Lushnje- Zjarri i rene ne rrethana ende misterioze shkrumbon magazinat e fermerit myzeqar. Ngjarja ka ndodhur duke u gdhire dita e djeshme, ne fshatin Cerme-Shkumbin te Lushnjes, kur banoret vune re te paret shtellungat e tymit qe dilnin nga hambaret e medhenj te misrit, grurit dhe barerave te grumbulluara per gjene e gjalle gjate dimrit. Burime zyrtare thane se magazinat ishin ne pronesi te fermerit Bashkim Maci, ndersa paraprakisht flitet per nje dem qe i kalon 100 mije euro. Sasia e djegur e rezervave ne depo shkon ne 800 kuintale drithera e bar i thate, kurse pista e pare qe po hetohet pas deshmise se vete te demtuarit eshte zjarrevenia e qellimshme, per shkak te konkurrences. Por deri dje ne mbremje nuk ka pasur asnje te arrestuar, megjithese jane marre ne pyetje banoret e fshatit. Te parat qe kane marre flake ishin magazinat e mbushura me drithera dhe me pas bari i thate. Per shuarjen e flakeve jane angazhuar 5 zjarrfikese nga Lushnja, Kavaja, Fieri dhe Durresi, qe pas kater oresh kane lokalizuar flaket.
Xh. Beharaj
Koha jone