LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 _ KINAMOJA _

Shko poshtė 
AutoriMesazh
pocerina
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres



Numri i postimeve : 47
Join date : 29/08/2008

_ KINAMOJA  _ Empty
MesazhTitulli: _ KINAMOJA _   _ KINAMOJA  _ Icon_minitimeTue Jan 06, 2009 12:48 am

Llazar Mani

KINAMOJA

Me duket se per kinamon kam fol ene nji here me perpara, por pak
fare.Epo kur nuk di,o nuk ke se ce t'thush, fjalet jane kot .Dalin
kshu,sikur s'kan lidhje fare me njona tjetren e masanej kur i lexon nuk
i kupton ,se nuk kon kuptim ato.Kur i lexon ke noj liber osht gjysma e
t'keqes,se mer ene e len anej maton,po kur je i detyrumen me i ngju ka
noj tjeter kjo osht ene mo keq. Pranej ne un nuk kom dash me fol per
kinamon.Masanej ce do thush her.Kinamo. Hyn mrena shif film.Sikur se
mani men kinamon ju.Amo ka i on ju keni t'drejt.Nime t'rrijm shtremet e
t'flasim ashtu si osht per t'fol ,kinamoja osht gjo e modhe per qytetin
ton.Osht megjithmen gjo e modhe kinamoja.Shef dynjollik mer bab'.Ti rri
ul aty n'karriket ai t'ven dynjollikun perpara ene ti e shef. Po shef
dynjollik mer bab.Po jo mer jo.Jo se nuk jon t'verteta,por duhet
t'munohesh me e kuptu filmin.Se per t'qen nji gjo e vertete duhet ta
shikosh me syt' tuj,duhet ta nigjosh ma veshet tuj ene duhet ta prekesh
me doren tate.Ne per t'shiku e shifnim,per ta nigju e njigjojshim,per
ta prek jo.Ktu na e kallte kinamoja neve.Kur ishte noj film i bukur,u
cfaqte tre,kater her n'dit.Le mo kur ishte vere,shkonte deri
m'nont'notes, se u hapte kinamoja verore pranej.Kshu si bino,kinamoja
nuk ishte kushedi ce. Muret i kishte prej pllakash fibre t'njeshme ene
i kishin dhone nji dorč suvatim. po mrena e kishin rregullu mire.Sa
hyjshe u gjinshe me nji sallon t'modh.Aty pushojshe pak,pijshe nji
cenarre duhon e masanej hyjshe mrena.Ishin nja dy dyr t'mdhoja aty,nji
majtas e nji djathtas e hyjshe ka t'doje.Mrena cdo gjo ishte me
rregull.Cdo karrike kishte numrin e vet,qe ishte njisoj me numrin qe
ishte shkrujt ke biletaJshin gjith ato karrike.Aty kollaj kollaj u
ulshin afer pesqin vet.Po n'fillim ishin pes rradhet e para me ka
njizet vet qe bojshin njiqin.Per kto karriket nuk bonte shume bileta,se
ishin afer perdes.Masanej vijshin nja njizet sira tjera me ka
njizet,nji ku u bone pesqin.Ishte ene lloxha qe mante shtatdhit apo
tetdhit e nji ku u bone pesqin e kusur vete.Bileta e lloxhes kushtonte
mo shtrejte. Kur ishte noj film i bukur ajo u mushte plot,kur ishte noj
film i rendesishem, aty u ulte vetem paria,kur ishte noj film qe sbonte
nji lek aty u ulte noj cift i ri e nuk i bezdiste njeri.Ene ato nuk
bezdisnin njeri,shikojshin punen e vetN'ket kohe xha Dulla i kishte bo gati kasetat e filmave,i
kishte kthy,i kishte njit ene gati per ta nez.U ulshin njerzit neper
karrike,po u lodhshin ene duke nejt ul,se vijshin gjymes ore perpara.
Kush bertiste,kush fershellente pņ pa zarar.Dritat u shujshin
periher,ene fillonte dokumentari,nji cerek ore dokumentar,ose periher
tre kater dokumentar .Aty kishim munsi ne qe ta njifshim venin tone.se
me trena e me makina s'ja dilshim dot.Deri n’Rrogozhin shkonte treni.Ne
kur shkojshim n'Tiron do u bojshim gati nji jave perpara,kurse me
dokumentaret i shifshim te gjitha gjonat qe ndodhshin ne venin
tone.Shifnim garat mes Firit e Lushnjes per t'vjel bocet e
pamukut.M'kujtohet si nime ajo konga qe knojshin ato gocat e Firit.Tuj
vjel pamuk gocat e tuj knu:
Hajde marrim futat dhe moj
Te vjelim pambuke
Se jemi ne gare dhe moj
Ne gare me Lushnje.
Kon
pas ene gjona tjera t'mira dokumentaret.Ishte sģ pune eksperience
ajo.Se kush e kishte pa ate dokumentarin me ate minatorin qe per
ditelindje kishte ftu shoket ene ato per peshqesh i kishin cu nji cope
mineral,kshu ene ktu.Per ditelindje nji brigadieri i cun nji arke me
gozhde.Si i thojne llafes tuj u rrit tuj msu,tuj pa e tuj bo. Se ene
knej ka nahija jone dolen nji here ca katnare tuj knu e tuj kercy
Shpija t’reja kemi bo
Ejani shikona ne
Me mur tulle i kemi ngrejt
Ejani shikona ne
Me gelqere i kemi ly
Ejani shikona ne
Ene
ne i shikojshim ato aty ke dokumentari e mezi pritshim qe t'maronte se
dojshim me pa filmin.Kur maronte dokumentari u nizshin dritat ene
pritshim sa t'ndrronte xha Dulla kasetat , se ishte vetem nji
aparat.Mo
von erdhi edhe nji tjeter,u bo me dy e nuk u priste mo filmi.Qellonte
kaiher qe filmi u kpuste e deri sa tu njiste kalonte kohe,
njerezit
u merzitshin kur tak periher fillonte filmi.Simas filmit ene njerzit
her qanin,her qeshnin,here ja kallxonin filmin njoni tjetrit se ato
fjalet ikshin shpejt e nuk mujshin me i knu.Po kjo ce i tha,po ai ce i
tha.Nji tjeter aty mrapa:po na leni re ta shofim rehat kte filmin.Zonat
pushojshin pak e fillojshin prap. Jo jo nuk osht ky . Ky osht ai qe
erdhi me ate maqinen e modhe.Nji zo fmije anej nga fillimi: O lale, kjo
goca do flej lakuriq me ate cunin.Mylle mer dreq gojen ti.Kur ishe duke
pa nji pjes qe mezi pņ e pritshe se ce do nodhte ja priste tjetri: ky
do e vrasi kte burrin ene do beshtoj. Ktu t'ikte gjith qefi filmit.E
megjithate kur dilshe prej kinamoje kishe prap qef me e pa ene nji her
tjeter.Kishte njerez qe e shifnin ka dy tre here ,sa qe e majshin men
permenc.Kur e shifnim se nji pjese filmi ishte mo e shkurten se nji not
tjeter,ose mungonte nji pjes: mos ha film xha Dullo,ose nji pjese ishte
mo e erret se nota kalume: jepi drit xha Dullo.Megjithate kinamoja osht
nji gjo e bukur.Kur shef ate driten e fort qe del nga ajo penxherja e
vogel e qe bohet njeri atje ke perdja thu me vete:megjithmen njeriu bon
mrekullina.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
_ KINAMOJA _
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Kultura :: Letersia-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions