LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Janar-mars, rritja ekonomike 6 %

Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
etmond


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 47
Location : Athine.

Janar-mars, rritja ekonomike 6 % Empty
MesazhTitulli: Janar-mars, rritja ekonomike 6 %   Janar-mars, rritja ekonomike 6 % Icon_minitimeWed Jul 15, 2009 10:44 am

Janar-mars, rritja ekonomike 6 % 20090714193810_artikull
Janar-mars, rritja ekonomike 6 %


Blerina Hoxha
E Merkure, 15 Korrik 2009

Ndryshe nga sa parashikohej dhe nga sa eshte deklaruar deri me tani,
treguesi i rritjes ekonomike per tremujorin e pare te ketij viti, ka
rezultuar mjaft pozitiv. Sipas matjeve te INSTAT, per periudhen
janar-mars 2009 te publikuara dje, Prodhimi i Brendshem Bruto eshte
rritur me ritmet 6 per qind. Sipas institutit te Statistikes, ne kete
tremujor deget qe kane dhene kontribut ne rritje jane
Post-Telekomunikacioni, sherbimet, ndertimi etj, respektivisht me 22.0
per qind, 15.3 dhe 8.0 per qind. Renien me te larte ne kete tremujor e
ka shenuar dega e industrise me -13.2%.

Sektoret

Aktiviteti bujqesor ne tremujorin e pare te 2009, krahasuar me te
njejtin tremujor te nje viti me pare eshte rritur me 3.5 per qind,
njoftoi INSTAT. Nderkohe qe industria rezulton me renie. Grupi i
industrive pesoi nje renie 13.2 per qind ne tremujorin e pare te 2009
krahasuar kjo me tremujorin e pare te 2008. Nje rritje te
konsiderueshme gjate kesaj periudhe ka pasur sektori i ndertimit,
theksuan ekspertet e INSTAT. Aktiviteti i ndertimit ne tremujorin e
pare te vitit 2009, u rrit me 8.0 per qind krahasuar me tremujorin e
pare te vitit 2008. Dega e tregtise, pesoi nje rritje prej 0.9 per qind
ne tremujorin e pare te vitit 2009 krahasuar me te njejtin tremujor te
nje viti me pare. Aktiviteti i transportit ne tremujorin e pare te
vitit 2009 u rrit me 3.3 per qind krahasuar me te njejtin tremujor te
nje viti me pare. Post-Telekomunikacioni ka pesuar nje rritje prej 22.0
per qind ne tremujorin e pare te vitit 2009, perkundrejt tremujorit te
pare te 2008. Gjithashtu dhe Dega e Sherbimeve ne tremujorin e pare te
vitit 2009 pati rritje me 15.3 per qind kundrejt tremujorit te pare te
vitit 2008.

Vleresimet

Vleresimet per PBB-ne tremujore jane bere mbi te dhenat origjinale si
dhe mbi te dhenat e zhveshura nga efektet sezonale, njoftoi INSTAT.
Metoda qe eshte perdorur per te vleresuar PBB-ne tremujore,
konsiderohet nje menyre indirekte. Sipas te njejtit institucion,
llogaritjet e PBB-se tremujore jane konsistente, me llogarite kombetare
vjetore si dhe jane te bazuara ne te njejtat koncepte e principe me to.
Keto vleresime jane bazuar ne te dhenat e disponueshme qe ekzistojne,
deri ne qershor te vitit 2009. Te dhenat tremujore qe jane perdorur per
vleresimin e PBB, jane kryesisht te dhena administrative si dhe te
dhena te marra nga anketat qe kryhen nga INSTAT. Keto seri jane subjekt
i revizionimeve ne te ardhmen, gje e cila lidhet me permiresimin dhe
shtimin e informacionit ne kohe.



Parashikime te PBB, nga institucione te ndryshme



Ministria e Financave

Parashikon qe rritja ekonomike kete vit te jete 4.8 %



Fondi Monetar Nderkombetar

Parashikon qe rritja ekonomike e Shqiperise te jete 0.4%



Banka Boterore

Parashikon qe rritja ekonomike e Shqiperise per kete vit te jete 1.5%





PBB-ja tremujore sipas degeve te ekonomise



Bujqesia

Aktiviteti bujqesor ne tremujorin e pare te 2009, krahasuar me te
njejtin tremujor te nje viti me pare, eshte rritur me 3.5 per qind.



Industria

Grupi i industrive pesoi nje renie 13.2 per qind ne tremujorin e pare te 2009, krahasuar kjo me tremujorin e pare te 2008.



Ndertimi

Aktiviteti i ndertimit ne tremujorin e pare te vitit 2009 u rrit me 8.0 per qind, krahasuar me tremujorin e pare te vitit 2008.



Tregtia

Kjo dege pesoi nje rritje prej 0.9 per qind ne tremujorin e pare te
vitit 2009, krahasuar me te njejtin tremujore te nje viti me pare.



Transporti

Aktiviteti i transportit ne tremujorin e pare te vitit 2009, u rrit me
3.3 per qind krahasuar me te njejtin tremujore te nje viti me pare.



Post-Telekomunikacioni

Kjo dege ka pesuar nje rritje prej 22.0 per qind ne tremujorin e pare te vitit 2009, perkundrejt tremujorit te pare te 2008.



Sherbimet

Dega e sherbimeve ne tremujorin e pare te vitit 2009 pati rritje me 15.3 per qind, kundrejt tremujorit te pare te vitit 2008.

Mare nga Koha Jone.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://Lushnja.com
 
Janar-mars, rritja ekonomike 6 %
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» INSTAT: 2008, rritja ekonomike 8%
» Oli Ren: Shqiperia, pa viza ne BE me 1 janar 2010
» Mars, zbulohet zona me shenja jete

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Shtypi dhe politika :: Tema e shtypit tė ditės-
Kėrce tek:  
Free forum | Computers and Internet | Computers | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions