LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Historia rozė mes njė ēifti tiranas dhe njė ēifti lushnjar, qė pėrfundon nė tragjedi

Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
etmond


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 47
Location : Athine.

Historia rozė mes njė ēifti tiranas dhe njė ēifti lushnjar, qė pėrfundon nė tragjedi Empty
MesazhTitulli: Historia rozė mes njė ēifti tiranas dhe njė ēifti lushnjar, qė pėrfundon nė tragjedi   Historia rozė mes njė ēifti tiranas dhe njė ēifti lushnjar, qė pėrfundon nė tragjedi Icon_minitimeSat May 09, 2009 12:20 pm

Historia rozė mes njė ēifti tiranas dhe njė ēifti lushnjar, qė pėrfundon nė tragjedi Fallin%5B1%5DHistoria rozė mes njė ēifti tiranas dhe njė ēifti lushnjar, qė pėrfundon nė tragjedi
ENTELA RESULI | 09/05/2009
Historia e dy ēifteve qė "kaluan njė natė tė paharrueshme sė bashku", pėrfundon me vdekjen e njė vajze. Gjyqi i rrallė nė kryeqytet, historia e pazakontė e gjykuar nga togat e zeza tė kryeqytetit

TIRANE- E kanė nisur si argėtim, por ka pėrfunduar nė tragjedi. Njė vendim i Gjykatės sė Tiranės, i shkurtit tė kėtij viti, hedh dritė mbi njė histori tė pazakontė me sfond erotik, por qė ka pėrfunduar me vdekjen e njė 24-vjeēareje.
Gjithēka ka filluar nė datėn 7 prill 2007, ku nė njė gazetė nga ato qė pėrmbajnė rubrikat, "Vajzat kėrkojnė djem" dhe anasjelltas, botohet njė kėrkesė me kėtė pėrmbajtje: "Jemi njė ēift 24 dhe 32 vjeē nga Tirana, duam njė ēift tjetėr simpatik pėr tė kaluar momente tė paharrueshme sė bashku..."
Kėsaj thirrjeje i bashkėngjitej numri i telefonit (i shkruar me kod), dhe njė emėr (R), plus iniciali i mbiemrit.
Mesazhi i kėtij ēifti u lexua nė Lushnje. Mesa duket kishin tė njėjtin interes... Me pak sekonda bisedė nė telefon, u la dhe ora e vendi i takimit tė dy ēifteve.
Akti i vendimit gjyqėsor, sqaron mė tej hollėsitė: Rreth orės 19.30 tė po asaj date, tek rruga "M. Shyri" nė Tiranė, kanė ardhur S. X. me bashkėshorten K. dhe kanė njoftuar se ishin para godinės sė "Bankės... " (nė vendim ėshtė edhe emri i bankės). Nė atė orė ka dalė pėr t'i marrė zonja R. dhe e ka mirėpritur ēiftin lushnjar nė shtėpinė e vet, e pėrshkruar nga dėshmitė nė hetuesi si "njė ndėrtesė dykatėshe me portė hekuri". Mė pas ka ardhur edhe bashkėshorti i saj. Grupi ėshtė formuar duke plotėsuar dėshirėn e tė dyja palėve pėr tė kaluar, sipas premtimit nė gazetė, "momente tė paharrueshme...". Por, e nesėrmja e asaj nate ka qenė dita e fundit e jetės pėr njė prej personave tė pėrfshirė dhe pikėrisht pėr zonjėn R.
***
Me tė zbardhur dita, ēifti lushnjar ėshtė larguar. Janė nisur rrugės sė kthimit pėr nė qytetin e tyre, me motivin pėr t'u takuar sėrish me ēiftin tiranas. Me mbėrritjen e tyre nė vendlindje, vėnė re se nuk kishin me vete portofolin. Pas disa tentativa tė dėshtuara pėr t'u lidhur nė telefon me bashkėshortėt tiranas, nuk kanė mundur. Atėherė kanė ardhur sėrish nė Tiranė, kanė trokitur, por nuk u ėshtė pėrgjigjur njeri. Kanė pyetur njė fqinje, por ajo u ka thėnė qė nuk i ka parė atė ditė komshinjtė, mė pas kanė lėnė njė letėr tė shkruar me pėrmbajtjen: "Jemi... Kur tė mundesh telefono nė numrin...". Mė pas janė larguar dhe janė kthyer nė Lushnje.
Tė nesėrmen nė darkė, nė banesėn e tyre ka shkuar policia dhe ka shoqėruar pėr nė kryeqytet bashkėshortin e ēiftit lushnjar. Portofoli i tij ishte gjetur nė banesėn e R., por R. nuk ishte mė e gjallė. Ēfarė kishte ndodhur pas largimit tė ēiftit lushnjar nga Tirana?
***
Atė ditė, mė 8 prill, pas largimit tė ēiftit lushnjar drejt qytetit tė tyre, bashkėshorti i R., ka dalė si zakonisht nga shtėpia. Por, pėrpara se tė dilte diēka ka ndodhur mes ēiftit. Gruaja, ndoshta, nuk ka pėrballuar atė qė kishte ndodhur njė natė mė parė, ndoshta kishte njė pendesė, apo diēka tė tillė. Kjo nuk do tė merret vesh kurrė, por duhet tė ketė pasur njė grindje e mė pas goditje nga bashkėshorti, sepse nė trupin e saj, disa orė mė vonė, kur ajo nuk ishte mė gjallė, u gjendėn shenja tė disa goditjeve qė dyshohet se janė dhėnė atė mėngjes fatal. Por nuk e kishin shkaktuar shpullat vdekjen.
Nė vendimin e Gjykatės sė Tiranės, nr.159, datė 11 shkurt, me gjyqtar Ilir Ēelikun, lexojmė vijimin e kėsaj historie, tė denjė pėr filmat triller:
Kur ėshtė kthyer pasdite nė shtėpi, (sė bashku me njė tė njohurin e tij, edhe ky i marrė dėshmitar gjatė procesit) bashkėshorti tiranas e ka gjetur gruan tė shtrirė pėrtokė nė pėrpjekje pėr tė vjellė, por nė pamundėsi pėr ta bėrė kėtė veprim. Dy burrat e kanė hipur R. nė makinė dhe janė nisur me urgjencė drejt Spitalit Ushtarak tė Tiranės.
Gjatė rrugės, pyetjes se ēfarė kishte, R., i ishte pėrgjigjur se "kishte pirė disa ilaēe". Kanė mbėrritur nė Spitalin Ushtarak. Mjeku i turnit (edhe ky i marrė mė pas i pandehur pėr veprat penale tė "mjekimit tė pakujdesshėm" dhe "korrupsionit pasiv"), e ka vizituar dhe i ka dhėnė ndihmėn e parė. Mė pas i ka thėnė se mund tė dilte nga spitali dhe tė rikthehej tė nesėrmen nėse kishte probleme.
Por e nesėrmja nuk ka ardhur kurrė pėr R. Akti gjyqėsor thotė se 10 minuta pas daljes nga spitali, rrugės pėr nė shtėpi, brenda nė makinė, ajo ėshtė bėrė keq. Makina ėshtė kthyer mbrapsht drejt spitalit, por ishte vonė. Nė dėshminė e tij, mjeku thotė:
"10-15 minuta pasi i pėrcolla vajzėn dhe dy djemtė, pacientja kthehet nė urgjencė, e shoqėruar po nga dy personat nė gjendje tė rėndė me cianozė (nxirje tė fytyrės), puls shumė tė dobėt, tension 60-40, pulsacione tė dobėta nė arterien kardiake. Nė kėto rrethana, i gjithė stafi mjekėsor filloi masazhim manual (me duar) tė zemrės, iu vendos intanyl dhe u dėrgua nė urgjencė dhe, me gjithė ndėrhyrjet mjekėsore, rreth orės 22.00 tė mbrėmjes, shtetėsja R. ka ndėrruar jetė.."
***
Historia rozė, e shndėrruar kėsisoj nė tragjedi, nuk pėrfundon me kaq. Pas vdekjes sė 24-vjeēares, gjithė ngjarja kaloi nė filtrat e hetimit tė policisė dhe tė prokurorisė, pėr tė zbuluar se ēfarė kishte ndodhur me ēiftin nė fjalė, tė cilėt kishin 10 vjet qė bashkėjetonin.
Sipas hetimeve mėsohet se viktima, atė mėngjes, pas natės rozė, ėshtė goditur nga bashkėshorti i saj. Shenjat e goditjeve gjendeshin nė trupin e tė ndjerės, por sipas raportit mjekėsor, nuk kanė qenė kėto shkaktarėt e vdekjes. Mekanizmi i vdekjes ka qenė arresti kardiak dhe pushimi i zemrės. Me sa duket, pas largimit tė bashkėshortit nga shtėpia, atė mėngjes, zonja R. ka kaluar momente tė tmerrshme vetmie dhe refleksioni. Sipas raportit mjekėsor, vdekja ka ardhur nga "intoksacioni me kokainė".
Bashkėshorti i viktimės ėshtė shpallur fajtor nga Gjykata e kryeqytetit, duke u dėnuar me 1 vit burgim dhe treqind mijė lekė gjobė, pėr veprėn penale tė "shtyrjes nė vetėvrasje".
Kėsaj i ėshtė bashkėngjitur edhe njė akuzė tjetėr: ajo e "korrupsionit aktiv tė personave qė ushtrojnė funksione publike" (sikur tė mos mjaftonin gjithė tė tjerat, i ka dhėnė edhe 5000 lekė tė rinj ryshfet mjekut).
E gjitha tė ngjan me njė skenar filmi, por ėshtė njė histori e ndodhur nė mes tė Tiranės. Njė nga ēėshtjet gjyqėsore mė interesante tė kohėve tė fundit, qė zbulon edhe njė Tiranė tė errėt, tė panjohur, atė qė fshihet pas lajmėrimeve nė faqet e njoftimeve rozė.

SHĖNIM I REDAKTORIT: Vendimi i plotė i Gjykatės sė Tiranės pėr ēėshtjen, ndodhet nė redaksinė e Sh2-shit. Redaksia ka fshirė emrat e plotė tė protagonistėve pėr arsye etike, qė lidhen me ruajtjen e jetės sė tyre private.

marre nga gazeta Shekulli, Etmond.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://Lushnja.com
 
Historia rozė mes njė ēifti tiranas dhe njė ēifti lushnjar, qė pėrfundon nė tragjedi
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Historia e lushnjes!
» Historia e emrit te qytetit te Lushnjes
» historia e popullit shqipetar

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions