LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Identiteti evropian i shqiptarėve (1) (eskluzive)

Shko poshtė 
3 posters
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
NIKO


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 37
Location : Genova

Identiteti evropian i shqiptarėve (1) (eskluzive) Empty
MesazhTitulli: Identiteti evropian i shqiptarėve (1) (eskluzive)   Identiteti evropian i shqiptarėve (1) (eskluzive) Icon_minitimeTue May 05, 2009 5:18 pm

Identiteti evropian i shqiptarėve (1) (eskluzive) A_472Ismail KADARE. Sprovė 1 Nė shkurt tė vitit 2006, kryekomisioneri i Kėshillit tė Evropės, Baroso, fluturoi me avion pėr nė Tiranė, pėr nėnshkrimin e Marrėveshjes sė Shqipėrisė sė vogėl me kontinentin e madh evropian. Disa vite mė parė fjala “marrėveshje” e pėrdorur pėr Evropėn, do tė ishte fatale nė Shqipėri, madje aq fort, saqė do tė ēonte nė burg ose nė pushkatim cilindo. Pėr Evropėn ishte e pėrshtatshme vetėm njė fjalė, ajo e kundėrta me marrėveshjen, pra “mosmarrėveshja”. Mosmarrėveshje e plotė, e palodhshme, e pėrjetshme. Ky ishte urdhri numėr njė i kohės. Programi i pandryshueshėm komunist. Thėnė ndryshe: verdikti kundėr Shqipėrisė. Nė dhjetor tė vitit 1990, ky verdikt u shkel me kėmbė e u thye. Fjalėt “e duam Shqipėrinė si Evropa”, ishin tė parat qė gjėmuan nė trajtėn e njė himni, e njė programi tė ri. E bashkė me to, disa javė mė pas, shtatorja e njeriut mė antievropian qė kishte njohur ky vend, u thye e u zvarrit gjithashtu. Qė nga ajo kohė Evropa, mė saktė Evropa atlantike nuk pushoi sė qeni xanxa kryesore pėr shqiptarėt.
Mė 1997, kur pėr turpin tonė, shteti shqiptar ra, ishte Evropa qė na u gjend nė fatkeqėsi. S’na erdhi ashtu siē e kishim pritur: me viza, para dhe, Zoti e di ēfarė, por me armė dhe topa, pėr tė na pajtuar me njėri-tjetrin. Pėrpara se Evropa me NATO-n tė merrnin kėtė vendim tė madh, disa herė u ngrit dyshimi se mos shqiptarėt e ndėrkryer, ashtu tė armatosur siē ishin, tė qėllonin trupat ndėrhyrėse. Pėr fat tė mirė, kjo nuk ndodhi. Midis marrėzisė, populli shqiptar e bėri sė paku njė gjė tė menēur. Nė vendin ku mosprekja e kufirit prej ēizmes sė ushtarit tė huaj, ishte kthyer nė mit, asnjė armė, qoftė edhe pėr zakon, nuk u shkreh kundėr ushtrisė euroatlantike. Ishte hera e parė qė nė historinė shqiptare ndodhte njė gjė e tillė. Ajo ishte njė dėshmi e madhe: dėshmi prekėse, se atė ushtri qė po zbarkonte nga deti dhe nga ajri, shqiptarėt e quajtėn si tė tyren. Vetvetishėm midis kaosit, pa retorikė integruese, pa u shtyrė prej askujt, shqiptarėt treguan qartė se ndiheshin evropianė. Ata nėnshkruan kėshtu njė akt monumental: rigjetjen e Evropės sė humbur. Dy vite mė pas, si njė pėrgjigje e mirėkuptimit, ndodhi e pabesueshmja. E njėjta ushtri euroatlantike, me avionė, raketa e bombardime, ndėrhyri pėr ēlirimin e Shqipėrisė sė jashtme, Kosovės. U duk sikur kontinenti mėmė, i penduar pėr harresėn e gjatė, po kujtohej mė nė fund pėr popullin e braktisur. 2 Nėse marrėdhėniet e Evropės me mė trillanin e tre gadishujve tė saj jugorė, Ballkanin, mund tė thuhej se ishin kundėrthėnėse, ato me shtetin e vogėl shqiptar, e kapėrcenin ēdo pėrfytyrim. Pėrpara se tė kujtojmė tepėr shkurt kronikėn historike, le tė sjellim ndėr mend vitet e tranzicionit, ato qė i mbajnė mend tė gjithė. Fill pas dehjes sė parė pėr Evropėn, madje mu midis dalldisjes pėr tė, nuk u bė e qartė asnjėherė se ēfarė e shtyu qeverinė e parė demokratike tė bėnte njė lėvizje kundėrthėnėse. Krejt si njė shpend i verbėr, njė dėrgatė shqiptare fluturoi me avion pėr nė Xhedal, fluturim pas tė cilit Shqipėria u gdhi nė Ligėn Islamike. Opozita e majtė bėri njėfarė zhurme, kundėrshtuese, qė u quajt me tė drejtė e pasinqertė, ngaqė kur ajo vetė erdhi nė pushtet, nuk bėri asgjė pėr ta rishqyrtuar anėtarėsimin ende tė paratifikuar nė Parlament. Kjo u shpjegua dymėnyrash. E para, se opozitės, sė akuzuar, pėr shkak tė liderėve tė saj, si grekofile, i interesonte njė ngjyrim i tejshquar islamik pėr t’u mjegulluar filogreqizmi i saj. E dyta, hotelet e shtrenjta tė Dubait, tė shoqėruar, ndoshta, nga dhurata tė shtrenjta, ishin mjaft joshėse gjithashtu pėr tė majtėn. Kur u duk se, pas kėsaj turbullire, njėfarė konsensusi u arrit midis dy krahėve kryesorė politikė, tė djathtės dhe tė majtės, lidhur me Evropėn, kur u duk se u kapėrcye disi edhe xhelozia e secilės palė, qė futjen nė Evropė ta kryente ajo e kurrsesi pala tjetėr; shkurt, kur u duk mė nė fund se dritėza e shumėpritur nė anėn tjetėr tė tunelit po shfaqej, nė vend tė kthjellimit tė strategjisė politike shqiptare, ca re tė zeza e mbuluan horizontin. Ishin ca hamendje pėrherė e mė shqetėsuese, ca si mėdyshje kinse filozofike, kinse hamletiane: jemi apo s’jemi evropianė. Tė jemi a tė mos jemi tė tillė. Ėshtė Shqipėria Evropė, a s’ėshtė Evropė. Ėshtė Lindje a Perėndim. Ėshtė mė shumė Perėndim se Lindje. Ėshtė mė shumė myslimane se e krishtere. Ėshtė edhe ashtu edhe kėshtu. S’ėshtė as ashtu, as kėshtu etj., etj. U dukėn si pėrēartje komike nė fillim. Ndėrkaq, hamendjet e hamletizmat sa vente shtoheshin. Le ta themi mė mirė haptas atė qė kemi fshehur. Pėrse tė hiqemi ata qė s’jemi? Pėrse, hiqemi si evropianė, kur dihet qė s’jemi tė tillė? Shkurt, pėrse tė na vijė turp nga identiteti ynė joevropian? Sa mė shumė qė nėnshkrimi i marrėveshjes sė Shqipėrisė shtetėrore me Evropėn afrohej, aq mė fort ndiheshin murmurimat. Sa mė shumė qė afrohej caktimi i statusit tė Kosovės, me fjalė tė tjera, besimi i Evropės e i Amerikės se Kosova mund tė hynte si shtet i pavarur nė familjen kontinentale, aq mė kėmbėngulėse bėhej krrokama se shqiptarėt ishin si mish i huaj, pra i padashur, pėr Evropėn. S’ishte mbushur as java e fillimit tė bisedimeve tė Vjenės pėr statusin e Kosovės, e s’kishin kaluar veē disa orė qė avioni i kryekomisionerit evropian Baroso, ishte ulur nė aeroportin e Tiranės, kur murmurimat disi kaotike u shtuan. Ato u shfaqėn madje edhe atje ku priteshin mė pak, si pėr shembull, nė ndonjė deklarim tė akademikut nga Kosova, Rexhep Qosja. Thelbi i shkrimit tė tij “Identiteti kombėtar dhe vetėdija fetare”, ėshtė pėrpjekje pėr tė treguar se shqiptarėt vetėm pėrgjysmė i pėrkasin qytetėrimit evropian. Sipas Qosjes shqiptarėt s’kanė pse tė shtiren si evropianė, ngaqė ata “i takojnė qytetėrimit islamik hiē mė pak se qytetėrimit tė krishterė”. I turbullt, i cekėt dhe i pasaktė, akademiku bie nė kundėrshtim me veten dhe shkrimet e tij tė mėparshme ku ai me tė drejtė, ka qenė ithtar i vendosur i tezės se atdheu ėshtė njė, e fetė janė tri, pra, nuk janė fetė ato qė kushtėzojnė identitetin por tjetėr gjė. E megjithatė, kur vjen puna pėr tė vėrtetuar evropianizmin e munguar shqiptar, Qosja pėrdor pikėrisht fjalėt “islamik” dhe “i krishterė” thua se njė shqiptar i krishterė mund tė jetė evropian, por njė shqiptar mysliman, kurrsesi! Por keqkuptimet nė shkrimin e Qosjes nuk janė vetėm kėto. Pėrveē nervozizmit tė papėrligjur ndaj asaj tradite kulturore qė ka qenė lidhur me katolicizmin e hershėm shqiptar, nervozizėm qė nuk lė pa prekur mbajtjen e portretit tė Nėnė Terezės nė institucionet e Kosovės, nė kėto shkrime spikat diēka e errėt dhe e rrezikshme: ndarja e identitetit shqiptar. Muzika ngjan si e njohur. Askush nuk mund tė jetė aq naiv sa tė mos e kuptojė se njė identitet i ndarė ėshtė njė komb i ndarė. Askush s’mund tė jetė aq i ngathėt nga mendja qė tė mos e kuptojė se pėrjashtimi i gjysmės ose shumicės sė kombit shqiptar nga identiteti evropian, do tė thotė pėrjashtim nga Evropa. Dhe pėrjashtimi nga Evropa nuk ėshtė larg dėbimit nga Evropa. Ky nuk ėshtė as pėrfundim teorik e as filozofik. Kombi shqiptar, pėrpara se ta lexojė nė libra e ka ndier nė mishin e tij kėtė lemeri. Shpėrnguljet me dhunė kanė hyrė nė vetėdijen e traumatizuar tė disa brezave shqiptarė. Kėto shpėrngulje nuk ranė si rrufe nė qiell tė pastėr. Ato ishin pėrgatitur pėr njė kohė tė gjatė nga zyra kriminelėsh, nga ushtarakė sadistė, nga akademikė tė zinj si Vasa Ēubrulloviēi, nga mendėsia e njė popullsie tė tėrė tė dehur prej etheve shoviniste. Nė kėtė pėrgatitje, po ta hulumtosh tani do tė gjesh paradigmat e vjetra: Njėra prej tyre ėshtė identiteti joevropian i shqiptarėve. Shqiptarėt, turq tė ardhur nga Anadolli. Shqiptarėt, myslimanė, mish i huaj pėr Evropėn e krishtere. Shqiptarėt, rrezik pėr qytetėrimin evropian. Shqiptarėt duhen mbajtur tė tkurrur, tė thyer nė mes. Na lini ne ta bėjmė kėtė punė. Gjithė strategjia e Millosheviēit pėr tė marrė dritėn jeshile nga Evropa pėr zhbėrjen e sė paku gjysmės sė kombit shqiptar, atij “qė s’kishte identitet evropian”, domethėnė tė shqiptarėve mė besim mysliman, bazohej nė besimin e tij tė verbėr se Evropa do tė binte nė kėtė kurth gjenocidar. Ne e dimė ē’ndodhi. Evropa dhe SHBA-ja nuk ranė nė kurth dhe kjo ėshtė njė nga aktet mė tė ndritshme tė qytetėrimit perėndimor.
3 Pėrpara se t’i kthehemi tezave pėr identitetin e pėrgjysmuar shqiptar, le tė hamendėsojmė njė ēast se ndoshta mbrojtėsit e tyre kanė tė drejtė. Me fjalė tė tjera tė shtrojmė pyetjen se mos vallė gjithė kėto vite, madje disa shekuj me radhė nuk e paskėshim ditur ē’kemi qenė? Ose e kemi ditur gabim? Mos na kanė gėnjyer poetėt, nga De Rada te Naim Frashėri, qė tė kujtojmė se jemi ata qė s’jemi? Dhe prapė mund tė vazhdonim. Mos vallė mė 1990, kemi lėshuar britmėn e gabuar “E duam Shqipėrinė si Evropa?” Mos vallė ajo duhej tė ishte: “E duam si Evropa, por e duam edhe si Azia”, ose “Hiē mė pak se Azia?” Shkurt mos jemi ata qė s’jemi? E gjithė kjo nuk ėshtė aspak pėr tė qeshur. Pėrēartje tė tilla, nė prag tė afrimit tė portave tė Evropės, pėrpara se tė ishin komike, janė thellėsisht tragjike. Si tė tilla, ato kėrkojnė njė pėrgjigje tė qartė, serioze dhe pse jo, tė prerė. Nė raste tė tilla parimi kryesor ėshtė se njė popull ėshtė ai qė ėshtė dhe s’ka nevojė as pėr pudėr zbukurimi e as pėr blozė pėrēmuese. Letrat e Shqipėrisė janė tė qarta. Populli shqiptar nuk ka identitet gjysmak, tė shtirė apo tė fshehur pas lajlelulesh mashtruese. Identiteti i tij ėshtė gjithashtu i qartė, pavarėsisht se dikush nuk dėshiron ta shohė, e dikujt nuk i intereson ta shohė. Gjeografia, gjėja mė kokėfortė nė botė, dėshmon e para evropianitetin shqiptar. Zelli i atyre qė me ēdo kusht duan ta zbehin disi edhe kėtė fakt kokėfortė, arrin disa herė tė krijojė pėrshtypjen se Shqipėria ėshtė nė skaj tė Evropės dhe fill pas saj nis Turqia, ose Azia. Ndėrkaq, kur hedh sytė nė hartė vėren se gjer nė atė kufi shtrihen sė paku tri shtete tė tjera: Maqedonia, Greqia dhe Bullgaria. Pėr tė mos pėrmendur atė qė quhet “Turqia evropiane”. Popullsia shqiptare, ashtu si e gjithė kontinentit evropian, ėshtė e bardhė. Ashtu si gjuha, ajo quhet, nė rastin mė tė favorshėm, pasardhėse e ilirėve, nė mė tė pafavorshmet, e trako-ilirėve. Historia e Shqipėrisė, ashtu si e gjithė gadishullit, gjer nė pushtimin otoman, ėshtė pjesė e kronikės mesdhetare evropiane. Sė paku tri qytete kryesore tė saj, me jetė tė pandėrprerė, Durrėsi, Shkodra dhe Berati, kanė afėrsisht njė moshė me Romėn. Lidhjet ekonomike e ushtarake, ligjet rregulluese (statutet) e qyteteve, tė rrugėve e porteve detarė janė tė njė natyre me ato tė kontinentit. Gjurmėt arkeologjike greko-iliro-romake, teatro e amfiteatro gjenden gjithashtu kudo. Historia e mesjetės shqiptare sipas veprės monumentale tė Milan Shuflait, jepet nė njė tablo tė plotė me principatat, kryezotėt, aleancat, krushqitė e natyrisht grindjet e pashembullta, tradita e tė cilave ka mbėrritur e pazbehur aspak gjer nė ditėt tona. Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, heroi kombėtar shqiptar, pėrmendja e tė cilit ishte e ndaluar nė Shqipėri pėr pesė shekuj, pėr shkak tė sundimit otoman, u bė sė pari njė mit evropian, (mbi njė mijė vepra historike e artistike, tė shkruara pėr tė), pėrpara se Evropa t’ia rikthente Shqipėrisė nė shekullin XX. Letėrsia e hershme shqipe, letėrsi dygjuhėshe, shqip e latinisht, si nė shumicėn e vendeve evropiane, u zhvillua nė tė njėjtin nivel pėr gati tre shekuj. Emra tė mėdhenj tė saj si Pjetėr Budi, Frang Bardhi, Pjetėr Bogdani i botonin veprat e tyre dygjuhėshe nė kryeqendrat kulturore evropiane, pėr t’i sjellė fshehtazi nė Shqipėri, ku shkrimi dhe shtypshkrimi shqip ishin tė ndaluara. Nė kushtet dramatike tė ndalimit, mė 1908, njė komision i kryesuar nga Gjergj Fishta dhe Mithat Frashėri, me shpalljen e alfabetit latin si alfabet zyrtar tė shqiptarėve, dhanė njė kumt tė qartė tė evropianizmit shqiptar. Kjo ndodhte nė prag tė agut, pas njė nate tė gjatė pesėshekullore, kur mendjet ishin ende tė turbullta, dhe alfabeti latin nė Ballkan ishte tepėr i rrallė. Me kėtė mall tragjik pėr Evropėn e humbur, Shqipėria mbėrriti nė vitin 1912, vit i lirisė sė saj. Mė 28 nėntor u shpall pavarėsia, dhe nga zgafellat e kombit u nxor flamuri i moēėm mbretėror me shkabė dykrenore, njė nga emblemat e mėdha, e cila, prej botės romako-bizantine i kishte kaluar Evropės e kishte zėnė vend nė qendėr tė heraldikės sė saj. Kontinenti nėnė, nė njė vrull fisnikėrie ua njohu atė shenjė shqiptarėve. Por gjestet e Evropės do tė ishin mė pas tepėr tė kursyera pėr ta.


Marre nga: Ismail Kadare (autori)

Edituar per Lushnja.com NIKO
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.lushnja.com
KLEA
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres
KLEA


Numri i postimeve : 76
Join date : 28/03/2009
Location : MILANO

Identiteti evropian i shqiptarėve (1) (eskluzive) Empty
MesazhTitulli: Re: Identiteti evropian i shqiptarėve (1) (eskluzive)   Identiteti evropian i shqiptarėve (1) (eskluzive) Icon_minitimeTue May 05, 2009 5:27 pm

Gjergj Buxhuku
Pikėrisht, kur shembujt e keqqeverisjes sė kaluar po mbushin median dhe sirtarėt e Prokurorisė, me dhimbje po shikojmė se qeverisja e re po jep disa shenja tė para, se nuk po ndryshon nga paraardhėsit e saj. Fjalėn e kemi pikėrisht tek emėrimet e sapokryera nė bordet drejtuese tė shoqėrive me kapital publik tė sektorėve tė naftės tė telekomunikacioneve, tė energjisė e kėshtu me radhė. Konflikti i interesave ėshtė i qartė, kur shikon se anėtarė tė bordeve drejtuese po bėhen persona politikė tė qeverisė sė re, qė e kanė njė vend tė pėrhershėm pune nė qeveri. Pra, pavarėsisht se u anatemuan zyrtarėt e djeshėm, qė njėkohėsisht punonin, pėrveē postit tė tyre edhe nė vende tė tjera publike, duke u dypunėsuar ose trepunėsuar njėkohėsisht, duke pėrfituar shpėrblime tė drejtpėrdrejta shtesė pa pėrmendur tė tjerat, pa asnjė ndryshim po pėrsėritet e njėjta gjė. Tė duket sikur sulmi ndaj tė djeshmėve ėshtė bėrė pikėrisht dhe vetėm pėr t’u zėvendėsuar nga i njėjti lloj, thjesht pėr t’u liruar vende pune tė rinjve. Shkurt, njė konflikt i pastėr interesash, pasojat e tė cilėve do tė shihen pa asnjė dyshim nė ecurinė e punės sė shoqėrive me kapital publik. Shoqėri, qė janė me interes tė jashtėzakonshėm, jo vetėm nė mbarėvajtjen e punėve tė qeverisė sė re, por mbi tė gjitha nė thelbin strategjik tė tyre, qė prek ekonominė shqiptare. Ndokush mund tė thotė se ligjėrisht nuk ka asnjė problem, qė zyrtarė qeveritarė janė njėkohėsisht edhe anėtarė ose kryetarė bordesh tė ndėrmarrjeve publike. Ligjėrisht mund tė jetė ashtu, por konflikti i interesave shprehet edhe nė anėn morale tė tij. Nuk mund tė pranohet, qė tė pėrfitohet dypunėsim faktik nė administratėn shtetėrore, ndėrkohė, qė mund tė angazhohen fare mirė pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile dhe pėrfaqėsues tė botės akademike dhe universitare nė detyrat e mėsipėrme, qė nuk janė me kohė tė plotė, por janė shumė tė rėndėsishme nė mbarėvajtjen e punėve nė shoqėritė strategjike tė mėsipėrme dhe mbi tė gjitha nuk kanė konflikt interesash nė punėn e tyre. Ndryshe i bie, qė edhe qeverisja e kaluar nuk ka pasur konflikt interesash, nėse ka vepruar me tė njėjtėn mėnyrė siē po veprojnė tė sotmit. Nė kėto kushte ėshtė e moralshme, qė tė paktėn tė mos sulmosh nė media tė kaluarit kur sot po vepron me tė njėjtat mėnyra.
Por, duhet pranuar se sa mė sipėr, pra ana morale e shfaqjes sė konfliktit tė interesave nė shoqėritė me kapital publik tė qeverisjes sė re, ėshtė e keqja mė e vogėl e dukurisė. Ajo, qė na intereson mė tepėr ėshtė fakti se pėrzierja e kėshilltarėve tė kryeministrit drejtpėrdrejtė nė administrimin e kompanive publike paraqet probleme tė tjera shumė tė mėdha. Ose mė mirė tė themi ka dy tė kėqija tė mėdha.
Sė pari, kemi njė zhdukje tė plotė tė oponencės institucionale, meqenėse zyrtarė me post politik siē janė kėshilltarėt e kryeministrit dhe zyrtarėt e tjerė qeveritarė politikėqė kryejnė njėkohėsisht edhe detyra me natyrė tė mirėfilltė ekzekutive, siē ėshtė administrimi i kompanive me kapital publik. Edhe njė zyrtar me eksperiencė minimale e kupton, se nėse do, qė njė punė tė mos shkojė mirė nė qeveri, mjafton tė pėrzihesh bėrėsin e politikave me ekzekutuesin e tyre. Tė bashkuara nė tė njėjtėn dorė ato mund tė komprometojnė, qė nė fillim hartimin e politikave dhe tė krijojnė terren jashtėzakonisht tė pėrshtatshėm, pėr lindjen e dukurisė sė korrupsionit me qėllim pėrfitimi personal ose tė klanit pėrkatės. Kėtu nuk bėhet mė fjalė pėr shpėrblimet shtesė tė zyrtarėve, por pėr vetė shfrytėzimin e hapėsirave pėr korrupsion masiv me mjete financiare tė vetė shoqėrive publike, qė duhet sqaruar, janė me vlera tė jashtėzakonshme parė tė ardhurat qindra e qindra milionė dollarėsh tė pėrvitshėm, qė ato qarkullojnė nė arkat e tyre. Nė kėtė rast kemi tė bėjmė me pėrpjekjet pėr tė krijuar kushtet pėr korrupsion tė pėrmasave tė mėdha, duke zvogėluar nė maksimum pėr tė shkuar deri nė mbylljen e tė gjitha mundėsive pėr kontroll. Tė gjithė subjektet dhe individėt, ose pjesa mė e madhe e tyre do tė jene tė pėrfshirė nė lojėn e madhe tė njė korrupsioni tė ardhshėm tė mundshėm, qė nė kėtė rast fillon me hartimin e politikave dhe mbaron me ekzekutimin e tyre, duke marrė emrin e famshėm “ kapje e shtetit”/“ state capture”. Pra, dalėngadalė, por me siguri krijohen kushtet, qė me pėrzierjen dhe bashkimin e politikėbėrėsve me ekzekutuesit brenda njė personi, tė shkohet pikėrisht nė udhėn e paraardhėsve qeveritarė, qė e nxorėn vendin nė krye tė listės sė korrupsionit.
Sė dyti, mėnyra e zgjedhur e emėrimit tė kėshilltarėve tė kryeministrit nė detyra tė mirėfillta ekzekutive nė kompanitė strategjike publike, nė thelbin e saj ėshtė njė mėnyrė shumė e rafinuar, pėr tė shmangur edhe vetė kontrollin e tij nė afatgjatė. Shkaku ėshtė, se qė njė qeveri tė punojė mirė, domosdoshmėrisht duhet qė kontrolli i punėve tė bėhet me kryqėzim informacioni. Sa mė sipėr ėshtė e nevojshme para sė gjithash pėr mbarėvajtjen e punėve nė kompanitė strategjike publike. Roli kontrollues i kryeministrit pėr vetė kushtet e veēanta tė funksionimit tė qeverisjes shqiptare, ėshtė vendimtar. Njė nga mėnyrat mė tė rėndėsishme tė kontrollit ėshtė nėpėrmjet kėshilltarėve tė tij, qė do tė duhet tė raportojnė nė vazhdimėsi. Por, njė rol i tillė ėshtė i kompromentuar me emėrimin e tyre nė poste ekzekutive nė kompani. Kuptohet, qė ata nuk mund tė kontrollojnė dhe tė denoncojnė vetveten nė rast tė njė keqmenaxhimi apo korrupsioni tė brendshėm. Nė mėnyrė automatike informacioni nga burimi i mėsipėrm del i pabesueshėm. Do tė ishte edhe mė keq nėse do tė merrej parasysh nga kryeministri. Kjo tė shtyn tė besosh se, punėsimi i dyfishtė i kėshilltarėve tė kryeministrit nė detyra administrimi nė kompanitė publike nuk ėshtė njė veprim i thjeshtė i shprehjes sė konfliktit tė interesave.
Nė thelb ajo ėshtė njė pėrpjekje tepėr e hollė nga ideuesve dhe zbatuesve tė saj, pėr ta lenė pa informacionin e domosdoshėm kryeministrin e vendit ose mė keq pėr tė pasur tė dhėna tė gabuara pėr vlerėsimet e tij. Nė kėtė mėnyrė del nė terren parimi i aleancės sė hekurt dhe tė pėrhershme tė mėkatarėve. Futja e kreut tė qeverisė nga vartėsit nė izolimin e kristaltė tė informacionit tė zbukuruar ose mungesės sė tij, ėshtė njė dukuri, qė nuk ėshtė pėrdorur pėr herė tė parė nė Shqipėri. Pasojat e saj i kemi parė dhe ndjerė dhimbshėm nė shumė raste ku kryeradha janė piramidat e pėrgjakshme tė ‘97. Gjithmonė nėse pranojmė dhe shpresojmė se emėrime tė tilla janė bėrė pa dijeninė e tij. E kundėrta do tė ishte fatale.
© 2003 Gazeta Panorama
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.ambra.forumattivo.com
Ledi
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres
Ledi


Numri i postimeve : 120
Join date : 31/08/2008
Age : 41
Location : Athens

Identiteti evropian i shqiptarėve (1) (eskluzive) Empty
MesazhTitulli: Re: Identiteti evropian i shqiptarėve (1) (eskluzive)   Identiteti evropian i shqiptarėve (1) (eskluzive) Icon_minitimeThu May 07, 2009 5:10 am

Edhe nje here shkrimtari me i math shqiptar Ismail Kadare na befason me shkrimet e tij . Mbasi e lexova kete shkrim me beri shume pershtypje menyra se si shprehet autori, nga fillimi deri ne fund . Ne te gjithe permbledhjen e tij ka tonisur shume tema te rendesishme per kombin shqiptar, qe me "penen" e tij i ka dhene ngjyra te ndryshme duke ruajtur ekuilibrin e duhur. Mendoj qe mendimet dhe mesazhet qe na jep autori nepermjet shkrimit te tij, jane me se te qarta, te sakta dhe konkrete per lexuesit. Cdo njeri mund te nxjere konkluzionet e tij nga ky shkrim,por mendoj qe na interesojn dhe perkasin direkt keto tema te cilat kerkojne nje pergjigje te qarte nga cdo shqipetare. Nuk dua qe ta analizoje me tej ...

  • Kur u duk se, pas kėsaj turbullire, njėfarė konsensusi u arrit midis dy krahėve kryesorė politikė, tė djathtės dhe tė majtės, lidhur me Evropėn, kur u duk se u kapėrcye disi edhe xhelozia e secilės palė, qė futjen nė Evropė ta kryente ajo e kurrsesi pala tjetėr; shkurt, kur u duk mė nė fund se dritėza e shumėpritur nė anėn tjetėr tė tunelit po shfaqej, nė vend tė kthjellimit tė strategjisė politike shqiptare, ca
    re tė zeza e mbuluan horizontin. Ishin ca hamendje pėrherė e mė shqetėsuese, ca si mėdyshje kinse filozofike, kinse hamletiane: jemi apo s’jemi evropianė.




  • Tė jemi a tė mos jemi tė tillė. Ėshtė Shqipėria Evropė, a s’ėshtė Evropė. Ėshtė Lindje a Perėndim. Ėshtė mė shumė Perėndim se Lindje. Ėshtė mė shumė myslimane se e krishtere. Ėshtė edhe ashtu edhe kėshtu. S’ėshtė as ashtu, as kėshtu etj., etj.



  • S’ishte mbushur as java e fillimit tė bisedimeve tė Vjenės pėr statusin e Kosovės, e s’kishin kaluar veē disa orė qė avioni i kryekomisionerit evropian Baroso, ishte ulur nė aeroportin e Tiranės, kur murmurimat disi kaotike u shtuan. Ato u shfaqėn madje edhe atje ku priteshin mė pak, si pėr shembull, nė ndonjė deklarim tė akademikut nga Kosova, Rexhep Qosja. Thelbi i shkrimit tė tij “Identiteti kombėtar dhe vetėdija fetare”, ėshtė pėrpjekje pėr tė treguar se shqiptarėt vetėm pėrgjysmė i pėrkasin qytetėrimit evropian.

  • Sipas Qosjes shqiptarėt s’kanė pse tė shtiren si evropianė, ngaqė ata “i takojnė qytetėrimit islamik hiē mė pak se qytetėrimit tė krishterė”. I turbullt, i cekėt dhe i pasaktė, akademiku bie nė kundėrshtim me veten dhe shkrimet e tij tė mėparshme n ku ai me tė drejtė, ka qenė ithtar i vendosur i tezės se atdheu ėshtė njė, e fetė janė tri, pra, nuk janė fetė ato qė kushtėzojnė identitetin por tjetėr gjė. E megjithatė, kur vjen puna pėr tė vėrtetuar evropianizmin e munguar shqiptar, Qosja pėrdor pikėrisht fjalėt “islamik” dhe “i krishterė” thua se njė shqiptar i krishterė mund tė jetė evropian, por njė shqiptar mysliman, kurrsesi!


  • Kombi shqiptar, pėrpara se ta lexojė nė libra e ka ndier nė mishin e tij kėtė lemeri. Shpėrnguljet me dhunė kanė hyrė nė vetėdijen e traumatizuar tė disa brezave shqiptarė. Kėto shpėrngulje nuk ranė si rrufe nė qiell tė pastėr. Ato ishin pėrgatitur pėr njė kohė tė gjatė nga zyra kriminelėsh, nga ushtarakė sadistė, nga akademikė tė zinj si Vasa Ēubrulloviēi, nga mendėsia e njė popullsie tė tėrė tė dehur prej etheve shoviniste.


  • Letrat e Shqipėrisė janė tė qarta. Populli shqiptar nuk ka identitet gjysmak, tė shtirė apo tė fshehur pas lajlelulesh mashtruese. Identiteti i tij ėshtė gjithashtu i qartė, pavarėsisht se dikush nuk dėshiron ta shohė, e dikujt nuk i intereson ta shohė. Gjeografia, gjėja mė kokėfortė nė botė, dėshmon e para evropianitetin shqiptar.

...po e mbyll kete shkrim me nje urim te perbashket .I urojm Shqiperis nje integrim sa me te shpejte ne familjen Evropiane , te seciles i perket.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Identiteti evropian i shqiptarėve (1) (eskluzive) Empty
MesazhTitulli: Re: Identiteti evropian i shqiptarėve (1) (eskluzive)   Identiteti evropian i shqiptarėve (1) (eskluzive) Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Identiteti evropian i shqiptarėve (1) (eskluzive)
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Projekti evropian i makinave pa shofer
» Gjenet e shqiptareve, 34% perendimeore
» Norton ofendoi Kejsi Tolen, BBC falje shqiptareve

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Create a forum on Forumotion | Computers and Internet | Computers | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions