LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Hiqen vizat dhe me Bosnjen

Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
NIKO


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 37
Location : Genova

Hiqen vizat dhe me Bosnjen Empty
MesazhTitulli: Hiqen vizat dhe me Bosnjen   Hiqen vizat dhe me Bosnjen Icon_minitimeMon Nov 02, 2009 5:08 pm

Shqiptaret tashme kane mundesi te shkojne ne Bosnje-Hercegovine pa pasur nevojen e nje vize apo pagese doganore. Zedhenesi i Ministrise se Jashtme, Ralf Gjoni nepermjet nje konference per shtyp te mbajtur dje, njoftoi per hyrjen ne fuqi te marreveshjes se liberalizimit te vizave, e cila u mundeson shtetasve te te dy vendeve levizje te lire. Sipas Gjonit, shqiptaret kane te drejte te qendrojne ne Bosnje, tre muaj brenda nje periudhe gjashte mujore. Por ai theksoi, se nese qendrimi i tyre duhet te zgjatet pertej ketyre afateve, atehere kerkohet pajisja me nje leje te vecante nga autoritet perkatese. Perfaqesuesi i Ministrise se Jashtme deklaroi se me hyrjen ne fuqi te kesaj marreveshjeje, pritet nje rritje e levizjes se qytetareve mes dy vendeve. Por sipas Gjonit, liberalizimi i vizave mes dy vendeve do te ndikoje ndjeshem edhe ne shkembimet tregtare mes Bosnjes dhe Shqiperise dhe ne rritjen e investimeve ne vend.

"Behet fjale per disa mijera qytetare qe levizin mes vendeve respektive dhe me hyrjen ne fuqi te kesaj marreveshjeje, ne presim nje rritje te madhe te levizjes se qytetareve, por gjithashtu edhe nje rritje te shkembimeve tregtare, sidomos ne fushen e turizmit dhe investimeve", deklaroi zedhenesi i Ministrise se Jashtme. Ne kete kuader, ai informoi se se shpejti pritet vizata e nje grupi te madh biznesmenesh nga Bosnje-Hercegovina, te cilet do te shikojne mundesine per te zgjeruar aktivitetin e tyre dhe per te investuar ne Shqiperi. Liberalizimi i vizave me kete vend te rajonit, pritet t'i sherbeje Shqiperise dhe ne kuader te turizmit te saj, duke qene se brigjet shqiptare terheqin vemendjen e pushuesve te rajonit tone. Nenshkrimi i marreveshjes per liberalizimin e vizave mes dy vendeve, u mundesua me 24 mars te ketij viti dhe hyri ne fuqi dje. Kjo marreveshje erdhi si pjese e angazhimit te qeverise shqiptare per zgjerimin e hapesirave te komunikimit me vendet e rajonit dhe krijimin e mundesive per levizjen e lire te shtetasve ne keto hapesira. Ne menyre te perseritur perfaqesuesit e larte te mazhorances dhe kreret e diplomacise shqiptare kane theksuar nevojen e krijimit te nje hapesire te lire, per levizjen e qytetareve ne rajonin e Ballkanit. Ministri i Jashtem, Ilir Meta ka theksuar se vendet e gadishullit tone, duhet te mundesojne fillimisht levizjen e lire mes vendeve te tyre dhe me pas te pretendojne per levizje te lire me Bashkimin Evropian. Po keshtu, kryeministri Berisha ka theksuar se levizja e lire mes vendeve te rajonit, ndihmon ne rritjen e shkembimeve tregtare dhe ne rritjen e investimeve te perbashketa mes shteteve.


Koha jone
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.lushnja.com
 
Hiqen vizat dhe me Bosnjen
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vizat, Shqiperia me e refuzuara

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions