NIKO Administrator
Numri i postimeve : 904 Join date : 30/04/2008 Age : 37 Location : Genova
| Titulli: Gjyqtar maqedonas ne Lushnje, Elbasani, sot per bojkotin Thu May 21, 2009 11:55 am | |
| Ndeshjen e fundit ku do te percaktohet nje ekip qe do te bjere me poshte, mes Lushnjes dhe Partizanit do ta gjykoje nje treshe nga Maqedonia, me kryesor Aleksander Stavrev. Ekipi qe do te bjere mes Partizanit e Lushnjes do te shoqeroje Elbasanin, qe nuk do te dale ne fushe, ne perballjen e fundit per t'iu pergjigjur ne kete menyre rezultateve te ndeshjeve te fundit, te cilat i ka denuar publikisht, nepermjet drejtuesve te tij. Dy dite para ndeshjeve, pritet qe FSHF dhe klubi i Elbasanit te negociojne per te arritur nje ujdi, qe te pakten ecuria e kampionatit te mos mbyllet me nje shfaqje te tille, qe ne rast bojkoti do te quhet deshtim i plote. Sipas drejtuesve te FSHF-se, eshte pergjegjesi e klubeve, qe ne ndeshjet e fundit kane shfaqur mungese serioziteti dhe per rrjedhoje kane prishur imazhin e tyre. Ne javen e fundit, Elbasani edhe ne rast se fiton ndeshjen, do te bjere ne nje kategori me poshte, ndersa ne Lushnje varet fati i nje ekipi tjeter te madh, si Partizani. marr nga koha jone | |
|