LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Normat kanunore dhe ligjet e shtetit

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
etmond


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 47
Location : Athine.

Normat kanunore dhe ligjet e shtetit Empty
MesazhTitulli: Normat kanunore dhe ligjet e shtetit   Normat kanunore dhe ligjet e shtetit Icon_minitimeMon Apr 13, 2009 3:27 pm

Normat kanunore dhe ligjet e shtetit


E duke hulumtuar e studiuar kanunin e Lekė Dukagjinit, tė mbledhur nga At Shtjefėn Gjeēovi, e tė botuar pas vdekjes sė tij, nė vitin 1933, konkludohet se ai ( kanuni ) ka ushtruar pushtetin e tij ligjor me shekuj nė " Malėsitė e Veriut".

Normat kanunore dhe ligjet e shtetit ImagesNė njė shoqėri fisnore, siē ėshtė organizuar nė shekuj Shqipėria veriore, ku ka sunduar dhe sundon akoma mė tepėr vetėgjyqėsia se drejtėsia, ku pėr pasojė gjakmarrja ėshtė ende fatkeqėsisht njė plagė e pashėruar, nė kėto fise, ku ka sunduar dhe vepruar me shekuj njė kod zakonor me emrin kanun, ku njė akt hakmarrjeje e kryer nga pala e dėmtuar ėshtė sanksioni mė i fundit pėr tė ndėshkuar njė dėmtues, pėr tė vendosur dhe pėr tė ruajtur rendin shoqėror nė kėto legjione, ėshtė domethėnėse sprova qė po marrim pėr tė hedhur dritė mbi organizimin e fisit sipas kanunit. "Popullsia e kėsaj zone, shkruan profesori japonez Kazuhiko, ka ruajtur strukturat fisnore tė bazuara nė familjen, vėllazėrinė dhe fisin...Malėsitė e Shqipėrisė veriore, vazhdon ai, i janė nėshtruar kodit fisnor zakonor tė quajtur kanun..."

E duke hulumtuar e studiuar kanunin e Lekė Dukagjinit, tė mbledhur nga At Shtjefėn Gjeēovi, e tė botuar pas vdekjes sė tij, nė vitin 1933, konkludohet se ai ( kanuni ) ka ushtruar pushtetin e tij ligjor me shekuj nė " Malėsitė e Veriut". Padyshim se anė tė kėtij kodi zakonor duhen studiuar e analizuar nga ekspertė tė kėsaj fushe, edhe kohėt e sotme, pėr tė nxjerrė konkluzione mbi pėrsosmėrinė e zbatimit tė tij, pasi shqiptarėt nė kėtė periudhė tranzicioni, pak njohin ligjin dhe shtetin, e zbatuesit e ligjit nuk kryejnė sa duhet detyrėn e shenjtė tė drejtėsisė, duke u pėrhapur gjithandej slogani i pasaktė se "nuk ka shtet", "ne nuk mund tė bėjmė shtet", qė afėrmendsh tė gjitha kėto kanė njė faturė tė dhimbshme njerėzore: me vrasje pėr gjakmarrje, ngujime, fėmijė qė nuk shkojnė nė shkollė, etj.

Sokol Delia, pinjoll i familjes se bajraktarit tė Nikjave, pjesėmarrės nė konferencėn kombėtarre pėr gjakmarrjen dhe njė ndėr aktivitstėt mė tė suksesshėm tė pajtimit tė gjaqeve nė veri, kur flet pėr kėtė fenomen, ngushėllohet dhe psherėtin thellė duke medituar, teksa bisedėn e hedh te dhjetra e dhjetra raste tė pajtimit tė gjaqeve nga ana e tij. E le ta gjykojmė sipas kanunit se si ėshtė pėrcaktuar organizimi i fisit nga vetė protagonistėt nė veriun e Shqipėrisė.

Fisi ėshtė gjaku i burrave e gjinia e grave, kurse bajraku ėshtė fisi-shtet i pėrbėrė prej vėllazėrive. Organet e bajrakut janė: bajraktari, qė ėshtė kryesuesi i fisit, autoriteti mė i lartė nė fisin-shtet. Kėtij i pėrket prijėsi i fisit nė kohė paqe e nė kohė lufte brez pas brezi. Ndihmėsat e bajraktarit janė gjithmonė krerėt ( kėmbėt ) e fisit, tė parėt e vėllazėrive tė mėdha, prej tė cilėve pėrbėhet fisi. Duke marrė shkas sa mė sipėr, do mundohemi tė paraqesim organizimin sipas kanunit tė fisit dhe bajrakut. Asesi nuk duam as nuk mundemi tė analizojmė kanunin, por ashiqare, duke qėnė tė njė mendjeje, se kemi ē'tė mėsojmė nga mėnyra e zbatimit praktik tė tij, apelojmė se ligji duhet zbatuar nga tė gjithė dhe pėr tė gjithė, e meqė jemi koherent me detyrat e lėna nga kryeprokurorja Ina Rama nė Tropojė pėr zbardhjen e vrasjeve nė vitet 1998-2000, le tė veprojė drejtėsia e ligjet e tė ndėshkohen ata qė kryen krime.

E nėnlokja me tė zeza qė vajton ēdo ditė nė pragun e shtėpisė nė njė lagje tė qytetit tim pėr djalin e humbur, do largojė pėr njė ēast dhimbjet e do shprehet: "Lavdi Zotit qė u vendos ligji dhe drejtėsia". E ky ėshtė apeli i ēdo qytetari shqiptar.

E tani tė vazhdojmė me organizimin e fisit-shtet sipas kanunit. Krerėt e vegjėl tė fisit janė tė parėt e vėllazėrive tė vogla, ose vojvoda. Secili prej vojvodės ka njė ndihmės tė caktuar, qė quhet djalė. Bajraktari dhe vojvoda pushtetin e parisė ( drejtimit ) e ushtrojnė djalė mbas djali. Mbledhjet qė bėhen pėr ushtrimin e autoritetit nė fis, ose pėr caktimin e ligjeve tė reja e zbatimin e tyre, quhen kuvende. Secili fis e ka tė pėrcaktuar vendin se ku zhvillohen kuvendet ( mbledhjet ). Ndėr ēėshtjet mė thelbėsore ėshtė krijimi i njė komisioni krerėsh, tė cilėt gėzojnė autoritetin e mbarė fisit. Vendimet e tyre kanė fuqi ligjore pėr gjithė fisin. Nė rast tė lidhjes sė besės pėr gjaqe vėllazėri me vėllazėri apo fis me fis, ai qė shkelė besėn, nxirret prej fisit (leqitet). Raste tė tilla ka patur nė Nikaj Mertur, Dukagjin, etj.

Bajraktari nė rast lufte me tė huajt (jo dheas), ėshtė aleat me prijėsit e fiseve tė tjerė, duke lidhur besėn nėn kushtrimin pėr luftė nė shtatė e shtatėdhjetė. Raste domethėnėse kemi nė vitin 1910 nė luftėn kundėr Shefqet Dergut Pashės nė Nikaj Mertur tė drejtuar nga Prelė Tuli, apo nė Malėsi tė Madhe tė drejtuar nga Dedė Gjo Luli. Por interesant ėshtė rėndėsia qė i jepet femrės nė kohė lufte, kur nė kanun quhet "rob shpie". Gruaja pėr shembull, ka tė drejtė tė prijė nepėr flakė tė pushkės pėr t'i vėnė zjarrin tė ngujuarit (gjaksit), tė rrethuar prej fisit, e s'guxon kush ta qėllojė.

Gjithashtu institucioni i besė (betimit), ka njė rėndėsi tė veēantė nė kanun. Pleqtė e betimit janė hetuesit e ndėrgjegjshėm tė fakteve, e caktohen deri nė 24 veta. Nė fillim tė shekullit tė kaluar, nė kanun u shtuan edhe nene pėr djelmninė e fisit, e cila kishte detyrė kontrollin e zbatimit tė kanunit. Nė Dukagjin kryetar i Djelmnisė u zgjodh Mehmet Shpendi i Shalės. "Djelmina e fisit, sqaron Sokol Delia, ėshtė njė organ ekzekutiv i vendimeve qė merren nė mbledhjen e fisit nėn drejtimin e bajraktarit, por edhe kundėr kėtij, nėse shkel nenet e kanunit".

Si pėrfundim mund tė citojmė se banorėt e kėtyre anėve i referohen kanunit si burim drejtėsie, i cili u mundėson atyre rendin shoqėror, paqen dhe lirinė e tė jetuarit, sepse siē e cekėm dikund mė lart, akoma ekzistojnė shoqėritė fisnore tė quajtura shtėpi-vėllazėri-fis. Mendojmė se kėto gjykime janė tė vlefshme pėr tė analizuar kanunin, nė dukuritė qė akoma hasen nė Shqipėrinė veriore, si pasojė e moszbatimit tė ligjit, por ēuditėrisht nė shumė raste as tė kanunit, se ka shume nene ku pėrcaktohen si pajtohen gjaqet, mos cenimi i grave, fėmijėve, falja e gjakut, etj., etj. E nė mungesė tė faktorėve, pak prej tė cilėve cituam mė lart, ushtrohet edhe sot e kėsaj dite pushteti kanunor nė vend tė pushtetit shtetėror, nė fillimin e shekullit njėzet e njė tė mijėvjeēarit tė tretė.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://Lushnja.com
gloria
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres
gloria


Numri i postimeve : 71
Join date : 10/10/2008

Normat kanunore dhe ligjet e shtetit Empty
MesazhTitulli: Re: Normat kanunore dhe ligjet e shtetit   Normat kanunore dhe ligjet e shtetit Icon_minitimeFri Apr 17, 2009 11:54 am

Hajde ligje hajde sot ata kane dale jashte kontrollit. Sot ligjin e vendosen vrasesit, kriminelet... ku ka me ligje te drejta ne bote sot Question No No No lol!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Normat kanunore dhe ligjet e shtetit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ju vjen turp kur flisni shqip jashte shtetit?
» Ndihme shqiptareve qe duan te studiojne jashte shtetit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Shtypi dhe politika :: Problematika shqiptare-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions