LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Ida,hallka munguese e teoris se Darvinit.

Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
etmond


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 47
Location : Athine.

Ida,hallka munguese e teoris se Darvinit. Empty
MesazhTitulli: Ida,hallka munguese e teoris se Darvinit.   Ida,hallka munguese e teoris se Darvinit. Icon_minitimeMon May 25, 2009 11:11 am

Ida,hallka munguese e teoris se Darvinit.



Maj 20, 2009
Per te gjithe ata qe nuk e besojne akoma, fakti i kerkuar prej vitesh nga me skeptiket, hallka munguese e teorise se Darvinit qe lidh primatet me hominidet, tani eshte para syve te te gjitheve…
Ida,hallka munguese e teoris se Darvinit. Ida-the-missing-link-prim-001
Quhet Ida dhe eshte gjetur ne Messel te Gjermanise dhe eshte cilesuar si “mrekullia e tete e botes”. Eshte ajo cka shkencetaret, po kerkonin qe nga publikimet e para te teorise se Darvinit, nje hallke e pamohueshme e lidhjes se njeriut me majmunin dhe me lemuroidet e pare. Deri me tani kishim arkeopteriksin lidhjen midis zogjve dhe zvarranikeve, nje pafundesi fosilesh te ndermjetem midis specieve te ndryshme, nje teresi eksperimentesh dhe provash qe e vertetonin kete teori. Megjithate, nuk mjaftonin per ti vene ne nje mendje te gjithe! Kerkohej me padurim lidhja direkte, nje lemuro-majmuno-njeri i cili te shfaqte karakteristika te perbashketa midis primateve dhe hominideve, dhe per me teper duhej te ishte i plote. Ja ku eshte!
Fosili i gjetur, paraqet tipare te ndryshimeve te para qe transformuan lemuret ne primatet e pare. .Karakteristikat qe e lidhin me primatet dhe njeriun jane:
1- Thonj ne vend te kthetrrave.
2- Forma e kockes se thembres se kembes tregon se Ida ka lidhje me lemuret (primatet me bisht te gjate), majmunet (me bisht te shkurter), dhe njerezit.
3- Vafti i fundit qe gjendet i fosilizuar ne stomakun e Idas permban fara dhe fruta por jo insekte.
4- Mungojne thonjte e kacavirrjes ne kembe. Cka tregon se nuk ishte nje lemur.
5- Gishti i madh, “perballe” kater te tjereve tregon se ishte nje primat.
6- Orbita syri te medha, te cilat indikojne se mund te shihte dhe naten.
7- Bishti i gjate tregon se nuk ishte plotesisht nje majmun.
Te gjitha keto e bejne kete fosil mjaft te vecante dhe te rendesishem per shkencen dhe historine e saj. Per here te pare faktohet se si majmunet e pare jane zhvilluar gradualisht nga majmunet lemuroide dhe nuk jane shfaqur papritmas. Me pas prej tyre u zhvillua njeriu, hallkat e evolucionit te te cilit jane mjaft te njohura tashme (austrolopitek, neandertal, homo-sapiens per te permendur me kryesoret.)
Shenim: Majmunet lemuroide jane nje specie majmunesh te vegjel dhe me bisht te gjate. Jane llojet e para te primateve qe jane shfaqur mbi toke. Fill pas zhdukjese se dinosaureve, jane keta majmune te cilet i mbizoteruan ndryshimeve klimatike, per shkak te trupit te tyre te vogel dhe nevojave te kufizuara ne ushqim, e filluan te zhvillohen dhe ‘pushtojne’ planetin. Deri me tani ajo mbi te cilen mund te dyshohej ishte se primatet u shfaqen (u krijuan) vetvetiu, pa asnje lloj lidhjeje dhe zhvillimi me keta majmune. Ida ndryshon gjithcka. Ajo ploteson hallken kafshe te vogla e te pazhvilluara – IDA – majmune -Njeri dhe tregon se si speciet e sotme evoluan nga specie primitive. Per kete arsye ajo eshte kaq e rendesishme!

Mare nga Blogshkenca.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://Lushnja.com
 
Ida,hallka munguese e teoris se Darvinit.
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Shkenca dhe jeta :: Shkenca dhe jeta-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions