumė se 2 herė nė vit. Nėse ata kėrkojnė mė shumė kohė qėndrimi, atėherė duhet tė aplikojnė pėr vizė afatgjatė. Nė aplikimin pėr vizėn afatgjatė, aplikuesi duhet tė argumentojė arsyen pėr qėndrimin afatgjatė dhe ta vėrtetojė atė. Ambasadat mund tė pajisin me viza deri nė 2 vjeēare aplikantėt pėr vizat afatgjatė.


Mare nga gazeta Panorama.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://Lushnja.com
 
Lehtėsohen procedurat pėr vizat
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vizat, Shqiperia me e refuzuara
» Hiqen vizat dhe me Bosnjen

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | Computers and Internet | Computers | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions