LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Alarm sigurie

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ledi
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres
Ledi


Numri i postimeve : 120
Join date : 31/08/2008
Age : 41
Location : Athens

Alarm sigurie Empty
MesazhTitulli: Alarm sigurie   Alarm sigurie Icon_minitimeSat Apr 04, 2009 2:47 pm

Zbulohet rrjeti i cyber spiunimit


Njė rrjet i spiunimit elektronik, i bazuar kryesisht nė Kinė, ka infiltruar kompjuterėt nga zyrat qeveritare pėrreth botės, thonė hulumtuesit kanadezė. Ata thanė se ky rrjet kishte infiltruar 1,295 kompjuterė nga 103 shtete. Aty pėrfshiheshin kompjuterė qė u pėrkisnin ministrave tė Jashtėm, ambasadave dhe tė njerėzve tė lidhur me Dalai Lamėn, udhėheqėsin shpirtėror tė Tibetit. Nuk ka ndonjė dėshmi
pėrfundimtare se qeveria e Kinės gjendet prapa kėtij rrjeti, thonė hulumtuesit. Pekini gjithashtu mohoi pėrfshirjen. Ky raport vjen pas njė hulumtimi 10 muajsh nga Information Warfare Monitor (IMF), e cila pėrbėhet nga hulumtuesit e njė think-tanku tė bazuar nė Otawa SecDev Group dhe nga Qendra Munk pėr Studime Ndėrkombėtare e Universitetit tė Torontos. Ata po vepronin nga kėrkesa e zyrės sė udhėheqėsit shpirtėror tė Tibetit qė tė kontrollojnė nėse kompjuterėt e rrjetit tė tij tibetian ishte i infiltruar. Hulumtuesit gjetėn se Ministritė e Punėve tė Jashtme tė Iranit, Bangladeshit, Letonisė, Indonezisė, Filipineve, Bruneit, Barbadosit dhe Butanit, duket se ishin prekur nga ky infiltrim. Sisteme tė hakuara gjithashtu u zbuluan nė ambasadat e Indisė, Koresė Jugore, Indonezisė, Rumanisė, Qipros, Maltės, Tailandės, Taivanit, Portugalisė, Gjermanisė dhe Pakistanit. Analistėt thonė se nė efekt kėto sulme janė spiunim industrial, me hakerėt tė cilėt tregojnė interesim nė aktivitetet e ligjvėnėsve dhe kompanive tė mėdha.
Alarm sigurie Cybercrime


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ledi
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres
Ledi


Numri i postimeve : 120
Join date : 31/08/2008
Age : 41
Location : Athens

Alarm sigurie Empty
MesazhTitulli: Re: Alarm sigurie   Alarm sigurie Icon_minitimeSat Apr 04, 2009 2:54 pm





Keni kujdes nga malware nė ueb aplikacionet


Nė vend tė sulmit ndaj sistemeve operative, tashmė hajdutėt janė kthyer nga ueb aplikacionet. Kėshtu bėhet e ditur nė njė nga postimet e fundit tė Neil MacDonald, anėtar nė Gartner Blog Network. “Platforma e sistemit operativ nuk ėshtė mė aq tėrheqėse si mė parė. Microsoft
dhe kompanitė e tjera pėr sisteme operative e kanė ngritur sigurinė duke ofruar kode mė tė mira dhe duke bėrė arnime mė tė mira” - shkruan MacDonald. “Por aplikacionet dhe databazat e internetit tė vizituara nga miliona njerėz qė lėnė informacione personale janė shumė mė tėrheqėse. Kėtė e dinė edhe kriminelėt” –shton MacDonald. Sipas MacDonald sulmet me SQL injection u rritėn 30 fish, ndėrsa akoma 74 pėrqind e dobėsive tė ueb aplikacioneve nuk janė arnuar. Duhet njė punė mė aktive nė krijimin e aplikacioneve mė tė sigurta, nė tė kundėrtėn, kriminelėt do t’i gjejnė dobėsitė e aplikacioneve.
Alarm sigurie Desktop_bomb2
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Alarm sigurie
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Shkenca dhe jeta :: Informatikė dhe Internet-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions