LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Shpikja qė do tė revolucionojė internetin

Shko poshtė 
3 posters
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
etmond


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 47
Location : Athine.

Shpikja qė do tė revolucionojė internetin Empty
MesazhTitulli: Shpikja qė do tė revolucionojė internetin   Shpikja qė do tė revolucionojė internetin Icon_minitimeTue May 05, 2009 11:06 am

"Wolfram Alpha"-n, ekspertėt e konsiderojė po aq tė rėndėsishėm sa "Google"
Revolucioni mė i madh i internetit pėr njė brez tė tėrė do tė zbulohet gjatė kėtij muaji me nxjerrjen e njė softueri qė do tė jetė nė gjendje tė kuptojė pyetjet dhe tė japė pėrgjigje specifike e tė pėrpunuara nė atė shkallė sa nuk ėshtė arritur kurrė mė parė. Sistemi nė fjalė, "Wolfram Alpha", i cili u zbulua pėr sytė e ekspertėve javės sė shkuar nė Universitetin Harvard tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, hedh hapin e parė drejt asaj qė shumė ekspertė e konsiderojnė "Gralin e Shenjtė" tė internetit - njė magazinė globale informacioni, nė gjendje tė kuptojė dhe t‘i pėrgjigjet gjuhės sė zakonshme nė tė njėjtėn formė siē reagon dhe pėrgjigjet njė qenie njerėzore.
Edhe pse sistemi ėshtė ende i ri, ka tėrhequr mbi vete interesin e shumė ekspertėve botėrorė, ashtu si edhe tė shumė tė pasionuarve pas internetit. Ekspertėt e kompjuterėve janė tė mendimit se motori i ri i kėrkimit do tė shėnojė njė hap shumė tė madh pėrpara nė evoluimin e internetit. Nova Spivak, ekspert interneti dhe kompjuterėsh, tha se "Wolfram Alpha" mund tė rezultojė po aq i rėndėsishėm sa shpikja e "Google". "Ėshtė vėrtet mbresėlėnės dhe domethėnės", shkroi nė njė artikull. "Nė fakt mund tė jetė pėr internetin (dhe botėn) po aq i rėndėsishėm sa ‘Google‘, por pėr qėllime tė ndryshme". Tom Simpson, i blogut Convergenceofeverything.com shkroi: "Cilat do tė jenė vlerat e tij nė pėrdorimin e gjerė? Njė paradigmė e re pėr pėrdorimin e kompjuterėve dhe internetit? Ndoshta. Po bėhemi dėshmitarė tė inteligjencės artificiale dhe tė njė hapi drejt njė interneti nė gjendje tė vetorganizohet? Ndoshta. Mendoj se kjo mund tė jetė diēka e madhe".
"Wolfram Alpha", jo vetėm qė do t‘i pėrgjigjet drejtpėrsėdrejti njė pyetjeje si "sa i lartė ėshtė mali Everest", por paralelisht do tė prodhojė njė faqe web-i me informacionet qė kanė tė bėjnė me tė - gjithēka e bazuar mbi burime tė pėrzgjedhura me kujdes - siē janė lokalitetet dhe qytetet mė pranė tij, ashtu si edhe malet e tjera pėrreth, tė kompletuara me grafika e tė dhėna tė detajuara.
Gjithsesi, novacioni i vėrtetė qėndron tek aftėsia e tij pėr "tė pėrpunuar tė dhėnat menjėherė", siē shprehet shpikėsi i tij britanik dr. Stivėn Uolfram. Nė rast se i kėrkon tė krahasojė lartėsinė e malit Everest me atė tė Big Benit, do tė ta tregojė menjėherė. Ose po ta pyesėsh si ishte moti nė Londėr ditėn kur nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės u vra Presidenti Xhon Kenedi, sistemi do tė kryejė shumė shpejt veprimet e duhura dhe do tė tė japė pėrgjigjen. Nė rast se do tė tė interesojė tė dish se kur do tė ndodhė eklipsi diellor i radhės mbi Ēikago, apo vendndodhja e saktė e Stacionit Ndėrkombėtar Hapėsinor, do tė ta tregojė menjėherė me saktėsi.
Dr. Uolfram, fizikan, fitues i disa ēmimeve, i cili sot jeton nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, shtoi se informacioni "pėrzgjidhet me shumė kujdes" qė do tė thotė se fillimisht ėshtė kaluar nė sitė nga ekspertėt. Kjo do tė thotė se do tė arrijė tė shmangė edhe pikėn e dobėt tė siteve si "Wikipedia", ku gjithnjė saktėsia e informacionit lė pėr tė dėshiruar, duke qenė se ėshtė njė sit ku mund tė kontribuojė kushdo. Sistemi i ri ėshtė bazuar te softueri i tij (njė bestseller) i quajtur "Mathematica", qė tashmė ėshtė kthyer nė mjet standard pėr tė gjithė shkencėtarėt, inxhinierėt dhe akademikėt qė u duhet tė pėrballen me zgjidhjen e problemeve komplekse matematikore. "Doja qė dija, tė cilin qytetėrimi ynė e ka akumuluar, tė ishte i llogaritshėm", tha shkencėtari britanik javės qė shkoi. "Nuk isha i sigurt nėse diēka e tillė ishte e mundur. Jam i habitur disi qė funksionoi kaq mirė".
Dr. Uolfram, 49 vjeē, i shkolluar nė Universitetin Eton dhe me njė doktoraturė nė fizikėn e grimcave qė kur ishte 20-vjeēar, tha se nisja e vėnies nė funksion tė sistemit "Wolfram Alpha" gjatė kėtij muaji do tė jetė veē fillimi i projektit. "Do tė jetė nė gjendje tė kuptojė ēfarė ka nė mend pėrdoruesi", shtoi shkencėtari. "Jemi vetėm nė hapin e parė".
Motori i kėrkimit, i cili do tė pėrdoret pa pagesė nga tė gjithė, funksionon duke kėrkuar tė gjithė informacionin e hedhur nė internet, ashtu edhe si nė bazat e tė dhėnave private. Gjithashtu ai shtoi se nuk kishte ndėr mend ta shtrinte sistemin edhe nė informacione qė kanė tė bėjnė me jetėt e njerėzve tė zakonshėm, megjithėse sqaroi e trembej se sistemi mund tė pėrdorej prej tė tjerėve pėr qėllime tė tilla.
"Wolfram Alpha" ėshtė projektuar pėr tė qenė i vlefshėm pėr shkencėtarėt dhe akademikėt, kėshtu qė pėr momentin sjellja e tij nė raport me kulturėn popullore ėshtė mjaft e dobėt. Pėr shembull, testi me termin "50 Cent" ishte njė katastrofė e vėrtetė, pasi ngatėrroi termin valutor me artistin amerikan tė repit. Ėshtė kjo edhe arsyeja qė nuk pėrbėn kėrcėnim tė menjėhershėm pėr "Google", i cili praktikisht operon me njė motor tė ngjashėm kėrkimi, version qė u vu nė pėrdorim vetėm para njė jave.
Por sistemi i ri do tė vazhdonte tė mbėshtetej tek "Wikipedia" pėr tė kuptuar se sa interes kishin pėrdoruesit qė tė vazhdonin tė bazoheshin te ky sit pėr tė marrė informacion. Pėr ekspertėt, tė cilėt dinė mirė se "Google" ėshtė sot njė prej markave mė tė mira botėrore me vlerė rreth 100 miliardė dollarė, "Wolfram Alpha" ka gjithė potencialin e duhur pėr t‘u kthyer nė njė prej markave mė tė mira nė planet. Ndėrkohė qė vetė dr. Uolfram nuk e pėrjashton mundėsinė e bashkėpunimit nė tė ardhmen me "Google", ashtu si edhe me "Wikipedia"-n. "Po kėrkojmė tė bėhemi partnerė me tė gjitha organizatat qė vlejnė", tha shkencėtari. "Kėrkimi, narrativa, lajmet e reja janė komplementare me informacionin qė pėrdorim ne. Shpresojmė se do tė shohim bashkėpunime shumė tė frytshme".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://Lushnja.com
KLEA
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres
KLEA


Numri i postimeve : 76
Join date : 28/03/2009
Location : MILANO

Shpikja qė do tė revolucionojė internetin Empty
MesazhTitulli: Re: Shpikja qė do tė revolucionojė internetin   Shpikja qė do tė revolucionojė internetin Icon_minitimeTue May 05, 2009 5:32 pm

Gjithsesi, novacioni i vėrtetė qėndron tek aftėsia e tij pėr "tė pėrpunuar tė dhėnat menjėherė", siē shprehet shpikėsi i tij britanik dr. Stivėn Uolfram. Nė rast se i kėrkon tė krahasojė lartėsinė e malit Everest me atė tė Big Benit, do tė ta tregojė menjėherė. Ose po ta pyesėsh si ishte moti nė Londėr ditėn kur nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės u vra Presidenti Xhon Kenedi, sistemi do tė kryejė shumė shpejt veprimet e duhura dhe do tė tė japė pėrgjigjen. Nė rast se do tė tė interesojė tė dish se kur do tė ndodhė eklipsi diellor i radhės mbi Ēikago, apo vendndodhja e saktė e Stacionit Ndėrkombėtar Hapėsinor, do tė ta tregojė menjėherė me saktėsi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.ambra.forumattivo.com
etmond
Moderatore
Moderatore
etmond


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 47
Location : Athine.

Shpikja qė do tė revolucionojė internetin Empty
MesazhTitulli: Shpikja qė do tė revolucionojė internetin   Shpikja qė do tė revolucionojė internetin Icon_minitimeTue May 05, 2009 8:53 pm

Zhvillimi kaq i shpejtė dhe sofistikimi i teknollogjis nė pėrgjithėsi, momentalishtė pėr njė pjes tė madhe njerėzish ėshtė paksa i pėrshpejtuar pasi jo tė gjithė kanė mundesin dhe aftėsin pėr ta kuptur e ndiekur atė.
Por sidoqoftė ēlirimi i ideve tė ndritura dhe optimiste kurrėsesi nuk duhet ndalur.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://Lushnja.com
Ledi
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres
Ledi


Numri i postimeve : 120
Join date : 31/08/2008
Age : 41
Location : Athens

Shpikja qė do tė revolucionojė internetin Empty
MesazhTitulli: Re: Shpikja qė do tė revolucionojė internetin   Shpikja qė do tė revolucionojė internetin Icon_minitimeWed May 06, 2009 2:27 am

Nderkohe qe ne perpiqeshim te gjenim informacione te depozituara ne Web nepermjet Google search dhe per te folur ne lidhje (per shume Web 3.0)semantic web ,nje nga nder mendjet me te zgjuara ne bote, Stephen Wolfram(dhe krijuesi i Mathematica) vendosi te krijoje dicka te vecante.

Projekti 'WolframAlpha' flitet - ne pergjithesi - per nje "makine" qe do te ruhen te gjitha njohurite e fituara deri me sot te njeriut ne te gjitha llojet e shkencave,dhe mund te japi pergjigje per cdo pyetje , duke i bere llogaritje (dhe jo thjesht duke i cfaqur ) ato.
WolframAlpha nuk eshte vetem nje motor kerkimi. Eshte nje sherbim nga i cili mund te beni pyetje dhe te merni pergjigjet e pyetjeve tuaja.Kjo arrihet nepermjet llogaritjeve te pergjigjeve (computation) dhe jo nepermjet kerkimit ne faqet e internetit apo analizave statistikore te rezultateve te kerkimit.

Nuk eshte nje Google me e zgjuar por nje "makine llogaritese" e cila furnizohet me te dhena- njohuri te vetedijshme ku ekipi i zhvilimit ka futur ne sistem, te cilat jane nga tema te ndryshme si shkenca,gjeografia, muzika etj me synim qe te kete depozituar te gjitha njohurite e fituara nga njerezit. Ne nje pytje makina nuk mund te kete pergjigje te gatshme, por kupton pyetjen dhe ben llogaritjet ne baze te te dhenave qe ka dhe nepermjet algoritmeve te jep pergjigjen. Pjesa me interesante e aplikimit eshte se do jete ne gjendje te perdori gjuhen e larte Mathematica , te gjitha mundesite teorike dhe praktike te llogaritjeve automatike dhe algoritmike per perpunimin e propozimeve per t'u pergjigjur dhe pyetjeve per llogaritje matematikore, madje dhe te nivelit te larte. Mund te duket nje plane mjaft ambicioz , megjithate , besoj se kur makina Wolfram Alpha do te futet ne perdorim jo vetem qe do te ndihmoj ne kerkim me te sakte por do te jete dhe nje hap me tej per kerkimin dhe marjen e njohurive .
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Shpikja qė do tė revolucionojė internetin Empty
MesazhTitulli: Re: Shpikja qė do tė revolucionojė internetin   Shpikja qė do tė revolucionojė internetin Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Shpikja qė do tė revolucionojė internetin
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions