LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Konferenca e Paqes 1919, Kur Papa Benedikti XV mbrojti Korēėn e Gjirokastrėn nga grekėt

Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
etmond


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 47
Location : Athine.

Konferenca e Paqes 1919, Kur Papa Benedikti XV mbrojti Korēėn e Gjirokastrėn nga grekėt Empty
MesazhTitulli: Konferenca e Paqes 1919, Kur Papa Benedikti XV mbrojti Korēėn e Gjirokastrėn nga grekėt   Konferenca e Paqes 1919, Kur Papa Benedikti XV mbrojti Korēėn e Gjirokastrėn nga grekėt Icon_minitimeWed May 20, 2009 9:13 am

Konferenca e Paqes 1919, Kur Papa Benedikti XV mbrojti Korēėn e Gjirokastrėn nga grekėt
» Dėrguar mė: 17/05/2009 - 15:32
ĮT VITOR DEMAJ

Po i paraqesim lexuesit njė dokument historik qė paraqet fakte qė sot shumė pak dihen ose anashkalohen, rreth asaj se ēfarė ndodhi nė Konferencėn e Parisit nė vitit 1919 nė lidhje me kufijtė e Shqipėrisė. Kjo ėshtė njė leter e Emzot Luigj Bumēit aso kohe ipeshkėv i Lezhės qė ja dėrgon redaksisė sė revistės “Hylli i Dritės” nė vitin 1934 pėr botim. Kjo letėr hedh dritė mbi ndėrhyrjen qė bėri Papa Benedikti XV pranė ambasadorve tė Anglisė e tė Amerikės, duke i shpėtuar nga aneksimi qė deshi t’u bėj Greqia dy krahinave shqiptare: Korēės dhe Gjirokastrės.
Nė konferencėn e Parisit kishin shkuar shume delegacione shqiptare si pėrfaqėsues tė Shqipėrisė. Kėto delegacione nuk arritėn tė bashkohen pėr tė pasur njė delegacion tė vetėm, pse ishin tė gjithė tė pėrēarė sepse i pėrkisnin rrymave tė ndryshme politike qė nė atė kohė kishin dėshirė dhe ambicje tė merrnin drejtimin e vendit. Atėherė u vendos qė si pėrfaqėsues i tė gjithė shqiptarve tė ishte Emzot. Luigj Bumēi me delegacionin e tij qė pėrfshinte tė gjithė shqiparėt e tė gjitha krahinave. Si sekretar u vendos Įt Gjergj Fishta qė me kėtė rast pat pergatitė edhe fjalimin e famshėm “Tė drejtat e Shqipnisė dhe kufijtė e saj”.
Kjo dėshmi e Ipeshkvit Luigj Bumēit qė u botua nė tė perkohshmen franēeskane nuk u kundėrshtua nga ata pjestar qė kishin marrė pjesė nė delegacionin pėr nė Konferencėn e Parisit, ku disa prej tyre ishin ende gjallė kur u bė publike kjo dėshmi historike. Kjo gjė e pėrforcon edhe mė, dhe e verteton si njė fakt historik tė ndodhur ashtu siē na e difton Emz. Luigj Bumēi, protagonisti kryesor i atyre ngjarjeve jetike pėr vendin tonė.
Sigurisht mund tė themi se ndėrhyrja e Benediktit XV pėr tė mbrojtur Korēėn dhe Gjirokastrėn nga rreziku grek nuk u bė pėr arsye fetare, pse sikurse dihet kėto dy krahina ishin me shumicė myslimane, por nga drejta natyrore qė ēdo kombė ka pėr kufijtė e vet.
Selia e Shenjtė dhe “ēeshtja shqiptare”
Pėrpara se tė kalojmė tė ekspozimi i letrės – dokument, duam t’i hedhim njė veshtrim sintetik historisė sė Shqipėrisė nė marrėdhėnie me Selinė e Shenjtė, ku vėrejmė se kjo nuk ėshtė hera e parė e as e vetme qė njė Papė ndėrhyn nė mbrojtje tė ēeshtjes shqiptare. Kjo mbėshtjetje e Selisė sė Shenjtė vinte edhe nga fakti se Shqipėria ishte njė vend me fe katolike dhe qė kishte pėsuar njė kalvar tė dhimbėshem pėr kėtė identitet, jo vetėm pėr kėtė, por kjo ndihmesė morale, politike e kulurore donte tė tregonte se ēdo popull dhe kombė ka tė drejtė tė vetėqeveriset dhe tė jetoj i lirė nė trojet e veta, tė kėtė gjuhėn, zakonet dhe historinė e tij.
Papėt nė mbrotje
tė pamvarėsisė
territoriale

Po lėmė jashtė vėshtrimit kohėn e lavdishme tė fatosit kombėtar Gjergj Kastriotit ku pati mbėshtjetjen e disa Papėve pėrkatėsisht katėr Papėve. Mbas pushtimit turk Shqipėria u fut nė njė labirint vuajtje, persekutimi fetar dhe mjerimi mė shumė se sa popujt e tjerė tė Ballkanit. Por as nė kėto kohė tė zymta nuk u harrua nga Selia e Shenjtė, dhe gjatė kėsaj periudhe ne konstatojmė se mbėshtjetja e Papėve nuk i mungoi dheut tė arbėnit, pra ėshtė e lidhur ngushtė me pavarėsinė tonė kombėtare.
Po e rreshtojmė kėtu sa mė shkurtė disa fakte konkrete nė lidhje me kėtė ēeshtje.
Papa Pio V nė vitin 1571 mendon tė emėroi njė kardinal pėr Shqipėrinė, dhe i jep si mbrojtės kardinalin Santoro qė tė merret me ēeshtjen shqiptare. Pas kėtij emėrimi kemi emėrimet e disa kardinalėve tjerė qė tė merren mė problemin e Shqipėrisė pra pėr lirimin e saj nga pushtuesi anadollak. Gregari XIII viti 1584 mendon pėr lirimin e Shqipėrisė nga zgjedha azijatike, ndersa Papa Klementi VIII nė vitin 1593 merr parasysh lutjen qė i bėjnė krenėt e Shqipėrisė pėr liri dhe nė vitin 1595 jep njė shumė tė hollash pėr realizimin e kėtij qellimi. Po ashtu nė vitin 1597 anijet e Papės me ato tė Venedikut mundohet tė lirojnė Vlorėn nga kthetrat osmane. Ndėrsa Papa Pali V nė vitin 1603 ia rekomandon mbretit tė Spanjės Filipit III ēeshtjen e lirisė tonė si dhe i porositė dy tė dėrguar nga Shqipėria qė kishin shkuar pėr kėtė ēeshtje. Urbani VIII nė vitin 1624 grish Patriarkun e Ohrit qė tė bashkohet me tė nė luftė kundra Turkut. Gjithashtu nė vitin 1684 Papa sėbashku me anijet e Venedikut mundohen me i ardhė nė ndihmė Shqipėrisė e lirojnė Prevezen. Papa me gjak shqiptar nė vitin 1711 ndėrmjetson pranė Republikės Veneciane pėr me i ardhė nė ndihmė malsorve tė Kelmendit qė po luftojshin pėr liri. (Shih revisten Leka 1937, 457 – 460). Edhe mbas kėtyre viteve deri nė 1912 nėse konsultojmė analtet e Urdhėrit Franēeskan si dhe ato tė Selisė sė Shenjtė, kronikat e ndryshme, ditarėt e disa misonarve, hasim nė shumė raste tė tjera ku Papėt intersohen pėr ēeshtjen shqiptare, pėr gjendjen e saj shoqėrore, kulturore e territoriale.
Ndihmesa e Papėve nė pėrhapjen e kulturės shqiptare
Nė kėtė paragraf tė shkurtėr duam tė sjellim nė kujtesėn tonė ndihmesėn e vyer qė dha Selia e Shenjtė pėr perhapjen e Kolegjeve, shkollave shqipe si dhe botimin e librave po nė kėtė gjuhė pėrgjatė shekujve jashtė kufijve tė tokės arbnore. Pėr punėn e madhe qė bėnė kleriket e Kishės Katolike e nė veēanti misonarėt franēeskan pėr perhapjen e kultures dhe tė shkollave shqipe nė Shqipėri gjatė pushtimit osman, meriton njė studim tė gjatė e njė trajtim nė vete. Njė herė tjetėr do tė merremi me kėtė.
Nė vitin 1577 kemi Kolegjėn e ritit grek themeluar nė Romė edhe pėr shqiptarėt arbėreshė prej papės Gega XIII. Po nė vitin 1584 – 85 ky Papė mendon edhe per njė Seminar shqiptar nė Bari e Leēe ku gjendeshin shumė shqiptar tė shpėrngulur nga dheu i tyre. Mbas kemi themelimin e Kolegjės Ilirike tė Loretit, e rithemeluar nga Urbani VIII nė vitin 1627 edhe pėr shqiptar. Po ashtu i njėjti Papė me datė 17 dhjetor tė vitin 1631 me njė breve tė posaēme mkambi rishtas Kolegjėn Baziliane nė Romė. (Shih: Hylli Dritės, 1921, n. 4, fq. 163) po ashtu kemi edhe themelimin e Kolegjės Ilirike e Fermos nga Aleksandri VII nė vitin 1631.
Ndėrsa nė Himarė ēilen dy shkolla njera nga Klementi IX 1670 e tjetra prej Klementit X. Papa Klementi XI me origjinė shqiptare jep njė shumė tė hollash pėr shqiptarėt nė Kolegjėn e Propagandės. Nė Romė nė kuvendin Franēeskan San Pietro in Montorio me 20 prill 1711 u vendos me urdhėr tė Papes Klementit XI tė jepej si gjuhė mėsimi edhe gjuha shqipe per misionarėt qe do te vinin nė Shqipėri. Si fryt i kėsaj iniciative u shkrua Gramatika e parė shqip nė vitin 1716 nga P. Franēesko Maria Da Leēe. (Shih: Hylli i Dritės, vitit 1931, n. 4, fq. 217 – 218; Hylli i Dritės, 1933, n. 5-6, fq. 239). Nė Palermo ku janė tė vendosur shumė arbėrsh u themelua Kolegja nė vitin 1730. Kemi edhe Kolegjėn e Ulanos tė hapur nė vitin 1732 prej Klementit XII, italo-shqiptar nga nėna. Nė vitin 1740 Klementi XII duke ēuar nė vend dėshirėn e Klementit XI themeloj kolegjėn italo-shqiptare di San Adriano nė S. Demetrio Corone. (Hylli i Dritės, 1921, n. 4, fq. 163). Nuk mund tė lėmė pa pėrmendur edhe Kolegjėn e Grottaferratės nė Romė, ku nė bibliotekėn e saj ruhen edhe dorėshkrime nė gjuhėn shqipe, etj.
Jo vetėm nė hapjen e shkollave, seminareve pėr shqiptarėt, por Selia e Shenjtė dha njė ndihmesė tė ēmuar edhe nė botimin e librave shqip nė atė kohė kur Shqipėria lėngonte e robėruar nėn Turqi. Propaganda Fide (Propaganda e Fesė) e themeluar nė Romė nė vitin 1622 dha njė ndihmesė tė madhe dhe deēizive pėr botimin e librave nė gjuhėn shqipe, kjo ndihmesė vashdoi pėr gati pesė shekuj. Pėr botimin e librave nė gjuhėn shqipe mund tė themi shkurtazi se kemi mė shumė se 31 libra tė botuar me anė tė shtypshkronjės sė Propagandės nė Romė, duke filluar qė nga viti 1618 me Budin, Mons. Fr. Bardhin, me Fra Franēesko Maria Da Leēe, etj. Tė gjithė kėto libra kanė njė rėndėsi tė madhe pėr ruajtjen e identitetit gjuhėsor e kombėtar tė Arbnorve. (Shih revisten Leka 1937, 460 – 461).
Nė shikim tė parė mund tė duken shumė pak 31 libra tė botuar nė atė periudhė pėr kohėn qė jetojmė sot, por pėr atė kohė pėr ēdo botim nė gjuhėn shqipe ose edhe nėse tė gjenin libra nė gjuhėn shqipe rrezikoje jetėn dhe pėrsekutime nga mė tė ndryshme.
Kjo qė thamė mė lartė ėshtė thjeshtė njė penelatė nga ajo qė mund tė shkruhet mbi ndihmesėn dhe kontributin qė Papėt dhe Selia e Shenjtė i dhanė popullit shqiptar nėpėr rrjedhat e historisė sė tij.

Nji fletė e ré nė historķn kombtare

Ndolljen me tana rrethanat, si tregon shkresa, tė cilen, fjalė pėr fjalė ktū po e botojm, patem rasė me ndie mā se nji herė prej sa misvet tė dergatės shqyptare nė Paris. Kshtu flitte i ndyeri Luigj Gurakuqi, kshtu na e verteton Drejtori i jonė Į. Gjergj Fishta, at herė sekretįr i Dergatės, e kshtu, pat mirsķn, si mbas kerkesės s’onė, me na e vertetue edhe me shkrim i Pėrndritshmi Emz. Luigj Bumēi, at herė kryetįr i dėrgatės shqyptare nė Konferencėn e Parisit. Per randsķ qi kį ky dokument nė historķn e ndertimit t’onė porsģ shtet e per skjarim tė sa paragjykimevet tė tashme e t’ardhshme mbi kontributin e klerit katolik per ēashtjen kombtare, teksualish i a njohtojm publikut shkresat e ēmueshme qi kemi nė dorė. Ky dokument ka randsķ nji herė mā tė madhe, kurse Korēė e Gjinokaster nuk janė vise tė banueme prej katolikve. Sh. R.

Fort i Nderti Įt
Ma falni, Ju lutem, pse vonova me i pergjegjė letres s’Uej, me tė cillen mė lypshi si pat rrjedhė puna se pėshtoj Korēa e Gjinokastra nga akordi Tittoni-Venizelos – akord i cilli ja lėshonte Greqķs te dyja provinēet shqyptare tė siperpermendme.
Qe si ndolli puna:
Qyshė nė Qershuer tė vjetės 1919 kjeēė zgiedhė Kryetįr i Dergatės s’Onė nė Paris.
Me 9 Tetuer t’asajė vjete fletorja “il Giornale d’Italia” lajmon ēiltas se “mas akordit Tittoni – Venizelos dy Provinēiet Shqyptare, Korēa e Gjinokastra do t’i epen Greqķs”. Dergata e jonė at herė me tė shpejtė i paraqiti Konferencės sė Pagjės nji protestė kundra ktķ akordi.
Me 9 Nanduer 1919 po ajo Gazetė boton prep ato fjalė, d.m.th. mas akordit Tittoni-Venizelos Korēa e Gjinokastra do t’i dorxohen Greqķs.
At kohė Dergata e jonė mė ngarkoj me u pa me Z. Tittoni-n qi ndollej nė Paris mas hikjes sė Z. Orlando-s e Sonnimo-s, qi ishte Kryetįr i Dergatės italiane. Edhč une u takova me tź, por gjā konkrete prej bisedimit nuk mujta me xjerrė.
Nė mbledhje qi Dergata mbajti n’e nesre, ja diftova gjith misvet bisedimin me Z. Tittoni-n.
Prep me 9 Dhetuer 1919 fletorja “il Giornale d’Italia” e persritė po ato fjalė mbi Korēen e Gjinokastren. N’at kohė Z. Tittoni nuk gjindej nė Parisė, e vendin e tķ e kishte xānė Z. Scialoja.
Shkova edhč te ky, por pa kurrfarė rezultati.
Ishte, per sį mbajė mźnd, 21-22 Dhetuer 1919 kurse nė mbledhje qi patme, tė gjith misat e Dergatės, e nder ta ma i nxeti e ma i pari, e ndieri Z. Myfid Libohova, m’u lutne t’a bājshe nji sakrific per atdhen t’onė e t’u nisėshe pėr Rome, ku tė bājshe ēė mos per me pase audjencė prej Shźjtnķs sė tij Papės Benedikt XV. Atķ tė Ja parashtrojshe gjendjen e rrezikshme tė dy provinēeve t’ona, Atķ t’i lypshe ndimė qi Shźjtnija e Tķ t’i pėshtonte.
Ju pergjegja shokve n’at mbledhje se lutja n’at punė nuk kishte vźnd, se ēashtja e Shqypėnķs ishte ēashtja e tė gjithve bashkė e e secillit nder né: prį kjč se Dergata e shef tė nevojshme qi une si Kryetari i sajė t’a bāj udhtimin per Romė, ket udhtim e kam me detyrė. Kėshtu u vźndue qi unė bashkė me Z. Mehdi Frasherin t’u nisėshim per Romė.
Me 26 tė Dhetorit u nisme e me 28 mėrrime nė kryeqytetin e Italķs.
S’kaluen trķ kater dit xora audjencėn e u gjeta perpara Shźjtnķs sė Tij Papės Benedikti i XV.
Bisedimi nuk kjč i gjatė, kjč i shkurtė mjeft, por edhč pse i shkurtė kje i mjeftueshem per qellimin t’onė.
Si ja diftova pse kishe marrė udhtimin per Romė, e pse u gjindėshe perpara Shźjtnķs sė Tij, kuvźndin e mbylla me kto fjalė: “tesh pra, Shźjtnķ, tė gjith misat e Dergatės shqyptare qi janė nė Paris e qi shumica āsht mysliman, mė kan ēue ktu perpara Shźjtnķs s’Uej e tė gjith per nji gojė U luten qi me fuqn t’Uej morale e me influencen e madhe qi keni nė boten marė, tė na epni ndihmen t’Uej tė vlefshme si e ku dini Ju Vetė, qi tė na pėshtojnė dy provinēet shqyptare Korēa e Gjinokastra, tė cillat janė nė rrezik prej akordit Tittoni-Venizelos”.
Mbasi marova fjalėt e mija, Papa Shźjt, si pat ndźjė nji grimė herė pa bā zā, u suell e me tha: Po shka tė bāj per Ju? Me Italķ s’kam shka me bā, e din gjith bota si jena: me Francė marrėdhanjet janė kėput – shka tė bāj?
Mora guxim e i pergjegja: A m’epni lejen me folė, Shźjtnķ? Fol, fol me tha, shka tė kesh me thanė thueje. Un kishe me thanė, Shźjtnķ, se bota s’kį metė vetun nė Italķ e nė Francė; - kį nė botė edhe Anglķ Shtete te Bashkueme t’Amerikės. Bani buzėn nė gaz, e me i’herė mė pergjegji: ké tė drejtė. E pra neser do tė piqemi me Ambasadorin e Anglķs, masnesri me atź tė Shteteve tė Bashkueme; e po t’ap fjalen se me te dy kam me folė e me ja porositė dy provinēet qi kenkan nė rrezik e kam me bā shka tė mundem per me Ju ndihmue. Zoti kį m’e bā mirė se prei Konferencet tė Paris-it mos pritni punė tė mira pse Zotin e kan qitė jashtė, e atż kū s’asht Zoti drejtsija s’mundet me kźnė.
Une at herė qi kishe bā gati nji memorandum per me ja lānė, tuj e nxjerrė prei xhepit e tuj e mbajtė nė dorė: Shźjtnija e Juej i thaēė, kį punėt e botės marė, e prandej a kam lźjen me Ju lanė ket memorandum qi mos t’a harroni ēashtjen t’onė? Po, po, lźne ktu pse nuk kam m’e harrue. U ēova e i rashė ne tė dy giūjt. Ju fala nderės sį mujta, e si mora bekimin, at herė dola krejt i kėnaqun e shkova tuj mźndue me vedi: A thue po na shkon kot ky udhtim qi prej Paris-it bāme deri ktu? Gjith kjo shpresė qi fjalėt e Shźjtnķs sė Tij mė njallne nė zemėr, a mundet me mė rrźjtė? Jo, jo s’mundet me kźnė kurr. Sa dola prej Vatikanit u poqa me Z. Mehdi Frasherin tė cillit ja diftova fjalėt qi mė tha Benedikti XV, edhč ky Zotnķ met faret i kėnaqun tuj shpresue se me nderhymje tė Papės Korēa e Gjinokastra kishin pėshtue.
Me gjith kto shpresa tė mira nė zemėr, kthyeme nė Paris ku me padurim po na pritėshin shokėt.
Kur u mblodhme ne zyren e Dergatės, i parashtrova shkurtazi nji ekspozé tė misjonit t’onė nė Romė, e kur nė fund u diftova bisedimin e Shźjtnķs sė Tij, e si na dha fjalen se do t’u mundote per ēashtjen t’onė, per tė cillen kishte ēfaqė qyshė nė fillim nji interesim tė madh, fjalėt e mbrame tė Shźjtit Įt Papė i priten nė kambė me brohorķ tė madhe e me duertrokitje britne tė gjith nji zāni: Rroftė Papa! Korēa e Gjirokastra kan pėshtue: e pėshtuene pernjimend.
Kjo āsht rrjedhja e vertetė. Kjo āsht nji faqe e historķs s’onė.
Kallmet 30 Mars 1934

† LUIGJ BUMĒI
IPESHKVI I LEZHĖS

(Marrė nga revista franēeskane: Hylli i Dritės, 1934 vj.X – Māj - nr. 5, fq. 219-222).
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://Lushnja.com
 
Konferenca e Paqes 1919, Kur Papa Benedikti XV mbrojti Korēėn e Gjirokastrėn nga grekėt
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kater ore radhe ne kufi, greket vetem me nje sportel

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: ē'eshtja kombetare :: Historia shqiptare-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions