LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 ME SHKAS-KUR SHKELET DHE VIDHET AUTORESIA

Shko poshtė 
AutoriMesazh
KLEA
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres
KLEA


Numri i postimeve : 76
Join date : 28/03/2009
Location : MILANO

ME SHKAS-KUR SHKELET DHE VIDHET AUTORESIA Empty
MesazhTitulli: ME SHKAS-KUR SHKELET DHE VIDHET AUTORESIA   ME SHKAS-KUR SHKELET DHE VIDHET AUTORESIA Icon_minitimeFri Apr 03, 2009 5:27 pm

SHKELJE FLAGRANTE E PRONĖSISĖ INTELEKTUALE DHE AUTORĖSISĖ SĖ PĖRKTHIMEVE

Gazetat shqiptare pėrveē qė nuk i pėrmendin burimet nga tė cilat i
marrin (lexo: vjedhin) artikujt e pėrkthyer (dhe tė tjerė sosh,
gjithashtu), shumicėn e rasteve kryeredaktorėt janė madje aq tė pacipė
sa tė mos pėrmendin as pėrkthyesin e artikullit, burimin origjinal. Nė
disa raste emrat e pėrkthyesve i shkurtojnė nė iniciale, titujt dhe
nėntitujt, pastaj mestitujt i ndryshojnė, shtojnė tituj krye mė vete,
thua se pėrkthyesit nuk e kanė pasur pėrpara materialin origjinal - njė
e drejtė kjo tek ashtu,“pėr syrin e zi”, e redaktorėve, kryeredaktorėve
(tė gazetave tė cilat shiten me para) dhe ata marrin honorare pėr
artikuj tė cilėt pra, le qė nuk i kanė prekur me dorė ndonjėherė, por
as nuk i kanė parė me sy nė versionin e tyre origjinal.

Rastėsisht duke shėtitur nėpėr titujt e gazetave tona tė “shquara”,
hasėm nė njė mori pėrvetėsimesh, kopjimesh, keqkopjimesh,
falsifikimesh, shtrembėrimesh etj. tė artikujve tė publikuar si
kontribut vullnetar (i autorėve-pėrkthyesve) nė revistėn elektronike
“Ars Poetica”.
Nė emėr tė kulturės dhe dashamirėsisė ndaj saj, e gjithė kjo nuk do
t’ishte ndonjė “tragjedi”, duke u nisur se revista jonė edhe ėshtė
rezultat i kėtij qėllimi fisnik, por bėhet vėrtet qesharake dhe e
dhimbshme kur sheh se artikujve iu “prihen” bazat referenciale, pa
cekur tė dhėnat burimore, kur deformohen, redaktohen dhe publikohen si
kontribut i “gazetarėve” tė cilėt janė tė paskrupullt.

Gazetat (si p. sh. “Tema” e “Standard” etj.) publikojnė nė seksionin e
tyre tė “kulturės” kėso artikuj tė huazuar (gjithmonė lexo: vjedhur)
dhe bėrėsit e gazetave i shesin ato duke marrė rrogėn, honoraret me
kontributin e tė tjerėve, autorėve–pėrkthyes (gjoja “anonim” pėr
lexuesit e gazetave tė tyre).
Kėto lloj kamuflazhesh tė autorėve–pėrkthyesve dhe tė burimeve, le qė
shkojnė direkt nė dėm tė pėrkthyesve, dihet kjo, por edhe nė dėm tė
vetė kulturės. Sipas kėsaj praktike dhe “filozofie” gjithkush, pa asnjė
mundim a tendosje, mund tė botojė njė gazetė, mjaftojnė disa orė
“surfim” nė Internet.

Ndėrsa pėr morinė e artikujve tė cilėt janė vendosur nėpėr blogs,
forume tė ndryshme shqiptare, faqe personale etj., ku nė disa raste
ėshtė vendosur informacioni se artikujt janė huazuar nga kjo apo ajo
gazetė (pėr shembull nga gazetat “Tema”, “Standard” etj.), jemi tė
vetėdijshėm se mirėmbajtėsit e kėtyre faqeve nuk janė “fajtorė” pėr
faktin se shfletojnė gazetat e sipėrpėrmendura, dhe iu ėshtė mbushur
mendja t’i huazojnė artikujt e pėlqyer (rastet e tilla janė tė shumta).
Kėtė fenomen do ta ilustrojmė me njė shembull konkret, nė kėtė rast
faqja “Peshku pa ujė”.

Falėnderojmė tė gjithė ata qė kanė cekur burimet-referencat nė mėnyrė
korrekte nėpėr faqet e tyre, anipse prapė, pėr fat tė keq ka aq shumė
faqesh qė veprojnė ngjashėm sikur dhe gazetat nė fjalė.

Gazetat e lartpėrmendura duhet tė dinė se pėr kėto vjedhje (nė akord me
autorėt-pėrkthyes dhe kontributorėt e revistės Ars Poetica) do tė
ndiqen procedurat juridike, sipas ligjeve nė fuqi tė Republikės sė
Shqipėrisė.

Gazetave asgjė s’iu kushton t’i cekin ashtu siē duhet publikimet
origjinale, burimet, pėrkthyesit etj. Huazimet nuk janė tė ndaluara,
assesi jo nga njė revistė pėr artin dhe kulturėn, por duhet tė bėhen nė
pėrputhshmėri me standardet e botės sė civilizuar gazetarseke.
Qė tė mos e zgjasim kėtė letėr, po vendosim mė poshtė disa nga shembujt
e pėrvetėsimeve-vjedhjeve flagrante tė pėrkthimeve dhe kontributeve tė
revistės Ars Poetica, gjė kjo sa pėr t’ia bėrė tė ditur publikut se iu
serviret diē qė ėshtė falas diku tjetėr, mundėsuar pėr lexuesit nga
kontributorė tė ndryshėm, tė cilėt janė vėrtetė dashamirė tė kulturės
dhe artit.
Kuptohet, tani pėr tani nuk i kemi regjistruar tė gjitha rastet, ka dhe
tė tjerė padyshim, por kėta shembuj mjaftojnė pėr lexuesit qė ta kenė
sė paku idenė e brengosjes dhe tė shqetėsimit tonė. Ju lutem merrni
mundimin dhe shkoni deri nė fund tė kėtij dokumenti qė tė bindeni pėr
paturpėsinė e gazetave tona...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.ambra.forumattivo.com
 
ME SHKAS-KUR SHKELET DHE VIDHET AUTORESIA
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Kultura :: Tema shoqėrore-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions