LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Shqisa e gjashtė - Telepatia!

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ledi
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres
Ledi


Numri i postimeve : 120
Join date : 31/08/2008
Age : 41
Location : Athens

Shqisa e gjashtė - Telepatia! Empty
MesazhTitulli: Shqisa e gjashtė - Telepatia!   Shqisa e gjashtė - Telepatia! Icon_minitimeMon Jan 12, 2009 11:52 pm

Shqisa e gjashtė


Konfuzioni nuk
eshte ndjenja e vetme qe ka njeriu kur para tij qendron personi qe
posedon aftesi mbinatyrore, edhe pse nga kjo mund te startojme ne
kerkim te shqises se gjashte.


Sa me shume zbulime qe behen
per trurin e njeriut, thuaja po aq pyetje lindin per kete materie.
Eshte zbuluar se: Truri I njeriut eshte shume me I madh ne krahasim me
mesataren e jetes qe ai e jeton, nga 60-80 vite. Nga kapaciteti I madh
I trurit, ne, net ere ato 60-80 vite, nuk perdorim me shum se 10%.
Shume pjese te trurit mbesin te paprekura, te pashpenzuara dhe per to
nuk dime asgje. Truri ka aftesi te prodhoje me se 1000 simbole ne
minute dhe nga gjithe kjo, ne kemi aftesi vetem te lexojme, te
shkruajme dhe te themi disa fjale brenda nje minute. Ne krahasim me
kapacitetin tone mendor, gjuha qe perdorim eshte shume e thjeshte. Ky
konklusion na ben te shtrojme disa pyetje dhe te konstatojme disa gjera
interesante: Si mund ta kemi trurin aq te madh, per kohe aq te shkurter
jete? Pse perdorim aq pak nga truri? Pse natyra, nga gjenerata ne
gjenerate, do te bente kete organ te perdoret aq pak, perveq nese ky
organ(truri), vertet, do te kishte nje qellim?(te braktisur nga ne) Pse
komunikimi yne gjuhesor eshte aq I ngadalesuar dhe elementar, kur
aftesit mendore I kemi ne nivel aq te larte? Me kalimin e viteve,
expertet e parapsikologjise, lidhur me kapacitetin e trurit, kane
arritur ne perfundime dramatike:

-Njeriu nuk eshte I destinuar
dhe as qe ka qene, te jetoj 60-80 vite. Destinacioni I tij primar eshte
800-1000 vite, qe eshte logjike, nese merret parasysh kapaciteti I
trurit.

-Ne tani shfrytezojme aq pak aftesi te trurit, per ate
se vdesim ende pa u pjekur, pa patur ende mundesi te shfytezojme me
shum nga tere ajo qe na ofron truri.

-Gjuha nuk eshte menyra
origjinale e komunikimit mes njerezve, se paku nuk ka qene. Ka dallim
te madh mes gjuhes qe ne perdorim dhe aftesis se trurit. Ne realitet,
gjuha dhe fuqit e saj artificiale ngadalsojne punen dhe zhvillimin e
aftesive mendore.

-Komunikimi gjuhesor(te folurit, leximi,
shkrimi), thene ne menyre subtile, eshte arritje e vonshme e histories
se njerezimit. Te themi se eshte e vjeter, nga 10.000 deri 12.000 vite,
eshte e improvizuar dhe e krijuar nga humbja e menyres sone te vertet
te komunikimit.


Komunikimi me mendime dhe telepati.

Expertet,
nga keto konkluzione formulojne edhe teorine e pare per shqisen e
gjashte dhe zhdukjen e saj. Te paret tane ishin qenie
extra-inteligjente, qenie qe kan jetuar deri 1000 vite. Kane komunikuar
me telepati. Kane patur teknike dhe dije shkencore qe jane larg nga
civilizimi I sotem. Me pastaj planeti Toke eshte goditur nga forca
termo-nukleare nga gjithesia. Nga kjo, toka eshte rrotulluar rreth
bushtit te saj dhe ka rene ne sistemin diellor, me q’rast jane bere
shume ndryshime ne Toke. Civilizimi eshte shkaterruar, kurse banoret e
tokes kane vdekur nga vershimet dhe rrezet termonukleare. Shume pak nga
ata kane mbijetuar. Keto zbulime te experteve, te deshmuara me studime
dhe pune shumevjeqare na bejne te kuptojme se tek secili nga ne
ekziston shqisa e gjashte, vetem duhet ditur menyren e zgjimit te kesaj
aftesie.

Shqisa e gjashtė - Telepatia! Index.php?action=dlattach;topic=544


TELEPATIA

Telepatia ose
biokmunikimi ėshtė njėri nga fenomenet shumė tė njohura tė lėmit tė
parapsikologjisė ose psikotronikės. Fjala “telepati” rrjedh nga gjuha e
vjetėr greke dhe do tė thotė: “tele” - largėsi dhe “pathe” -
ndjeshmėri. Si themelues i saj njihet Fredrick Meiers, qė ėshtė edhe
njėri ndėr themeluesit e Shoqatės britanike pėr kėrkime psikike, qysh
nė vitin 1882.
Ē’ėshtė nė tė vėrtet telepatia? Telepatia mund tė
definohet si njė manifestim psikotronik, gjatė tė cilit vrojtohen
mendimet, fotografitė psikike, dėrgesa sensibėl e njė personi,
respektivisht e dėrguesit, nga ana e njė personi tjetėr, qė nė kėtė
rast ėshtė pranuesi. Kėto mendime, kjo dėrgesė sensibėl, qė emitohet
vetėdijshėm apo pavetėdijshėm nga dėrguesi, ėshtė e “shpėrndarė” nė
hapėsirė, ashtu qė me pesė shqisat normale tė komunikimit, tė cilat ne
si qenie njerėzore i posedojmė, nuk ėshtė e mundur tė pranohen dhe me
to tė komunikojmė. Pra, mund tė thuhet se telepatia ėshtė komunikim
valorė i dy qenieve pa kontakt fizik, pa fjalė, por vetėm me anė tė
mendimit, pavarėsisht largėsisė sė tyre.
Aftėsi tė komunikimit
telepatik kanė tė gjitha qeniet e gjalla, por ato qė e kanė mė tė
zhvilluar aftėsinė e emetimit tė “neuro-rrezeve”, e kanė mė tė theksuar
kėtė dukuri. Vetė jeta ėshtė e mbushur plot me raste telepatike, tė
cilat paraqiten nė mėnyrė spontane, midis personave qė janė tė lidhur
ngushtė emocionalisht siē ėshtė rasti i nėnės dhe fėmijės, motrės e
vėllait, burrit e gruas etj.
Komunikimi telepatik, emetimi dhe
pranimi i rrezeve, paraqet fundamentin nė formimin e marrėdhėnieve
midis prindėrit dhe fėmijės. Dashuria nė mes nėnės dhe fėmijės ėshtė e
formuar kryesisht nė parimet telepatike. Komunikimet telepatike
ekzistojnė mė sė shpeshti nė vitin e parė tė jetės, kur fėmija nuk mund
tė flasė e dashuria nė mes tė nėnės dhe fėmijės nuk ėshtė e
“vetėdijshme” ose funksion i dėshiruar. Ky ėshtė njė fenomen, po e quaj
“jashtėshqisor”, i cili mund tė shpjegohet vetėm si lidhje telepatike.
Pa kėso lidhjesh nuk do tė ekzistonte as dashuria e vėrtetė.
Gjatė
luftės sė dytė botėrore kemi rastin e nė nėne tė njė luftėtari nė
front, e cila papritur ndien dhembje nė gjoks dhe bėrtet: “Biro, tė
vrau armiku!” Lajmin pėr vdekjen e tė birit, tė cilin e mori mė vonė,
pėrputhej plotėsisht me atė ditė dhe atė moment kur edhe ju kishte
lajmėruar dhembja nė gjoks. Rasti i mėsipėrm ėshtė vetėm njė, nga shumė
raste tė ngjashėm qė na ndodhin nė pėrditshmėrinė tonė (siē i ka
ndodhur edhe Laura72), por qė ne i interpretojmė, varėsisht prej
bindjeve dhe kėndvėshtrimeve tona...
Gati nė tė gjitha vdekjet, tė
afėrmit e familjes, nė ēastin kur ndėrron jetė i dashuri i tyre, nė
mėnyra tė ndryshme e ndjejnė kėtė. Kėtė fenomene sqaron edhe psikologu
i njohur K. Jungu nė teorinė e tij tė sinkronicitetit, por edhe populli
ynė i njeh shumė mirė kotė shenja, qė zakonisht quhen “isharete” (arab,
isara - shenjė).
Kėrkimet e ndryshme pėr, pėr sqarimin e telepatisė
nė mėnyrė shkencore, kanė filluar qė nga koha e Mesmerit, Pjer Zhana-s,
Sharl Rishe-es e vazhdojnė dhe nė ditėt tona. Tentativa e parė fillon
me Mesmerin. Edhe telepatinė, sikurse tė gjitha fenomenet e
parapsikologjisė, ai e shpjegon si dėrgim tė informacioneve nėpėrmjet
energjisė magnetike universale, e cila i lidhė tė gjitha qeniet e
gjalla. Telepatia e tėrhiqte vėmendjen e Mesmerit sepse edhe ajo, si
shumė dukuri jashtshqisore, paraqitej shpesh gjatė gjendjes hipnotike.
Mesmeri edhe mendonte se telepatia paraqitet vetėm gjatė gjendjes
hipnotike.
Mė vonė, Sharl Rishe, shkencėtar francez, fitues i Ēmimit
Nobel pėr fiziologji, vėrtetoi nė mėnyrė eksperimentale se telepatia
ėshtė e ndarė nga hipnoza, por nė gjendje hipnotike ajo ėshtė mė e
theksuar dhe veprimi i saj ėshtė mė i suksesshėm.
Bashkėkohėsi i
tij, O. Zhana, gjatė eksperimenteve mjaftė interesante arriti qė tė
provokojė hipnozė nė largėsi, nėpėrmjet sinjaleve telepatike. Pėr fat
tė keq, Zhane nuk tentoi qė t’i komentoj kėto eksperimente,sepse
frikėsohej se do tė rrezikonte autoritetin e shkencėtarit serioz.
Eksperimente tė ngjashme bėri edhe Henri Didwick. I hipnotizuari i
vizualizonte numrat e zgjedhur dyshifror dhe nė mėnyrė telepatike ia
dėrgonte subjektit tjetėr. Deklarata e tij pėr kėtė eksperiment hyri nė
histori tė parapsikologjisė si deklaratė e parė shkencore e kėtij lloji.
Eksperimente
intensive nė fillim tė viteve 30-ta zhvilloi edhe shkrimtari, Apton
Sikler me tė shoqen, Meri K. Sinkler. Aptoni vizatonte figura tė
ndryshme, ndėrsa e shoqja mundohej qė t’i pranonte nė mėnyrė telepatike
dhe t’i reprodukonte. Nė serinė prej 290 provave, arriti nė 23% tė
rasteve rezultate tė sakta; 53% rezultate tė pjesėrishme dhe 24% tė
gabuara. Eksperimente e Sinkler-it bėheshin nė kontroll tė plotė. Nė
disa raste pėrputhja e vizatimeve ishte plotėsisht e saktė, ashtu qė
edhe gjeniu Albert Ajnshtajn, qė ishte prezent nė disa eksperimente, u
magjeps aq shumė, sa qė ia shkroi edhe parathėnien e librit tė
Sinklerit, “Radioja Mentale”, nė tė cilėn janė paraqitur tė gjitha
rezultatet e eksperimenteve.
Uejtili Kerington, mik i afėrt i
Frojdit, pėrdori njė metodė tjetėr tė eksperimentimit. Ai merrej vesh
me disa pranues tė valėve, tė shpėrndarė nėpėr vende tė ndryshme tė
Britanisė sė Madhe, qė nė kohė tė caktuar t’i pranojnė nė mėnyrė
telepatike mesazhet e tij. Nė kohėn e caktuar e hapte fjalorin dhe e
zgjedhte njė fjalė, e cila mund tė paraqitej edhe nė mėnyrė figurative.
E vizatonte nė njė letėr dhe pastaj me orvatje shpirtėrore mundohej
t’ua emetonte pranuesve. Rezultatet i vlerėsonte duke i shikonte tė
gjitha pėrgjigjet dhe secilės ia jepte vlerėn e vet. Nė ēoftė se
objekti i vizatuar ishte “molla”, atėherė “dardha”, si pėrgjigje,
kishte vlerė mė tė madhe se sa “rrushi”, ndėrsa “rrushi” vlerėn mė tė
madhe se sa ndonjė objekt statik etj.
Mungesė e eksperimentit tė tij
ishte se personi i njėjtė. D.m.th. vetė Keringtoni ishte
eksperimentuesi dhe vlerėsuesi i pėrgjigjeve, sepse subjektet shpesh
nuk kontaktonin nė kohėn e njėjtė dhe ai nuk mund t’i kontrollonte.
Kėtė
mungesė, si dhe shumė tė tjera, i plotėsoi Rajni. Ai i mbante nėn
kontroll tė gjithė variabilėt e rėndėsishėm. Rajni i pari i pėrdori me
tė madhe tė ashtuquajturat “letrat e Zenerit”. Ky ėshtė njė komplet i
pėrbėrė nga 25 letra, tė cilat ndahen nė 5 pjesė, dhe secila nga kėto
pjesė pėrmban nga njė simbol grafik. Nė qoftė se gjatė eksperimentimit
subjekti i qėllon letrat, nė bazė tė rastėsisė eventuale pa pjesėmarrje
tė telepatisė, atėherė probabiliteti do tė jetė 1:5 ose 20%. Secila e
qėlluar tjetėr, mbi kėtė mesatare, ėshtė e rėndėsishme.
Duke
komentuar punėn dhe rezultatet e prof. Rajnit dhe tė bashkėpunėtorėve
tė tij, si dhe tė Tajerit, tė Kringtonit e shumė tė tjerėve, dr. Taules
arriti nė pėrfundim de kėto eksperimente “kanė larguar ēdo dyshim mbi
ekzistencėn e telepatisė dhe kanė mundėsuar qė ajo tė paraqitet me
metoda eksperimentale”...
Si pėrfundim mund tė thuhet se shumica e
eksperimenteve tė psikotronikės, tregojnė se perceptimet jashtėshqisore
janė procese tė komunikimit tė materieve tė gjalla e jo vetėm tė
qeniejev njerėzore. Kjo na bie deri te supozimi se telepatia ėshtė
proces themelorė i interaksionit tonė me rrethin, eventualisht mė i
vjetėr se sa komunikimi verbal, pėrmes tė cilit komunikojmė ne sot. Kjo
dukuri gradualisht u zhduk me zhvillimin e funksioneve, tė cilat e
zėvendėsuan dhe e lanė tė shtyrė nė prapavijė, sepse organet shqisore
dhe funksioni i tė folurit janė mė tė pėrshtatshėm pėr komunikim dhe
veprim nė rreth. Megjithėkėtė, perceptimet jashtėshqisore nuk u
zhdukėn, por vetėm u mėnjanuan dhe, nė gjendje kur humbet kontrolli i
qendrave tė larat tė vetėdijes, siē janė rastet e rreziqeve pėr jetė,
tronditjet e thella shpirtėrore etj, kėto funksione dhe mekanizma
jashtėshqisore, tė lėnė anash, aktivizohen.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Shqisa e gjashtė - Telepatia!
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» pjesa e gjashte mbi Paganizmin nder popujt e Epirit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Shkenca dhe jeta :: Shkenca dhe jeta-
Kėrce tek:  
Free forum | Computers and Internet | Computers | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions