LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 "Banda e Lushnjes" me vrau xhaxhane

Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
NIKO


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 37
Location : Genova

"Banda e Lushnjes" me vrau xhaxhane Empty
MesazhTitulli: "Banda e Lushnjes" me vrau xhaxhane   "Banda e Lushnjes" me vrau xhaxhane Icon_minitimeMon Jan 26, 2009 6:44 pm

Tirane- Ekzekutimi i mesuesit nga te dyshuarit si anetare te "Bandes se Lushnjes", eshte treguar dje nga deshmitaret, si dhe leximi i procesverbaleve te marrjes ne pyetje te deshmitareve disa vite me pare nga oficeret e policise gjyqesore. "Idajet Beqirin, e kisha xhaxha dhe ate e ekzekutoi 'Banda e Lushnjes'", keshtu deklaronte ne procesverbalin e marrjes ne pyetje, deshmitari Pellumb Beqiri. Sipas deklarimeve te tij, te gjithe ngjarjen e kishte marre vesh nga shoku i tij Enver Rabia, i cili kishte qene dhe pjese e bandes se Alfred Shkurtit, te njohur si Aldo Bare. Deshmitari tregonte se ne vitin 1997, teksa ishte duke patrulluar ne Lushnje, i kishte ardhur Leonard Prifti se bashku me dy persona te tjere, te cilet i kishin drejtuar pistoleten. Po i njejti veprim ishte kryer edhe nga ana e deshmitarit Beqiri. "Vjen Enveri i merr pistoleten Leonardit dhe me pas, me kerkon dhe pistoleten time, pastaj me kerkoi te shkoja pas tij. Me coi ne nje ndertese. Aty njoha vetem Ilir Stergun. Pasi i futem brenda ishte Alfred Shkurti, Enver Dondollaku. Rabia i ka thene Alfred Shkurtit qe te me linin sepse isha djale i mire dhe mund t'iu duhesha", vazhdonte se treguari deshmitari Beqeri. Pas disa ditesh ne qytetin e Lushnjes, mesohet te kete ndodhur perplasja mes Alfred Shkurtit dhe Artur Dajes, ku ishte plagosur Enver Rabia. Ai ishte fshehur nga Shkurti dhe mjekohej prej tij. "Nje dite isha te posta e vjeter dhe me afrohet Enver Rabia. Me pyet se cfare e kisha Idajet Beqerin dhe me thote vetem qe e kishin vrare gabimisht, pasi donin te vrisnin Gramos Selmanin. Dy dite me pas kam qene ne afersi te Platmasit ne Lushnje dhe prisja te gjeja nje automjet per te shkruar ne Fier. Aty me vjen Enveri se bashku me nje tjeter person, qe i kerkoi te na linte vetem. Me tha se kishin shkuar per dy jave ne fshatin Bidaj ne Kolonje te Lushnjes, per te vrare Gramos Selmanin. Sipas Rabise, kur kishin shkruar ne kolonje kishin qendruar ne afersi te Lapidarit dhe prisnin qe te vinte Gramozi. Enver Dondollaku i kishte thene Rabise qe te kthehej ne Lushnje se e priste shefi", vazhdonte deshmitari. Me tej ai beri me dije se Rabia i kishte treguar se, pasi jane kthyer nga fshati, ushtaret e Shkurtit i kishin treguar se kishin vrare shoferin e Selmanit dhe mesuesin Idajet Beqiri. Pellumb Beqeri tregonte se pasi ishte njohur me ekzekutimin e xhaxhait te tij, ishte takuar shume kohe me pas me Rabine. Por gjate ketij takimi ai i ishte treguar shume i shqetesuar dhe donte te largohej nga vendi, pasi kishte vrare njerez te pafajshem, per te zbatuar urdhrat e Aldo Bares. " E ndihmova Rabine dhe ai u largua ne Krete. Pas disa kohesh kam qene ne shtepine e vjehrrit tim, kur me thone qe te kerkon nje person jashte. Fillimisht nuk e njoha pasin ishte transformuar teresisht. Rabia me tregoi se e kerkonte Enver Borici, i cili i kishte kerkuar qe t'i mbaronte nje porosi, por qe nuk e dinte se cfare ishte. Te nesermen ai kishte udhetuar ne Tirane, ku e takoi ne rrugen "Myslym Shyri". Me tregon se donin ta vrisnin. Te nesermen e hodhen ne ere ne lagjen Don Bosko", mbyllte deshmine Beqiri. Po keshtu dje, prokuroret e ceshtjes lexuan edhe deklarimet e tre deshmitareve te tjere te cilet ndodhen jashte vendit, pikerisht te Mira Kajes, Kadri Gjonit dhe Gjorgjie Gjinit, te cilet kishin shume pak te dhene per kete ngjarjeje.

koha jone
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.lushnja.com
 
"Banda e Lushnjes" me vrau xhaxhane
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» "Banda e Lushnjes, me mori peng"
» Deshmia: Si me torturoi Banda e Lushnjes
» Gjykata urdher per "Banden e Lushnjes" : Kush tregon, penalizohet
» Fshihte "Kallashnikovin" ne konvikt, vihet ne pranga studentja e Infermierise

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions