ATHINE - Nje emigrant shqiptar eshte qelluar me pistolete, brenda ne makinen e tij. Ai ka gjetur vdekjen e menjehershme, ndersa policia po punon per zbardhjen e kesaj ngjarje te rende. Dy jane pistat e hetimit, vrasje per larje hesapesh mes bandash, ose vrasje per motive te dobeta. Sic i kane thene policise deshmitaret, rreth ores 09:00 te mengjesit disa te shtena jane degjuar ne lagjen Kipseli te Athines. Dy persona kane qene duke biseduar ne nje makine. Me pas personi qe ishte ulur ne vendin e pasagjerit, ka qelluar mbi shoferin e mjetit. Mesohet se 30-vjecari, emri i te cilit ende nuk dihet, ka marre plage ne bark dhe i pergjakur ka tentuar te dale nga makina, por agresori e ka ndjekur dhe e qelluar disa here te tjere me pistolete, duke e lene te vdekur. Policia tha se eshte vene ne ndjekje te vrasesit.
koha jone