LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Muzetė e braktisur tė Shqipėrisė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
etmond


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 47
Location : Athine.

Muzetė e braktisur tė Shqipėrisė Empty
MesazhTitulli: Muzetė e braktisur tė Shqipėrisė   Muzetė e braktisur tė Shqipėrisė Icon_minitimeWed Jul 22, 2009 9:04 am




Muzetė e braktisur tė Shqipėrisė


Frederik Stamati | 21/07/2009


Muzetė e braktisur tė Shqipėrisė Rreshen%20nikolle


A janė tė denjė tė futen nė guidat turistike muzetė e Shqipėrisė? Pėrgjigja e specialistit Frederik Stamati, ėshtė njė "jo" e prerė dhe konfirmon qė gjendja ėshtė katastrofike. Ministrat e Kulturės ose mohojnė problemin ose gėnjejnė pėr tė shmangur pėrgjegjėsitė

Sot, problemi mė i madh nė muzeumet e Shqipėrisė ėshtė trashėgimia e objekteve qė ata disponojnė. Ka disa parametra qė duhen zbatuar nė mėnyrė qė tė ndėrpritet shkatarrimi i objekteve. Ata ndėrthuren dhe bėhen kompleksė. Janė teknikė dhe subjektivė. Nuk ėshtė kėtu rasti pėr tė analizuar faktorėt veēan.

Po themi qė nė fillim tė shkrimit dhe pa patur asnjė shans justifikimi, se gjendja nė muzeumet e Shqipėrisė ėshtė tepėr e rėndė, madje shpesh herė katastrofike.

Kemi dėgjuar ministra qė e mohojnė problemin; ata ose nuk janė tė informuar, por si zor, se nė postin e kryetarit tė Shoqatės sė Restauruesve Shqiptarė i kam vėnė nė dijeni disa herė, ose rrejnė pėr tė shmangur pėrgjegjėsitė.

Kėshtu ata venė nė gjumė qeverinė, bllokojnė financimet nė kėtė fushė dhe i bėjnė trashėgimisė kulturore njė dėm tė pariparueshėm.

Le t'i analizojmė problemet sipas specifikės qė kanė.
Muzeumet, sė bashku me fondet duhet tė funksionojnė si makina vigane ku ndėrpritet shkatarrimi i objekteve.

Kėto "makina vigane" kanė sistemet e rregullimit automatik tė lagėshtisė relative nė ata parametra ku ndėrpritet korrozioni i metaleve, ku ndėrpritet hidroliza, ku ndėrpritet zhvillimi i myqeve, ku kufizohet bashkėveprimi i kristaleve me ujin pėr tė krijuar struktura dėrrmuese, etj.

Kėto "makina vigane" kanė sistemet e rregullimit automatik tė temperaturės nė ata parametra ku minimizohen reaksionet kimike, ku nuk zhvillohen myqet dhe insektet.

Kėto "makina vigane" kanė sistemin e pastrimit tė ajrit nga pluhurat dhe bloza, nė mėnyrė qė ata tė mos ndyjnė, apo tė veprojnė si zmerilė: por kjo ėshtė mė e vogla, se pluhurat thithin lagėshtinė dhe ndotėsat atmosferikė dhe ia pėrcjellin objektit, duke aktivizuar reaksionet kimike. Kėto "makina vigane" kanė, kur ėshtė e nevojshme, sistemet e pėrthithjes sė ndotėsave atmosferikė, nė mėnyrė qė ata tė mos veprojnė kimikisht me objektet.

Mė thoni ju lutem: nė cilin muzeum, apo nė cilėn galeri artesh tė Shqipėrisė janė instaluar tė tilla makineri? Edhe nė Muzeun Historik Kombėtar, ku u vendosėn me njė funksionim tė pjesshėm, sot nuk funksionojnė, se njė herė nuk ka lekė pėr karburant, njė herė tjetėr nuk ka lekė pėr energji elektrike dhe pėr mirėmbajtjen e kondicionerėve, njė herė tjetėr...

Pra qė kėtu ēėshtja e ndėrprerjes sė dekompozimit tė objekteve ėshtė e kompromentuar. Nuk mund tė kemi trashėgimi.
Problemi i dytė qėndron me atė qė njerėzit e njohin me termin "restaurim", por qė nė tė vėrtetė sot konsiderohet si konservim.

Ndėrhyrjet pėr tė realizuar konservimin kryhen nė laboratorė tė specializuar nė fushėn e trajtimit muzeal, ku punojnė shkencėtarėt e konservimit, tė aftė pėr tė pėrballuar kėtė punė nga ana e pėrgatitjes universitare dhe pasuniversitare dhe nga ana psikologjike. Nė kėta laboratorė realizohen dy detyra:

Studime tė ndryshme
Studime tė njohjes sė pėrbėrjes kimike tė objektit, sepse rruga e ndėrhyrjes shpėtuese ėshtė nė vartėsi tė pėrbėrjes kimike; studime pėr transformimet minerale, sepse nė kėtė mėnyrė dimė rrugėn se si prishet objekti dhe dimė se si ta ndėrpresim kėtė transformim; studime pėr stadin e shpėrbėrjes sė molekulave, qė tė dimė se ku ėshtė gjendja; studime tė veprimeve biodegraduese qė tė dimė se si tė ndėrhyjmė pėr tė ndaluar kėtė aktivitet gjallesash mbi objekte; studime tė teknologjisė sė prodhimit, nė tė gjitha aspektet, sepse historia e zhvillimit tė teknikės, apo mjeshtėrive, nxirren nga puna e kėtyre laboratorėve, nga puna e vetė atyre, apo nė bashkėpunim me laboratorė tė tjerė, sepse ėshtė tepėr e kushtueshme.

Po nga kėto analiza dalin tė dhėna pėr vendprodhimin e objekteve, pra origjinėn e tyre, rrugėt tregtare, etj.

Trajtimi i objekteve


Trajtimi pėrmbledh ndėrhyrjet laboratorike, thuajse tėrėsisht kimike, pėr tė ndėrprerė dekompozimin e tė gjitha natyrave. Tė thuash se p.sh. lahen objektet, apo ngjiten, do tė thotė ta degjenerosh konservimin nė nivel diletanti.

Ndėrhyrja ėshtė njė proces me pėrgjegjėsi tė madhe, pra qė duhet tė dish shumė, sepse ndryshe mund ta shkatarrosh njė objekt, ose mund ta dėmtosh objektin mė tepėr se ēfarė e ka dėmtuar toka pėr 2000 vjet!

Puna konservuese realizohet nė laboratorė tė profilizuar dhe nga punonjės me pėrgatitje speciale. Nuk mund ta bėjė kushdo dhe nė ēfarėdolloj laboratori. Problemi ėshtė i komplikuar.

Epoka e punės sė mjeshtrave me objektet e trashėgimisė kulturore ka pesėdhjetė vjetė qė ka marrė fund. Personeli i specialistėve, kimistė, ose ka njė pėrgatitje speciale tre-katėr vjeēare mbas pėrfundimit tė universitetit pėr kimi, pra shikoni se sa serioze qė ėshtė, njė universitet i dytė, ose kalon nė pėrgatitjen qė nė fillim nė universitetet 5-6-vjeēarė tė restaurimit.

Pėrjashto punėn e pamjaftueshme qė bėhet nė Qendrėn e Studimeve Albanologjike, nė asnjė muzeum tė Shqipėrisė nuk kryhet konservimi laboratorik. E pra, nuk mund tė kemi trashėgimi tė objekteve.

Problemi i tretė konceptohet nė qėndrimin qė mbajnė punonjėsit e muzeumeve ndaj objekteve. Punonjėsi i muzeut duhet tė dijė se ēfarė e dėmton objektin, nė mėnyrė qė tė mos bėjė padashje veprime tė gabuara.

Po, duhet tė jetė i specializuar nė kėtė drejtim! Unė jam dėshmitar i zhvleftėsimit tė punės sė laboratorit vetėm nė sajė tė veprimeve teknikisht tė papėrgjegjshme tė punonjėsve tė muzeut. Edhe ta kapėsh njė objekt, duhet tė dish se si ta kapėsh, deri kėtu ėshtė ēėshtja. Lėre pastaj se si duhet tė mirėmbahet, ekspozohet, etj. Ėshtė njė teknologji mė vete!

A kemi nė Shqipėri punonjės tė muzeumeve tė trajnuar nė kurse, apo shkolla speciale nė kėtė drejtim? Meqė kėtu nuk kemi shkolla tė tilla, sa punonjės tė muzeumeve janė ēuar jashtė shtetit pėr tė parė se si manipulohen objektet?

Nė kėtė pikė ēėshtja komplikohet mė shumė dhe rėndohet nga qėndrimi qė mban politika ndaj muzeumeve. Drejtori konsiderohet gabimisht si person politik. Drejtori i muzeut ėshtė specialist i fushės. Nuk ėshtė rastėsi qė drejtorėt bėjnė dėmet mė tė mėdha nė muzeume.

Jam munduar shumė herė t'u shpjegoj drejtorėve tė emėruar rishtas teknologjinė e konservimit muzeal, pra se cilat janė problemet dhe se si duhet tė punojnė ata, qė tė sigurohet trashėgimia.

Sa arrija ndonjė rezultat, kur drejtorin e ndėrronte politika dhe e filloja pėrsėri punėn nga e para, pastaj prapė nga e para, derisa u binda se ishte e kotė. Kam takuar drejtorė tė ndershėm muzeumesh qė e kanė thėnė hapur se nė atė post i ka vendosur politika, por se nuk janė pėr atė punė.

Si mund tė vendoset njė drejtor i paformuar nė njė pozicion teknik? Ėshtė njėlloj sikur tė emėrosh shef tė kardiokirurgjisė ta zėmė njė ekonomist. E si mund tė vejė ajo punė? Kam takuar edhe punonjės tė muzeumeve qė u mbushen sytė me lot kur tregojnė hallet qė kanė. Pra rezulton se shtetit shqiptar i mungon strategjia e plotė pėr shpėtimin e vlerave materiale tė kulturės kombėtare.

Le ta analizojmė ēėshtjen nė dy kėndvėshtrime tė tjera.

Organizimi. Muzeumet dhe fondet muzeale nė Shqipėri janė nė tre vartėsi tė ndryshme: disa nga Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, disa nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės dhe disa nga bashkitė e rretheve. Hajde e futi nė njė emėrues tė pėrbashkėt teknik!

Dikur vareshin nga njė ministri. Pastaj u arsyetua qė muzeumet e rretheve tė vareshin nga pushteti vendor. Tė krijohet pėrshtypja se Ministria e Kulturės i hoqi qafe muzeumet, e shpėtoi prej tyre. Kjo barrė u mbeti bashkive, tė cilave me problemet qė kanė, as qė u bie nė mend pėr muzeumet, ndryshe nuk ka se si shpjegohet se si janė katandisur shumė prej tyre.

Ah po, bashkitė kujtohen kur duan tė emėrojnė ndonjė militant. Ndokush mund tė arsyetojė se edhe nė Evropė ka muzeume qė varen nga bashkitė. Po mor zotėri, apo zonjė, por ata janė atje, e ne jemi kėtu. Nuk bėhemi si Evropa po tė imitojmė organizimin e saj, qė i pėrket njė tjetėr stadi zhvillimi, por le tė zhvillohemi edhe ne, e pastaj, kur tė arrijmė parametrat evropianė, i organizojmė muzeumet si ata. Shkoni e shikoni ju lutem se si kanė katandisur muzeumet nė vartėsi tė bashkive!

Kėtu duhet pėrmendur edhe njė ēėshtje tjetėr e rėndėsishme. Ka njė ministri qė mbulon kulturėn. Po t'u ngresh specialistėve problemet e muzeumeve tė rretheve tė shpjegojnė se ata muzeume varen nga bashkitė dhe se ministria nuk pėrgjigjet pėr ta. E koklavitur kjo punė!

Trashėgimia e objekteve muzealė kėrkon njė strategji tė shumėmenduar ku marrin pjesė shumė faktorė. Pėr thjeshtėzim tė analizės, po i ndajmė nė dy: mbrojtja ligjore nga vjedhjet dhe mbrojtja nga "vjedhja" qė u bėn natyra me ligjet e saj tė shkatarrimit.

Lidhur me ruajtjen e objekteve nga vjedhjet, ligji ėshtė vėrtet shumė i mirė dhe nuk mund tė kritikohet. Por kjo ėshtė vetėm gjysma, se gjysma tjetėr i takon shkatarrimit kimik, biologjik dhe mekanik.

A ėshtė nė gjendje ministria qė tė hartojė strategji pėr konservimin e objekteve? Jo! Kėtė paaftėsi e ka treguar me vepra dhe kjo qė nė hartimin e ligjeve pėr trashėgiminė. Ka njė mangėsi serioze nė organizimin e punės pėr trashėgiminė nė ministri.

Atje punojnė specialistė tė fushave tė ndryshme, si historianė, juristė, ekonomistė, natyrisht tė gjithė tė nevojshėm, por asnjė specialist i konservimit muzeal. Konservimi nė muzeume ėshtė botė dhe shkencė mė vete dhe nuk mund tė pėrceptohet nga ata qė nuk janė specialistė tė fushės.

Asnjė nėnvleftėsim pėr ata punonjės dhe asnjė keqkuptim! Ata nuk e dinė konservimin dhe nuk mund tė ndėrtojnė politika pėr konservimin muzeal.

Pra ministria nuk ndėrton dot politika pėr trashėgiminė e objekteve, prandaj edhe kemi kėtė gjendje qė kemi nė muzeume, pėr faqe tė zezė! I kam shpjeguar njė ish ministri pėr domosdoshmėrinė e emėrimit nė ministrinė pėrkatėse tė njė kimisti tė aftė, i cili duhet tė punojė disa vjet nė laborator me objektet, qė tė dijė se ēfarė kėrkon teknikisht trashėgimia, ēfarė kostoje ka, ku duhet aplikuar dhe ēfarė kostoje ka riparimi i shkaktuar nga neglizhenca.

A mund ta quajmė neglizhencė organizimin e ēalė qė ka ministria nė kėtė drejtim?

Jo shumė kohė mė parė kur njė gazetė kritikoi njė muze etnografik pėr disa tė meta qė pa, Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve shpejtoi tė "tregojė muskujt e ministrisė", duke marrė si shembull Muzeun Etnografik tė Krujės.

E njoh gjendjen nė atė muze, e di pėrkushtimin e punonjėsve ndaj muzeut, por ministria duke na paraqitur si shembull pėr muskuj Muzeun Etnografik tė Krujės, tregoi se nuk di asgjė pėr problemet muzeale dhe kėshtu, e thėnė popullorēe, kėtė ēėshtje e ka ngrėnė dreqi!

Le tė pėrmendim edhe njė herė ligjin pėr muzetė, Nr. 9386, dt. 04.05.2005. Neni 9, "Financimi i muzeve publikė", pika 1 thotė: "Muzetė publikė financohen nga Buxheti i Shtetit, miratuar nga organet pėrkatėse, qė i kanė nė vartėsi kėta muze, duke i dhėnė fonde pėr:.... ē. pajisjet pėr kontrollin e temperaturave tė mjedisit tė muzeve pėr ruajtjen dhe restaurimin e objekteve muzeore."

Kushdo qė ėshtė specialist dhe lexon kėtė pikė, e kupton menjėherė se ky ligj, tė paktėn kjo pjesė, ėshtė hartuar nga jo kompetentė. Aty pėrmendet financimi i termometrit, qė kushton 100, apo 500 lekė dhe jo financimi i rregullimit tė mikroklimės, qė ėshtė primare nė konservim.

Ligji nuk pėrcakton se si duhet tė funksionojnė muzetė dhe magazinat qė tė mos prishen objektet, se ēfarė kualifikimi duhet tė ketė personeli, se si duhet ngritur njė muze qė tė plotėsojė kushtet e konservimit, se si duhet organizuar njė sallė muzeu, jo vetėm nga paraqitja, por nga parametrat e ruajtjes.

Prandaj edhe ne kemi njė organizim sallash, apo muze etnografikė tė tipit "Muze nė natyrė", prandaj p.sh. nė Muzeun Historik Kombėtar po ndėrtohet muzeu etnografik dhe nuk ėshtė dhėnė asnjė lek pėr restaurimin e objekteve qė do tė ekspozohen.

Asnjė drejtor muzeumi nuk mund tė pėrgjgjet se pse i dėmton mola tekstilet, se pse po i bien copė objektet arkeologjike, etj. Boll t'i kesh nė inventar dhe puna ėshtė nė rregull. Nuk shprehet asgjėkundi nė ligj qė shteti duhet tė pėrgjigjet penalisht pėr prishjen e objekteve.

Prandaj edhe ndodh kėshtu siē ndodh. Prandaj edhe e titulluam kėtė shkrim "Muzeumet e braktisur tė Shqipėrisė".

Mare nga gazeta Shekulli.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://Lushnja.com
 
Muzetė e braktisur tė Shqipėrisė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Shtypi dhe politika :: Problematika shqiptare-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions