LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Lushnje: Digjet i gjalle nje 44 vjecar ne Gradishte te Lushnjes. Ai eshte ekzekutuar filimisht‏...

Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
NIKO


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 37
Location : Genova

Lushnje: Digjet i gjalle nje 44 vjecar ne Gradishte te Lushnjes. Ai eshte ekzekutuar filimisht‏... Empty
MesazhTitulli: Lushnje: Digjet i gjalle nje 44 vjecar ne Gradishte te Lushnjes. Ai eshte ekzekutuar filimisht‏...   Lushnje: Digjet i gjalle nje 44 vjecar ne Gradishte te Lushnjes. Ai eshte ekzekutuar filimisht‏... Icon_minitimeTue Mar 31, 2009 1:21 am

Lushnje: Digjet i gjalle nje 44 vjecar ne Gradishte te Lushnjes. Ai eshte ekzekutuar filimisht‏... Ligji_10Digjet i gjalle 44 vjecari, babai i kater femijeve. Dyshohet se zjarri ka qene i qellimshem. Policia: - "Viktima fillimisht eshte qelluar dy here me arme zjarri."

Vajza e tij e madhe ka pare edhe autorin e zjarvenies ne momentin qe ai ka dale jashte. Nje zjarr i rene ne banesen e familjes Krasniqi ne fshatin Gradishte te rrethit Lushnje, ka shkaktuar vdekjen e kryefamiljarit Bujar Krasniqi dhe djegien e nje pjese te konsiderueshme te baneses.

Zjarri eshte diktuar rreth ores 01:30 te mengjesit te dites se sotme. Ne momentin e perfshirjes se baneses nga zjarri ne shtepi kane qene dhe kater femijet e Bujarit dhe ky i fundit, ndersa bashkeshortja e tij ka qene jashte rrethit te Lushnjes ne nje ngushellim familjar. Zjarri eshte diktuar nga njera prej vajzave te tij e moshes 13 vjece . Ajo ka ndier zjarrin dhe ka dale jashte dhomes ku rrinte me vellezrit e saj ne nje dhome tjeter dhe ka pare ne momentin e largimit nje person te maskuar dhe me nje xhibokes me ngjyre te kuqe.

Ajo me shpejtesi ka marre vellezrit dhe ka shkuar te lajmeroj te afermit e tjere. Ajo ka trokitur e tmeruar ne deren e xhaxhait te saj Muharemit, te cilit i rrefen se cfare kishte ndodhur ne shtepin e saj. Seabshku me vellan tjeter Binakun dhe te tjere te aferm te gjithe se bashku kane vrapuar per ti ardhur ne ndihme Bujarit por ka qene teper vone. Binaku vellai viktimes rrefen se Bujari ka qene ne gjume ne njeren prej dhomave te shtepise dhe sipas tij kur shkuam orendite shtepiake ishin perfshire nga flaket. U munduam te fikim zjarrin derisa erdhi zjarfiksja por ishte e kot pasi ai kishte vdekur nga flaket e zjarrit Nuk e dime kush ja ka vene zjarrin baneses.Bujari ashtu sic kishte emrin ashtu ishte edhe nga shpirti, njeri i dashur me te gjithe fshatin. Ai dyshon se gjithcka eshte e qellimshme dhe kerkon nga shteti zbardhjen e rrethanave te ngjarjes dhe gjetjen e autoreve te djegies se vellait te tij. Policia nga ana e saj ka mberritur se bashku me zjarrefikesit ne vendngjarje.

Ajo ka bere dhe rrethimin e tij dhe nuk ka lejuar askend qe te afrohet afer baneses. ndersa ka marre ne pyetje familjare dhe bashkefshatare te viktimes, ekspertet e saj kane kryer dhe ekspertizen dhe hetimin e vendit te ngjarjes. Ende nuk ka nje deklarate zyrtare te forcave te rendit, por sipas drejtorit te Policise Qarku Fier Shemsi Premce, viktima eshte ekzekutuar me arme zjarri nga te njejte autore qe i kane vene zjarrin baneses se viktimes Bujar Krasniqi. Burime nga blute shprehen se zjarri nuk eshte shkaktuar as nga shkendije elektrike dhe as nga bombola te gazit te mundshme brenda shtepise.

Dyshimet thane keto burime jane per venie zjarri me qellim ku ekspertet kane zbardhur ate plotesisht mbas ekspertizes se viktimes nga ana e ekspertev kriminal. Bashkafshtare te tij treguan jashte kameres se viktima ka qene edhe here te tjera ne shtetin fqinje Greqi por eshte kthyer pasi nuk ka dokumenta. Ka tentuar te shkoj perseri kete periudhe pasi ka qene dobet nga gjendja ekonomike por nuk ka mundur dot te kaloje kufirin . Ndersa sipas tyre ka patur nje sasi te hollash te marra borxh te disa bashkefshtare te tij.

Policia po punon per zbardhjern plotsisht te kesaj ngjarje te rende, e cila mund te perfundonte ne nje tragjedi te madhekjo per shkak se ne momentin renies se zjarit aty ndodheshin kater femijet e tij.



Fieri.com / Kristaq Thano
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.lushnja.com
 
Lushnje: Digjet i gjalle nje 44 vjecar ne Gradishte te Lushnjes. Ai eshte ekzekutuar filimisht‏...
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lushnje: Gripi ,vaksinohen mbi 40 per qind e banoreve te Lushnjes
» Shkencetari 33 vjecar krijon gruan ideale robot-femer

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions