LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Kongresi i Lushnjes dhe Lufta e Vlores e vitit 1920

Shko poshtė 
AutoriMesazh
KLEA
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres
KLEA


Numri i postimeve : 76
Join date : 28/03/2009
Location : MILANO

Kongresi i Lushnjes dhe Lufta e Vlores e vitit 1920 Empty
MesazhTitulli: Kongresi i Lushnjes dhe Lufta e Vlores e vitit 1920   Kongresi i Lushnjes dhe Lufta e Vlores e vitit 1920 Icon_minitimeThu Apr 02, 2009 5:56 pm

Kongresi i Lushnjes dhe Lufta e Vlores e vitit 1920 Mehmet_bislimi


KONGRESI I LUSHNJĖS DHE LUFTA E VLORĖS E VITIT 1920

Kongresi i Lushnjės ka peshėn dhe pėrmasat e njė rėndėsie tė veēantė pėr historinė tonė kombėtare. Nė punimet e tij, kongresi mori edhe vendime tė rėndėsisė sė veēantė, si ato pėr organizimin e njė kryengritje tė pėrgjithshme popullore kundėr pushtuesve tė huaj, pra kundėr qėllimeve grabitēare tė shteteve fqinje shoviniste tė cilat pretendonin copėtimin dhe gllabėrimin e tokave shqiptare. Ishin vendimet e kėtij Kongresi qė si rezultat pasuan me lindjen e lėvizjes sė fuqishme nacional-ēlirimtare nė Shqipėri, qė nė fakt lindja e kėsaj lėvizje ishte dhe mbeti domosdoshmėri e kohės e cila e vėrtetoi katėrcipėrisht mė vonė ekzistencėn dhe veprimtarinė e saj nė favor tė ēėshtjes kombėtare e politike. Kongresi i Lushnjės punimet e veta i filloi mė 28 janar tė vitit 1920 tė cilat zgjaten deri me 31 janar tė atij muaji. Nė punimet e Kongresit morėn pjesė dhe e pėrfaqėsuan vendin mbi 50 delegatė, ku pėrfaqėsoheshin gati tė gjitha viset e Shqipėrisė. Nė kėtė kohė Shqipėria pothuaj se ishte e pushtuar nga forcat e huaja me synime grabitēare, ndėrkaq “Konferenca e paqes” e cila u mbajt nė Paris (mė 18 janar 1919), duke pėrmbushur ambiciet e mbretėrive gllabėruese, miratoi dhe mbėshteti pretendimet e tri monarkive fqinje, atė tė Italisė, Greqisė dhe Serbisė pėrkatėsisht mbretėrisė SKS, pėr ta ndarė Shqipėrinė duke refuzuar kėshtu kėrkesat e delegacionit shqiptar pėr ruajtjen e tėrėsisė territoriale dhe sovranitetin e shtetit shqiptar, pėr tė rishikuar kufijtė nė favor tė Shqipėrisė dhe pėr tė pėrfshirė brenda tyre tė gjitha territoret shqiptare tė cilat padrejtėsisht ia kishin shkėputur Shqipėrisė mė 1878 dhe mė 1913.

Nė fakt qė nga shkurti i 1919 e gjer nė mars tė 1920, nė Konferencėn e paqes rol dominues luajtėn: Anglia, Franca, SHBA-tė, Japonia, Italia etj. U hartuan disa projekte tė cilat shkonin nė dėm tė sė ardhmes politike dhe territoriale tė Shqipėrisė. Aty u parapa qė:

1- tė copėtohet shteti shqiptar!
2- tė zhduket nga hartat politike evropiane emri Shqipėri!
3- Shqipėria tė mos ekzistojė si shtet i pavarur dhe sovran!
4- Ndarjen e Shqipėrisė nė disa pjesė!- ku do t’i kalohej nė sundim e Mbretėrisė Serbo- Kroato- Sllovene, Italisė dhe Greqisė.

Kjo pra ishte “drejtėsia” e fuqive tė mėdha tė cilat vepronin nė emėr tė “paqes” atė kohė!, duke i mohuar popullit shqiptar tė drejtėn e vetėvendosjes dhe tė bashkimit kombėtar e territorial qė ėshtė njė e drejtė universale dhe legjitime e patjetėrsueshme pėr popujt qė tė jetojnė tė lirė e sovranė nė tokat e veta.

Patriotė e diplomatė shqiptarė tė kohės, duke e vėrejtur se ekziston rreziku real pėr njė pushtim tė plotė tė Shqipėrisė, si dhe duke e parė se qeveria e pėrkohshme shqiptare e dalė nga Kongresi i Durrėsit (1918), po ndiqte politikėn e nėnshtrimit ndaj pushtuesve italian, vendosėn qė tė mblidhen pėr tė marrė hapa tė mėtejmė pėr fatin e atdheut. Organizimi i Kongresit iu besua njė komisioni me qendėr nė Lushnjė, ku edhe i mbajti punimet me sukses.
Vendimet e Kongresit kishin njė rėndėsi tė madhe historike por edhe politike pėr Shqipėrinė qė hodhėn poshtė planet antishqiptare tė “Konferencės sė paqes” sė Parisit dhe ku njėkohėsisht u zotuan dhe u betuan qė tė mbrohej me ēdo kusht tėrėsia territoriale e shtetit shqiptar. Kongresi i dėrgoi protestė kryetarit tė Konferencės sė paqes nė Paris ku thuhej prerė se: “Ne shqiptarėt jemi gati qė tė derdhim edhe pikėn e fundit tė gjakut tonė, kundėr ēdo vendimi qė do tė vinte nė rrezik tėrėsinė territoriale, sovranitetin dhe pavarėsinė e Shqipėrisė!”, duke i dėrguar edhe notė proteste qeverive tė Anglisė, Francės dhe Italisė. Nė tė njėjtėn kohė u miratua edhe akti kushtetues ku u pėrcaktua sovraniteti i plotė i shtetit shqiptar, tė paraqitura nga organet e zgjedhura qė do tė kryenin funksionin e kryetarit tė shtetit derisa ky tė caktohej pėrfundimisht nga asambleja kushtetuese. Po ashtu kongresi emėroi edhe Kėshillin Kombėtar qė pėrbėhej prej 37 vetash e qė do tė kryente funksionin e parlamentit. Kongresi, hodhi poshtė edhe vendimet e “Konferencės sė paqes” si dhe ato tė “Konferencės sė ambasadorėve tė Londrės tė vitit 1913”.

Kongresi i Lushnjės, mori vendimin e duhur dhe shumė tė guximshėm, kėshtu duke e larguar Qeverinė e Pėrkohshme tė Durrėsit nga skena politike dhe duke emėruar njė Qeveri tė re e cila do tė kryesohej nga Sulejman Delvina. Qeveria e Delvinės, iu kundėrvu me sukses politikės shoviniste tė shteteve fqinje. Ajo bashkoi nėn njė pushtet tė vetėm pjesėn dėrmuese tė vendit, duke e udhėhequr me sukses luftėn pėr ēlirimin e plotė tė tokave tona.

Menjėherė pas Kongresit, Qeveria e Lushnjės filloi luftėn pėr liri dhe ēliroi Tiranėn, qė u bė edhe kryeqytet i Shqipėrisė e gjer nė fund tė majit 1920-ės, forcat ēlirimtare shqiptare, ēliruan edhe Durrėsin, Shkodrėn, Gjirokastrėn, Korēėn e shumė pjesė tjera tė Shqipėrisė.

Disa pjesė tjera tė Shqipėrisė, ishin nėn sundimin e trupave tė huaj si ; Italia qė mbante Vlorėn me rrethinė, madje edhe disa pjesė bregdetare prej Sarandės e gjer tek Durrėsi, kurse mbretėria SKS-pėrkatėsisht Serbia mbante (Kosovėn, Luginėn e Preshevės, Luginėn e Vardarit, Plavėn dhe Gucinė, Ulqinin, Sanxhakun) Dibrėn dhe Malėsinė e Veriut. Lufta e pakompromis bėri qė luftėtarėt shqiptarė tė ndjekin kėmba-kėmbės armiqtė e saj tė cilėt u detyruan tė tėrhiqen me turp nga tokat shqiptare dhe ėndėrrat e tyre shoviniste e gllabėruese. Tė gjendur nėn presionin e njė rezistence tė fortė shqiptare, trupat italiane pranuan kapitullimin dhe u detyruan tė nėnshkruajnė marrėveshjen me Qeverinė kombėtare shqiptare mė 2 gusht 1920, ku u morėn vesh qė trupat italiane pėrfundimisht dhe detyrimisht tė tėrhiqen nga Shqipėria mė 17 gusht tė atij viti.

Kongresi i Lushnjės dhe Lufta e Vlorės janė ngjarje tė njė rėndėsie tė veēantė historike pėr kombin tonė, veē asaj qė pati si rrjedhojė dėbimin e armikut, pra pushtuesit italian dhe pushtuesve grabitēarė tjerė fqinjė tregoi se me njė bashkim tė mirėfilltė e tė pėrgjithshėm kombėtar, me njė udhėheqje tė vėrtetė ēlirimtare dhe unike, liria ėshtė e arritshme - qoftė edhe para armiqve qė mund tė jenė edhe mė tė shumtė nė numėr e me armatim mė tė pėrsosur! Prandaj popujt qė luftojė pėr lirinė e vet e kanė tė drejtėn morale nė anėn e tyre, e kanė fuqinė e pashterrshme, e kanė tė drejtėn e ligjshme pėr tė jetuar tė lirė, tė bashkuar e sovran nė territoret e veta. Organet qė dolėn nga Kongresi i Lushnjės, vepruan me mjaft menēuri, dhe me vendimet e tyre diplomatike dhe atdhetare, ata u treguan edhe nė arenėn ndėrkombėtare si diplomatė tė zgjuar, kėshtu duke kėrkuar vendosjen e marrėdhėnieve diplomatike e ndėrshtetėrore me vendet e huaja si dhe marrėdhėnie tė mira me tė gjitha shtetet fqinje tė cilat mė parė do tė respektonin pavarėsinė dhe sovranitetin e tėrėsisė territoriale tė shtetit shqiptar, ndryshe shqiptarėt janė tė gatshėm qė luftėn pėr ēlirim ta vazhdojnė deri nė realizimin e aspiratave tė tyre shekullore pėr tė qenė tė lirė e sovranė nė tokat e veta.

Kongresi i Lushnjės dhe 17 gushti i 1920-ės, kanė hyrė nė historinė shqiptare si data e ngjarje me shumė rėndėsi tė cilat na e kujtojnė gjakun e derdhur tė qindra trimave tė cilėt ranė nė altarin e lirisė sė tokave shqiptare.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.ambra.forumattivo.com
 
Kongresi i Lushnjes dhe Lufta e Vlores e vitit 1920
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kongresi i Lushnjes: Nje guxim kombetar
» Lufta e pergjimit dhe teknologjia e zhvillimit
» Meta: Shqiptaret, pa viza brenda vitit
» Historia e lushnjes!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Kultura :: Letersia-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions