LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Tė ngresh flamurin e prijėsit legjendar

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
etmond


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 47
Location : Athine.

Tė ngresh flamurin e prijėsit legjendar Empty
MesazhTitulli: Tė ngresh flamurin e prijėsit legjendar   Tė ngresh flamurin e prijėsit legjendar Icon_minitimeTue Apr 07, 2009 4:48 pm

Tė ngresh flamurin e prijėsit legjendar

E Marte, 07 Prill 2009 15:13 OPINION
Tė ngresh flamurin e prijėsit legjendar EmailButton Tė ngresh flamurin e prijėsit legjendar PrintButton Tė ngresh flamurin e prijėsit legjendar Pdf_button

Tė ngresh flamurin e prijėsit legjendar Berisha7prill_ne_bruksel_web
Berisha nė fjalimin e sotėm


Nga Sali Berisha

Kryeministėr

Kam ardhur sot kėtu, pėr t’ju shprehur juve, z. Sekretar i Pėrgjithshėm, Aleancės sė Atlantikut tė Veriut, Kėshillit tė Atlantikut tė NATO-s dhe stafit tuaj ndėrkombėtar, nė kėtė ditė historike pėr kombin dhe vendin tim, mirėnjohjen mė tė thellė, nderimin tim mė tė madh pėr mbėshtetjen dhe ndihmėn tejet tė ēmuar qė i keni dhėnė qeverisė sime, vendit tim nė procesin e anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė NATO.



Kėto katėr vitet e fundit, me ju, kėtu dhe gjetiu, jemi takuar disa herė, kemi referuar po kėshtu disa herė nė Kėshillin e Atlantikut tė Veriut. Nė tė gjitha kėto takime kam ndjerė mė shumė mirėnjohje, dėshirėn tuaj, tė anėtarėve tė Kėshillit tė Atlantikut tė Veriut, qė Shqipėria tė procedojė me reforma tė thella dhe tė gjithanshme tė suksesshme, qė tė meritonte ftesėn dhe anėtarėsimin nė NATO. Tė ngresh flamurin e prijėsit legjendar Berisha_ceremonia7prill
Ceremonia e ngritjes sė flamurit shqiptar nė NATO, (Foto: NATO)





Kėrkesat, sugjerimet, shqyrtimi i cikleve tė Planeve tė Veprimit pėr Anėtarėsim, kanė qenė njė program i vėrtetė pėr qeverinė time, kurse procesi i anėtarėsimit nė NATO padyshim, motivi mė i fuqishėm i veprimit tė reformave tė gjithanshme tė mazhorancės qė unė drejtoj.



Por, ajo ēka mund t’ju them me shumė falėnderim, ėshtė se Shqipėria ka ndryshuar mė shpejt dhe mė shumė se asnjėherė mė parė. Shqipėria, nga vendi i krimit tė organizuar nga mė famėzinjtė nė Evropė, ka sot treguesit e kriminalitetit qartėsisht nėn mesataren e vendeve anėtare tė NATO-s dhe vendeve anėtare tė BE-sė. Vitin qė shkoi, vendin tim e vizituan 2.7 milionė vizitorė nga mbarė bota, nė siguri tė plotė; nga njėri prej 24 vendeve, nė tė cilin korrupsioni ishte shndėrruar nė sistem, ėshtė sot vendi qė ka lėnė mbrapa 95 vendet dhe po lufton me zero tolerancė korrupsionin.



Pėr shkak tė krimit dhe korrupsionit mijėra investitorė u larguan nga vendi. Reformat e thella tė ndėrmarra nga qeveria ime kanė shndėrruar Shqipėrinė nė vendin mė tėrheqės pėr investimet e huaja. Vitin 2008, ne e kemi mbyllur me rritjen ekonomike mė tė lartė nė kontinent. Vetėm nė periudhėn Dhjetor-Janar qė sapo kaloi, kemi firmosur 3.7 miliardė euro kontrata, koncesione nė fushėn e energjisė.



Reforma tė thella kushtetuese dhe institucionale, me frymė tė plotė konsensusi tė paparė, kanė ndodhur kėto katėr vite. Forcat tona tė armatosura po shkojnė drejt njė ushtrie profesioniste; kemi njė buxhet mbi 2% tė PBB-sė dhe po aftėsohen pėr tė marrė pjesė nė tė gjitha misionet e NATO-s.



Tė ngresh flamurin e prijėsit legjendar Berisha7prill_ne_bruksel
Zoti Sekretar i Pėrgjithshėm,




Kjo seli ėshtė selia qė unė kam vizituar mė shpesh se ēdo seli tjetėr nė karrierėn time politike. Kėtu kam marrė frymėzim dhe inkurajim tė madh pėr tė shndėrruar nė realitet projektin ėndėrr tė kombit tim – anėtarėsimin e Shqipėrisė nė NATO. Jam pritur miqėsisht edhe nga paraardhėsit tuaj, qė i kanė dhėnė njė ndihmė shumė tė madhe vendit tim. Prandaj dhe unė sot dua tė falėnderoj tė gjithė sekretarėt e pėrgjithshėm tė NATO-s, qė mė kanė pritur nė kėtė seli apo kanė vizituar vendin tim. Mbi te gjitha, Shqiptaret do t’ju jen mirėnjohės ju, zoti Sekretar i Pėrgjithshėm Scheffer, si personaliteti qė ne timonin e Aleancės, me pėrkrahjen dhe ndihmėn e pakursyer, bėri tė mundur kėtė ditė. Por unė sot dėshiroj tė kujtoj njė mik tė madh timin, qė nuk ėshtė mė, Sekretarin e Pėrgjithshėm Manfred Verner.



Nė vitin 1992, unė u prita nga ai nė kėtė seli. Nė kėtė takim i shpreha dėshirėn qė vendi im tė anėtarėsohej nė NATO. Unė dhe ai e dinim se Shqipėria ishte mbase edhe vite dritė larg standardeve tė vendeve anėtare. Por ky burrė i madh reagoi ndaj kėrkesės sime me fisnikėri dhe gėzim tė sinqertė dhe nė konferencėn e pėrbashkėt tė shtypit do t’i njihte gazetarėt me kėtė kėrkesė.



Sot nė kėtė ditė tė veēantė, kur shohim tė realizuar projektin qė nisėm sė bashku, dua t’i them: faleminderit miku im Verner!



Zoti Sekretar i Pėrgjithshėm,



Unė jam sot kėtu nė kėtė ceremoni solemne pėr tė marrė pjesė dhe pėr tė pėrshėndetur ngritjen e Flamurit tim kombėtar. Kėtu, nė selinė e NATO-s, krahas flamujve mė krenarė tė vendeve mė tė fuqishme dhe tė lira tė Aleancės. Pėr kėtė flamur dhe pėr kombin qė ai pėrfaqėson kjo ėshtė dita e lavdisė sime tė madhe pas ngritjes sė tij ditėn e pavarėsisė sė Shqipėrisė. Flamuri kombėtar ėshtė njė ėshtė ndėr flamujt shtetėrorė mė tė vjetėr nė Evropė. Ai qė nga koha e Skėnderbeut, prijėsit legjendar tė shqiptarėve, pra, nga mesi i viteve 1400 deri ditėt e sotme, i ka prirė shqiptarėt nė tė gjitha pėrpjekjet e tyre pėr liri dhe ekzistencė.



Nė qelizat e tij tė panumėrta prehen shpirtrat dhe rrahin pėrjetė zemrat e qindra mijėra martirėve tė kombit, qė u flijuan qė nga vitet 1444 gjer fare pak vite mė parė, pėr lirinė dhe dinjitetin e shqiptarėve. Sot ky flamur ngrihet, ngrihet e fluturon mė lart se kurrė nė historinė e tij, por sė bashku me tė, ngrihen dhe fluturojnė mė lart se kurrė dhe prehen mė tė qetė se asnjėherė tė rėnėt e kombit tim dhe ngrihet me lart se kurrė dinjiteti i vendit tim.



Unė kthehem sot nė vendin tim krenar, qė kjo ditė u shndėrrua nė realitet.



Shqiptaret i detyrohen NATO-s liritė e tyre!



Unė kthehem sot nė Shqipėri mė i vendosur se kurrė pėr tė bėrė ēdo pėrpjekje qė vlerat dhe parimet qė Aleanca mbron tė konsolidohen gjithnjė e mė shumė nė Shqipėri.

(*) Fjala e mbajtur sot nė ceremoninė e ngritjes sė flamurit shqiptar nė selinė e NATO-s, nė Bruksel
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://Lushnja.com
gloria
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres
gloria


Numri i postimeve : 71
Join date : 10/10/2008

Tė ngresh flamurin e prijėsit legjendar Empty
MesazhTitulli: Re: Tė ngresh flamurin e prijėsit legjendar   Tė ngresh flamurin e prijėsit legjendar Icon_minitimeFri Apr 17, 2009 11:59 am

Te gjitha vec pellavra jane.Ne vuajme e vuajme e vuajme kush do tia dije a jemi gjalle Question Question Neutral Neutral
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Tė ngresh flamurin e prijėsit legjendar
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: ē'eshtja kombetare :: Ēėshtja kombėtare-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions