LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Torturon djalin, per vjedhjen e dyshuar

Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
NIKO


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 37
Location : Genova

Torturon djalin, per vjedhjen e dyshuar Empty
MesazhTitulli: Torturon djalin, per vjedhjen e dyshuar   Torturon djalin, per vjedhjen e dyshuar Icon_minitimeSat May 02, 2009 3:34 pm

Lushnje- Vjedhja e nje sasie lekesh ka cuar nje 45-vjecar ne ekstremitet, duke torturuar gati per vdekje, djalin e tij te mitur. Policia e Lushnjes ka ndaluar mbreme te dyshuarin Bexhet Muca, nen akuzen se ka "ushtruar dhune cnjerezore" mbi 12-vjecarin O. M., i cili gjendet ne situate kritike ne spital. Burime zyrtare konfirmuan lajmin dhe bene me dije se ne trupin e vogelushit, dallohen qarte pervec hematomave, edhe plage te shkaktuara nga nje shufer hekuri e nxehte, qe i ka sjelle djegie. Gjate marrjes ne pyetje, babai ka pranuar se ka torturuar te birin dhe shkak eshte bere nje sasi lekesh qe i kishte vjedhur kusheririt, i mituri.

Ka qene nje telefonate e bere nga spitali i qytetit te Lushnjes, qe njoftonte policine se nje 12-vjecar nga fshati Cerme kishte mberritur ne gjendje te rende per jeten. Mjeket kishin dalluar plage te thella dhe djegie ne lekure mbi shpinen e vogelushit. Nje grup hetimor ka shkuar menjehere ne spital, duke pyetur te plagosurin, i cili ne veshtiresi ka deshmuar per ngjarjen. Vogelushi ka rrefyer se nje dite me pare kusheririt te pare te babait te tij qe e kane edhe komshi, dikush i ishte futur ne shtepi duke i vjedhur nje sasi te hollash.

I demtuari kishte pyetur babain e tij, Bexhet Muca, nese autor mund te ishte pikerisht i biri. "Babai me pyeti, por une nuk pranova, pasi nuk kisha vjedhur gje. Babai me lidhi me litar kembe e duar. Me zhveshi dhe me tel te nxehte ne zjarr, me qellonte nga kurrizi duke thene; Trego, me turperove, s'dua djale hajdut!". Me tej vogelushi ka thene se ka rene pa ndjenja ne dysheme dhe nuk mbante mend me teper, teksa kishte ardhur ne vete vetem ne spital.

Sipas burimeve policore mesohet se kane qene e ema e 12-vjecarit, qe se bashku me nje te aferm te saj, e kane derguar ne spitalin e Lushnjes, ku dhe i eshte dhene ndihma e pare mjekesore. Pas marrjes se kallezimit nga i mituri, policia ka shkuar ne fshatin Cerme, ku dhe ka kryer arrestimin e babait 45-vjecar, nen akuzen e "perdorimit te torturave cnjerezore me pasoja te renda". Edhe nena e vogelushit ka pranuar se bashkeshorti, kishte rrahur te birin pasi dyshonte se ishte autor i vjedhjes se kusheririt, qe banonte pak metra larg shtepise se tyre.

Xhemil Beharaj

Gazeta koha jone
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.lushnja.com
 
Torturon djalin, per vjedhjen e dyshuar
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» E pa besueshme! Nuk i ruante bagetite, plagos djalin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions