LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Kepleri nė hapesirė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ledi
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres
Ledi


Numri i postimeve : 120
Join date : 31/08/2008
Age : 41
Location : Athens

Kepleri nė hapesirė Empty
MesazhTitulli: Kepleri nė hapesirė   Kepleri nė hapesirė Icon_minitimeWed Mar 11, 2009 9:21 pm

Nje nga pyetjet me te rendesishme te ekzistencen njerezore ndoshta se shpejti do te marre nje pergjigje…

Kepleri nė hapesirė NASA-Launches

Nga baza e Cape Canaveral nė Florida, Nasa ka lėshuar nėpėrmjet raketės Delta II, “Kepler“, njė teleskop prej 600 milion dollarėsh, nė kėrkim tė planeteve jashtė Sistemit Diellor. Kepler, nga emri i matematikanit qė zbuloi ligjet e lėvizjes orbitale
tė planeteve, nuk fotografon yjet por kap shkėlqimin e tyre, shndėrrimet qė bėn drita e ardhur prej tyre, nėpėrmjet tė cilave mund tė matet masa e planeteve tė vėzhguar dhe frekuenca e rrotullimeve tė tyre nė orbitė. Duke vlerėsuar kėto tė dhėna, vlerson ndėrkohė edhe
nėse janė tė ngjashėm me planetin tonė.Kėshtu Kepleri do tė drejtojė objektivin e tij duke vėzhguar njėqindra mijėra yje tė galaksisė sonė.
Me njė fuqi vėzhgimi tė papėrdorur mė parė nga njeriu dhe e lirė nga vėshtirėsitė qė paraqet pėr vėzhgim atmosfera tokėsore, drita do tė
“kapet” nga njė teleskop special tė paisur nga njė lente me diametėr prej 140cm dhe qė “lexohet” nga njė fotometėr prej 95 milionė pixel.
Kėrkimi do tė ndjekė metodėn e quajtur “metoda e tranzitit”, qė konsiston nė matjen e dobėsimit tė ndriēimit tė njė ylli pėr shkak tė
kalimit para tij tė ndonjė prej planetėve orbitues. Sipas studimeve tė fundit, rreth 1% e yjeve ėshtė e rrethuar me planetė,dhe njė planet si Toka ka njė probabilitet rreth 0.5% qė tė bėjė pjesė nė kėtė grup. Kepleri, “gjahtari” i botėve pėrtej sistemit tonė diellor, mund tė zbulojė 50 deri nė 500 planete tė ngjashėm me Tokėn si dhe disa qindra masa gjigante tė gazta. “Ne qofte se eshte e vertete qe nje pjese e yjeve jane te shoqeruara nga ‘Toka’ te mundshme, kjo implikon qe kushtet per shfaqjen dhe zhvillimin e jetes jane te njejta ne te gjithe galaksine,”-shpjegon Uilliam Borucki drejtues shkencor i misionit. “Ne rast te kundert nese nuk gjejme planete me karakteristikat e pershtatshme per shfaqjen e jetes atehere mundet qe te jemi vetem ne galaksi …” Edhe pse deri tani nuk eshte gjetur asnje ekzoplanet qe ti permbushe plotesisht gjitha kushtet e nevojshme per shfaqjen e jetes, qysh prej vitit 1995 kur kerkimi filloi jane zbuluar 341 ekzoplanete. A do te arrije Kepleri te gjeje nje numer te mjaftueshem planetesh qe kane nje probabilitet te pershtatshem per shfaqjen e jetes? Ajo cka mund te thuhet me siguri eshte se per momentin eshte i vetmi mjet qe kemi qe mund ti pergjigjet nje prej pyetjeve me te vjetra te njerezimit ” A jemi vetem ne univers… ?”
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Kepleri nė hapesirė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Shkenca dhe jeta :: Shkenca dhe jeta-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions