LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 PERENDITE ILIRE

Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
etmond


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 47
Location : Athine.

PERENDITE ILIRE Empty
MesazhTitulli: PERENDITE ILIRE   PERENDITE ILIRE Icon_minitimeTue Mar 30, 2010 9:30 pm

PERENDITE ILIRE

Nesti

Emer lumi ilir, po edhe emri i nje hyu sikelik te kultit te ujit te mesapet, ne Italine e Jugut. Kete filozofi agragantinas Empedokli, sigurisht duke u mbeshtetur ne besimin popullor mitologjik ilir, e perdor per te quajtur elementin uje te kozmogonise. Per kete hyjni ka shkruar P. Kreēmeri; e permend edhe E.Ēabej.

Empedokli e perdor emrin e Nestit te pakten qe ne shekullin V para eres sone, por kulti i ketij hyu do te kete qene formuar shume kohe me pare.

Ajo qe te ben pershtypje eshte se emri i ketij hyu nuk gjendet vetem ne Italine e Jugut, por edhe ne viset e mirefillta ilire. Keshtu, Skylaksi dhe Stefan Bizantini permendin lumin Nestos, nje qytet me kete emer, si dhe fisin ilir te nesteve.

Joni

I biri i Dyrrahut. E kemi thene se miti ilir e ben/ate eponim te detit, shpjegim ky i ndryshem nga ato te mitologjise greke dhe romake. Ky eshte nje mit qe te iliret zoteron nje hapesire shume te madhe te nje deti qe u perket shume popujve te ndryshem te Ballkanit dhe te Gadishullit Italik.

Pra, miti i Jonit hyn ne raporte mitologjike e gjeografike nderkombetare. Stefan Bizantini ka shkruar dhe per nje bir te Jonit, te quajtur Hellopi, siē e kemi thene dhe me siper. Tere legjenda e Jonit i perket territorit te llirise se Jugut dhe te Epirit ilir. Fotografia e legjendes perfshin nje hapesire shume te madhe.

Medauri

Ishte hyu ilir i luftes. Edhe ky shume i rendesishem. Nje qender e kultit te Medaurit eshte Rizoni, por ndoshta dhe varret monumentale ne Selcen e Poshtme ku jane te skalitura atributet e hyut, siē jane mburoja ilire me rrathet e saj koncentrike karakteristike dhe perkrenarja. Gjithashtu, keto atribute dalin edhe ne numizmatike. Edhe per kete hy kemi nje paraqitje ikonografike.

Ai eshte nje hy kalores. Paraqitet i hipur ne kale, me shtizen ne doren e majte. Ne skenen e njohur te paftes se Selces se Poshtme, ne fakt, te kaloresi (qe ka pas shpines gjarprin dragua) kemi Medaurin. Ne kete skene kulti i Medaurit eshte i lidhur me kultin e ujerave (figura e gjarprit - monster detar, e peshkut etj.) pra me kultin e vete Redonit.

Nuk dime me saktesi midis ketyre hyjnive: kane paritet apo marredhenie hierarkike midis tyre. Nje gje eshte e sigurt: te dyja keto hyjni kane bashkejetuar dhe kane qene ne krye te vendit ne panteon.

Ne lidhje me natyren e hyut kalores Medaur duhet thene se studiues te ndryshem kane pare ne te nje variant ilir te kultit te "kaloresit trak” ose dhe te "kaloresve danubiane".

Ka edhe mendime se ne skenen me dy kalores perballe, si te pafta e Selces se Poshtme apo ne brezat e Gostilies duhen pare dhe prototipat me te vjeter te Kultit te Dioskureve, qe paraqiten ikonografikisht si kalores.

Medauri ne realitet ka identitet ilir. Ai eshte nje hy i veshur me armature tipike ilire, ndryshe nga kaloresi trak, - kaloresit e stelave danubiane apo Dioskuret, kalores te doreve.

Medauri dhe Redoni kane emra etnikisht ilire.

Redoni

Hy qendror, ndoshta me kryesori te iliret e periudhes qytetare e te lulezimit te shtetit ilir. Per te ruhet dhe rafigurimi ikonografik ne formen e nje djaloshi me nje kapele te tipit "kausia", te dhene ne profil. Portreti shoqerohet me figuren e lembes ilire e me delfinin si atribute te hyjnise.

Keshtu eshte dokumentuar ne monedhat e Shkodres dhe te Lisit, karakterin e percaktimin e ketij hyu e beri arkeologu H. Ceka.

Eshte hyu zyrtar, me sa duket suprem i shtetit ilir te kohes se Gentit. Mbas shkaterrimit te shtetit ilir, kulti i Redonit mbijeton ne territoret bregdetare e deshmohet edhe ne shekujt e pare te eres sone.

Kemi hedhur mendimin se nuk eshte vete hyu i detit, por diēka me shume dhe patjeter ka qene lidhur dhe me kultin e familjes mbreterore ilire jo vetem te kohes se Gentit, por edhe me perpara.

Fakti qe emrin e ketij hyu e gjejme dhe si toponim gjeografik te Kepi i Redonit, ne veri te Durresit, le te mendosh se ketu duhet te kerkojme edhe nje vend kulti te tij ndoshta te hapur, ne natyre.

Boa

Hyjni ilire ne forme gjarpri ne Epidaur. Kulti i tij ka mbijetuar deri ne shekullin IV te eres sone. Kete hy gjarper populli vendas e quante pikerisht me kete emer (Hieronimi ne " Vita Hilarionis", lib.9, shenon "quos gentili sermonte Boas vocant" - "qe populli ne gjuhen e vet e quante Boa").

Bindi

Hy kryesor i fisit ilir te japodeve. I jane kushtuar disa altare votive, qe jane gjetur prane burimit te perroit Privi afer Bihaqit te sotem.

Ne mbishkrimet identifikohet me hyun romak te detrave Neptunin ("Bindo Neptuno savrum"). Ne fakt, me shume se hyu i detit, Bindi eshte mbrojtes i burimeve dhe i ujerave.

Per nder te tij sakrifikoheshin cjep.

Tato

Per kete hyjni te nderuar ne trevat dardane flet Mate Suiēi si per nje Deus Patrius. Z.Miridita emrin Tato e lidh edhe me emrin epikorik Tatonipol. Ne te sheh edhe lidhjen me hyjnine lindore Attis ose dhe me kultin e kaloresit trak.

Ne shtyllezat mbivarrore te Durresit del shpesh ne shekujt ll-l p.e.s. emri Tato si ilir.

Thana dhe Vidasi

Nje ēift hyjnor ilir qe eshte rafiguruar ne disa monumente te bera nga iliret. Kater altare votive me mbishkrime i jane kushtuar ketij ēifti e jane gjetur ne Topusko. Emrat e ketyre hyjnive jane, me sa duket, emra ilire.

Thana eshte hyjneshe me atribute te Artemisit apo Dianes.

Vidasi ka atributet e hyut te ketij binomi kultik jane edhe vepra te verteta te artit ilir; ato kane veshje ilire dhe nje stil karakteristik vendas.

Dyrrahu

Nipi i Epidamnit. E lindi Melisa, bija e Epidamnit, me hyun e detit. Ne krahasim me gjyshin, Dyrrahu edhe lindjen e ka gjysem te hyjnizuar. Ketu me rendesi eshte e dhena qe jep Stefan Bizantini se me perpara me emrin Dyrrah eshte quajtur gadishulli ku u ndertua fillimisht qyteti. Me pas, ne nje dore te dyte ndertimi, limani i poshtem i qytetit u quajt Dyrrah. Me kalimin e kohes, mbas nje bashkejetese te emrave, emri Dyrrah u be sundues (ēka ka mundesi te jete edhe refleks i nje binomi te kultit te Epidamnit e te Dyrrahut njekohesisht; me tej emri Dyrrah u be perfundimtar. Theksojme origjinen e kultit te Dyrrahut nga bota e mitologjise detare, siē ka ndodhur me shume legjenda te tjera ilire.

Epidamni

Hero-kulti i taulanteve, te cilet e mbajne si themelues te qytetit, ne te vertete perpara ardhjes se kolonisteve dore te vitit 627 para eres sone. Legjenda e jep si mbret te "barbareve" (kupto: "taulanteve"), qe u kultezua si krijues jo vetem i qytetit, por edhe i gjenealogjise legjendare te dinastise mbreterore ilire me qenderqytetin dhe me arealin e tij te gjere.

Ne kete rast kemi nje hero vendas, jo nje hyjni ne kuptimin e vertete te fjales. Krijimi i kultit te tij eshte ne natyren e krijimit te miteve te heronjve, te hyjnizimit te kultit te te pareve.

I njejti proces ka ndodhur ne krijimin e shume legjendave ilire.

Keshtu, Stefan Bizantini shenon legjenden e emertimit te liburneve sipas nje heroi me emrin Liburn, legjenden e emertimit te Ambrakise sipas Ambrakut, te birit te Thesprotit te Laokonit (ne nje variant te dyte nga Ambrakia, vajza e Egjeut), te mbiquajtjes se krahines se moloseve Afeidantes nga mbreti Afeidas, i Hellopise nga Hellopi, i biri i Jonit (nje legjende tjeter shenon se Hellopia quhej dhe krahina rreth Dodones molose e banoret e saj quheshin helloi dhe selloi), te qytetit te Efyras nga emri Efryrit, te birit te Amarakut te Thesprotit, te qytetit Lynkos te Epidamnit eshte tipologjik per keto lloj legjendash.

Ky kult dokumentohet i forte edhe ne kohen kur qyteti quhej me emrin Dyrrah, sepse eshte zbuluar nje monument i nje personi me pushtet ne kete qytet ne shekullin II te eres sone, qe quhej Syr Epidamni, ne emrin e te cilit Leon Hezej me te drejte sheh nje jehone te kultit te stergjyshit legjendar ilir, te themeluesit te pare.

Prokopi i Gazes ne "Panagjerikun" kushtuar perandorit te Bizantit Aleks Durrsakut, me origjine nga ky qytet, thote shprehimisht se ketu "lindi heroi vendas, qe i dha emrin qytetit".

Pra, ne shekullin V e VI eshte i gjalle kulti i Epidamnit. Bile deri ne shekullin XI Ana Komnena e permend jehonen e ketij emri me atribute mitologjike.

Mare nga: EXPLORER UNIVERS
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://Lushnja.com
 
PERENDITE ILIRE
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Qendra te njohura antike Ilire ne Taulanti

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: ē'eshtja kombetare :: Historia shqiptare-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions