LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Qendra te njohura antike Ilire ne Taulanti

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Avram Mitro Xhumara
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres



Numri i postimeve : 45
Join date : 11/01/2010

Qendra te njohura antike Ilire ne Taulanti Empty
MesazhTitulli: Qendra te njohura antike Ilire ne Taulanti   Qendra te njohura antike Ilire ne Taulanti Icon_minitimeMon Mar 01, 2010 2:54 am

Qendra te njohura antike ilire Chrysandio, Antipatrea, Geriniumi (Gerinion) prane taulanteve.

Ne nje zone te distriktit tjeter me emrin Deserate, Ptolemeu na jep emrin Phoebatis qe kishte qytete si Chrysandio, Antipatrea dhe Gerinium ose Gerinion. Emrin e fisit Desarat e gjejme te shkruar ne disa forma si Dasaratet, Desaret qe shtrihet nga Skrapari, Berati, Shpiragu deri prane Dumrese, po aty ku gjenden edhe keto tre qytete. Ne ndihme per lokalizim pervec tashme qe njohim Antipatren dhe Geriniumin kemi edhe emrin qe mban per nder te fisit te vjeter Deserat nje nder liqenet e Belshit ku jane gjetur edhe mjaft objekte antike brenda dhe perreth liqenit Deshirajt (Desirat) i cili mbahej si tempull per te realizuar lutjet ceremoniale, deshirat e banorve pagane te zones qe respektonin perendite e tyre. Po keshtu ne kete zone kemi dhe emrin e nje liqeni tjeter qe ishte tempull pagan ku jo vetem Parthinet dhe Taulantet por edhe te tjere peligrine te ilirise dhe mesdheut vinin dhe sillnin dhurata e blatime te tjera per nder te Eorditit (Aferdites ilire). Ky tempull ishte ngritur ne liqenin e Seferajt ku jane edhe gjetur mjaft objekte te vjeshtra, bllatime terrakotash e figurinash te ndryshme (emri Seraj vjen nga helenishtja dhe ka kuptimin me prure, me sjelle blatime, dhurata)
Gjejme ne dekumentat e vjetra ne territorin e taulanteve emrin Ilion te nje qendre (ne mjaft raste e gjejme ne formen Oineon ose Ineon). Eshte nje qytet i vogel ku mendojme se behet fjale per qendren e vjeter prane fshatit Cukas ne zonen e Fiersheganit ku ne kujtim te emrit te dikurshem kemi tempullin, kishen e vjeter te Shen Ilise. Ky vend e kjo qyteze mund ti pergjigjet fare mire dhe e dhena e Ptolemeut per qytezen Chrysandio (dielli i arte, i ndricem ne greqisht). Qyteti Chrisandio eshte i njejte ne kuptim me emrat Ilion, Ineon ose Oineon qe ka kuptimin helenisht Chrisandio-Diell i arte. Gjurmet e tij i gjejme ne fshatin Cukas ku dhe sot sipas tradites kristiane nderohet tempulli i vjeter i ShenIlis dhe jo larg ndodhet fshati Eskaj qe ne gjuhen turke ka kuptimin qender e vjeter.
Keto te dhene perputhen deri diku edhe me informacionin e Polibit per banoret e Galioenit (Partheve) qe eshte nje fis tjeter qe ka verejtur Polibi dhe ka si qytet kryesor Bantia (Banthia, Parthia qe na sjellin te tjere autore per qendren e Parthineve). Pra Ilioni ose Chrysandio mund te jete qytet i vogel per nder te perendise se diellit parthin ashtu sic ishte per kolonet greke Apollonia.
Galioni eshte fjale greke dhe ka kuptimin i bardhe, gala-qumesht, galion bardhor. Me kete etimologji eshte dhe emri shqip Gelqere-e bardhe. Me mire studjuesit gjuhtare mund ta shpjegojne kete lidhje dhe kuptim sipas gjuheve te njohura te pushtuesve apo dhe te autorve antike qe i kane mare e regjistruar keto emra ne kronika.

Barbullinja qyteti mesjetar i Devollit te poshtem, Bargulum sllav, qyteti dhe lumi i Djallit,

Ne mendojme duke u nisur nga ato pak dekumenta qe gjejme si dhe nga gjurmet e shumta te objekteve antike ne zonen kur Devolli del ne fushe te hapur prane Fiersheganit se qyteza e vjeter Bargulum eshte qyteza e Devollit te poshtem qe e gjejme ne disa harta te vjetra ne zonen e Dumrese ne kufi me Deseratet qe ishin me ne jug. Ajo mban emrin e sotem Barbullinje ku ndodhet dhe tempulli pagan ShenBarbulla kurse ne Cukas eshte tempulli tjeter i quajtur ShenIlia qe i kushtohet Diellit. Ky emer Barbull vjen nga sllavishtja qe do te thote shqip Diall (Bargulum-lumi i Djallit sot quhet Barbullinje) ashtu si latinisht quhet Diavolo.


Fortesat antike Corragum (Karbunara), Gerinium (Konjati) dhe Orgesium (Margllici)

Dihet qe nga autoret e vjeter jane dhene edhe disa emra qendrash te fortifikuara ne antikitet sidomos ne luftrat me romaket si Corragumi, Geriniumi dhe Orgesium te cilat nuk jane identifikuar plotesisht akoma kur dihet dicka nga historia e tyre por ne mendojme se ja kemi arritur qellimit me studimet qe kemi bere. Duhet te kemi parasysh per njohje se prapashtesat inium qe i gjejme ne shkrimet latine perdoret per emra permbledhes per qendrat e banuara. Prapashtesa ates perdoret kryesisht per te treguar fise, popuj ose origjine dhe prapashtesa te tjera qe perdoreshin jane este, esta, ista (ishte, esht, jane).

Fortesa me emrin Gerinium, Gerinion, Geruns (Konjati prane fshatit Dushku te vjeter ne Lushnje)

Fortesa e Geriniumit, Kerinium, Mannua (kerr, kerric) ose Mazirium (maz) kete emer e trajton dhe profesor Cabej si emer shqip me kuptimin kerric, mes, mez, maz, kal i ri qe permendet bashke me Corragumin, Chrisandrin, Antipatreo dhe Orgesi nga Tit Livi dhe Ptolemeu. Kjo fortese tashme sipas studimit tone eshte lokalizuar prane fshatit Dushk te vjeter ne Lushnje dhe ruan emrin ne trajten sllave Konjat qe do te thote Kuaj. Ky emertim vjen sepse ketu ishte dhe nje stacion rrugor per nderrimin e kuajve ne degen jugore te vijes Egnatia. Nje emertim te tille kemi edhe ne fshatin Mazhaj (emri maz, mes i thone kalit te ri ne Myzeqe) prane Lumit te Semanit ne Fiershegan ku dikur kalonte rruga antike. Kete emer te dikurshem banoret qe u larguan mund tua kene vene qendrave te reja ku shkuan aty prane si Gramsh ose Garunjas ne zonen kodrinore te Darsise se Lushnjes. Ne mbeshtetje te ketij mendimi na vjen edhe emri i fshatit Osmashaj prane lumit te Shkumbinit qe mund te kete qene stacion rrugor.
Mbase ne kete menyre duhet pare edhe emri i stacionit rrugor ku nderroheshin kuajt ne rrugen e vjeter para se te ndertohej Egnatia ne kohet antike kur rruga e vjeter ilire kalonte nga Elbasanit dhe kthehej per te shkuar ne Grabove, Oher e me tej per ne lindje.
Keshtu shpjegohet edhe emri i nje stacioni tjeter ne vijen Egnatia per nderrimin e kuajve ne kohet romake qe e mban sot qyteti i Kavajes (ne shkrime te shumta e gjeme ne formen kavalie qe latinisht do te thote kuaj)
Fortesa Geriniumit ndodhej ne lartesine me te madhe ne skaj te lugines dhe sot quhet mali i Kulles prane Shegasit ku dhe gjetjet arkeologjike nuk kane munguar.
Tek ky emer une dalloj edhe nje mundesi sipas tradites vendase per emertimin e lumit Genius (Shkumbinit) nga emri qe kishte kjo qyteze e fortifikuar jo larg lumit me te cilin e lidhte perroi i Dushkut me te njejtin emer ne ato kohra e qe bashkohej kur dilte ne fushe me lumin Shkumbin.
vazhdon ne shkrime te tjera
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Qendra te njohura antike Ilire ne Taulanti
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» PERENDITE ILIRE
» Historia e emrit te Fierit dhe etimologjia e tij
» Fortesat e Orgessusit, Creonit dhe emra te tjere si Arnisa ne Taulanti

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: ē'eshtja kombetare :: Historia shqiptare-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions