LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Lushnje, 3 dite peng i trafikut

Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
NIKO


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 37
Location : Genova

Lushnje, 3 dite peng i trafikut Empty
MesazhTitulli: Lushnje, 3 dite peng i trafikut   Lushnje, 3 dite peng i trafikut Icon_minitimeWed Jan 21, 2009 4:15 pm

Lushnje- Borxhi prej 7 mije eurosh i ka kushtuar marrjen per 3 dite peng, nje te riu nga Durresi. Dy djem dhe nje vajze u vune nen pranga mesditen e djeshme nga policia e Durresit dhe Lushnjes, pas pergjimeve te kryera dhe operacionit te befasishem. Borxhi ishte dhene ne muajin nentor te vitit 2008 dhe nuk ishte kthyer ende nga i demtuari Gazmir Leka, 37-vjec. Policia tha se dyshohet qe konflikti te kete ardhur edhe per shkak te pazareve apo aktivitetit te paligjshem. Te arrestuarit sipas burimeve zyrtare jane Ismail Hamiti, ne banesen e te cilit mbahej pengu prej tre ditesh, Andrea Leka, 28-vjec dhe Arsenola A., 20-vjece, nga Lushnja, te dyshuar si bashkepunetore. Ne operacion kane marre pjese edhe Forcat e Nderhyrjes se Shpejte.

Ngjarja

Denoncimi nga familja Leka ishte bere ne Komisariatin e Durresit mengjesin e se henes, date 19 janar. Kurse i riu ishte marre peng prane Muzeut te Deshmoreve qe prej dites se diel, kur dhe nuk ishte kthyer ne shtepi, ne lagjen nr. 10 te qytetit. Burime zyrtare thane se tre te dyshuarit e kane marre peng ne Durres, Gazmir Leken, duke e futur me force ne makine dhe e kane derguar ne banesen e Ismail Hamitit, 47 vjec, ne Lushnje, i cili ka qene me pare i denuar per "vrasje te mbetur ne tentative". Policia lokalizoi vendndodhjen ne nje pallat te ri te qytetit myzeqar dhe menjehere aktivizoi aparaturat pergjuese, per te mesuar identitetet dhe shkaqet e pengmarrjes. Rreth ores 02:00 te mengjesit te djeshem, rreth 50 forca policie kane marre pjese ne aksion, duke rrethuar pallatin dhe nderhyne te armatosur ne banese, ku u zbulua edhe pengu.

Hetimet

Deshmite e mbledhura zbuluan se pengmarrja kishte ardhur pas nje borxhi te pakthyer, por rrethanat ishin te paqarta. Burime nga grupi hetimor shpjeguan se Ismail Hamiti, ne vitin 2008, kishte bere pazar me Gazmir Leken nga Durresi dhe i kishte dhene 7 mije euro borxh, per te kryer porosine. Policia deklaron se mendohet qe borxhi te jete dhene per te kryer nje trafik, por nuk dhane detaje. Por Leka duket se ka deshtuar ne misionin e tij dhe as valuten nuk ua ka kthyer borxhlinjve. Fillimisht tre te dyshuarit jane perpjekur qe me ane te bisedave te merrnin 7 mije eurot, por Leka nuk i ka pasur me vete. Ne kete menyre e kane futur me force ne makine, duke e derguar ne Lushnje. "Te henen na moren ne telefon dhe persona te panjohur na kerkuan 7 mije euro ne kembim te lirise se djalit", i thane prinderit e Gazmirit policise.

Xh.Beharaj/E.Arapi



Te ndaluarit:

Ismail Hamiti, 47-vjec, i denuar me pare per "vrasje te mbetur ne tentative"

Arselona A., 20-vjece,

Andrea Leka, 28 vjec,

I demtuari:

Gazmir Leka, 37-vjec

koha jone
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.lushnja.com
 
Lushnje, 3 dite peng i trafikut
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shkon per te vjedhur, e marrin peng
» Aksidentet, 5 viktima ne nje dite
» Tmerr ne rruge, 16 viktima ne nje dite

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions