Lushnje- Roja i spitalit te Lushnjes, eshte rrahur nga nje 30-vjecar qe kerkonte te parkonte makinen ne ambientet e institucionit. Refuzimit te Qazim Balliut, i dyshuari Mondi Shehu i eshte pergjigjur me nje sulm agresiv, duke pretenduar se roja 55-vjecare, lejonte mjetet e tjera. Lajmin e bene te ditur burime zyrtare te Policise se Lushnjes, qe thane se ky eshte rasti i dyte ne pak muaj. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 18:00 te se martes, prane portes kryesore te spitalit te Lushnjes. Qazim Balliu, i punesuar ne nje firme private rojesh sigurie, ka qene me sherbim ne turnin e dyte, kur ka ndaluar autoveturen e drejtuar nga 30-vjecari Shehu, banues ne lagjen "Gafurr Muca" te qytetit. Polici privat i ka dale para. duke i thene se nuk lejohet parkimi dhe nuk i ka hapur porten. Pas debateve dhe sharjeve, Shehu e ka qelluar me grushte. Te pranishmit i kane dhene ndihmen e pare rojes 55-vjecare, kurse i dyshuari eshte larguar me shpejtesi. Mesohet se Shehu, do te vizitonte nje te afermin e tij te semure ne spital. Ai eshte ndaluar pas denoncimit te bere nga i demtuari Balliu. Gjate marrjes ne pyetje, Shehu eshte mbrojtur duke thene se polici privat, lejonte mjetet e tjera te hynin ne territorin e spitalit per parkim dhe atij ia ka ndaluar kete te drejte. I riu akuzohet per "plagosje te lehte". Balliu ka marre mjekimin e pare dhe me pas eshte zevendesuar me nje koleg tjeter.
Xh. Beharaj
KOha jone!