LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Ekzekuton gruan, plumb edhe vetes

Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
NIKO


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 37
Location : Genova

Ekzekuton gruan, plumb edhe vetes Empty
MesazhTitulli: Ekzekuton gruan, plumb edhe vetes   Ekzekuton gruan, plumb edhe vetes Icon_minitimeFri Jun 12, 2009 6:19 pm

Lushnje- Nje 41-vjecar ka ekzekutuar bashkeshorten ne sy te vajzes dhe me pas eshte flijuar me nje plumb ne koke. Krimi i dyfishte ne familje, ka ndodhur rreth ores 19:00 te mbremjes se djeshme ne lagjen "Kushtrimi" te Lushnjes, prane stacionit te trenit. Motivet e krimit mbeten ende te paqarta, ndersa policia beri me dije se Bajram Koreshi prej kater vitesh, vuante nga nje semundje nervore dhe nuk punonte. Anila Koreshi u dergua me urgjence nga fqinjet per ne spital, po per shkak te plages ne kraharor dhe hemorragjise, ka nderruar jete. Ekspertet sekuestruan ne cilesine e proves materiale dy pistoleta tip "TT" qe 41-vjecari ka perdorur per te vrare gruan dhe veten, si dhe dy gezhoja.

Bajram Koreshi ka qene mbreme duke pushuar ne dhomen e tij te gjumit, teksa i ka kerkuar bashkeshortes, Aniles 32-vjecare, nje gote me uje. Ne kuzhine mesohet se ndodhej edhe vajza 13-vjecare e ciftit, qe ndihmonte te emen. Teksa ka mbushur goten e ujit, Anila ka shkuar per t'ia dhene te shoqit dhe ne kete moment eshte degjuar nje e shtene arme. Vajza e mitur ka deshmuar se mes prinderve, nuk ka pasur mosmarreveshje apo zenka para dhe gjate ngjarjes, kurse krisma ka qene e befasishme. Kur ka hyre ne dhomen e gjumit, ajo ka pare te atin me pistolete ne dore dhe te emen ne dysheme, te pergjakur. Menjehere ka uleritur duke kerkuar ndihmen e fqinjeve dhe ka telefonuar gjyshin e saj (babane e Aniles). E plagosura u dergua me urgjence per ne spitalin e Lushnjes, ndersa vjehrri eshte perpjekur qe te qetesoje dhendrin, por ky i fundit e ka kercenuar te mos afrohej. Me nje levizje te shpejte i moshuari ia ka hequr armen nga dora, por Bajrami ka hapur komone duke nxjerre nje tjeter pistolete "TT". Pa u menduar dy here, ka drejtuar armen ne koke dhe me nje qitje i ka dhene fund jetes se tij.

Krismat kane alarmuar policine vendore, ndersa nje grup ekspertesh mberriti ne vendngjarje. Policia shoqeroi vjehrrin e 41-vjecarit dhe njekohesisht babane e Aniles, duke e marre ne pyetje per rrethanat. Po keshtu paraprakisht ne prani te psikologut eshte pyetur edhe vajza 13-vjecare, e cila ka qene deshmitare e tragjedise qe e la jetime. E mitura ka rrefyer skenen e krimit, teksa ka kerkuar edhe ndihmen e gjyshit. Burime zyrtare bene te ditur per gazeten "KJ" se nga keqyrja paraprake, viktimat kane plage vdekjeprurese ne koke dhe kraharor, kurse ne gishtat e Bajram Koreshit jane gjetur gjurme baruti, ndersa eshte cilesuar si vrasje dhe me pas vetevrasje, ne kushtet e depresionit.

Xhemil Beharaj



4

Vjet

Dyshohet se vuante nga semundja nervore, autori i krimit te djeshem ne qytetin e Lushnjes, ndersa nuk punonte dhe qendronte ne shtepi. Policia mohoi qe shkak te kete qene gjendja ekonomike e ciftit, pasi nuk kishin probleme financiare.



2

Te vdekur

Eshte bilanci i krimit ne familje mbremjen e djeshme ne lagjen "Kushtrimi", teksa burri ka ekzekutuar gruan per motive te paqarta dhe me pas, eshte flijuar me plumb ne koke. Ngjarja ka ndodhur ne sy te vajzes 13-vjecare te ciftit.


Marr nga gazeta koha jone
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.lushnja.com
 
Ekzekuton gruan, plumb edhe vetes
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shkencetari 33 vjecar krijon gruan ideale robot-femer
» Edhe nga une nje Tungjatjeta!!!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions