LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Disiplina, pritet denimi i fushes se Lushnjes

Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
NIKO


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 37
Location : Genova

Disiplina, pritet denimi i fushes se Lushnjes Empty
MesazhTitulli: Disiplina, pritet denimi i fushes se Lushnjes   Disiplina, pritet denimi i fushes se Lushnjes Icon_minitimeWed Dec 03, 2008 5:18 pm

Dhuna e shfaqur ne javet e fundit eshte permbledhur dhe ndodhet ne zyrat e FSHF-se, me imtesisht Komisioni i Disiplines eshte duke analizuar rastet flagrante. Ne fokus do te jete ndeshja, Lushnja-Apolonia. Ne kete ndeshje eshte demtuar rende nje prej lojtareve te Apolonise, Marenglen Shoshi. Mbrojtesi perfundoi ne spital, i demtuar rende ne njerin sy, pasi nje objekt i forte eshte hedhur drejt tij nga ana e tifozeve lushnjare. Plagosja e Shoshit ndodhi, ne momentin kur ndeshja ishte e barabarte, ne shifra 1-1. Takimi perfundoi ne favor te Lushnjes, 3-1. Drejtuesit fierake shprehen se masat karshi ekipit te Lushnjes duhet te jene te ashpra, per t'iu kunderpergjigjur aktit te rende. Nderkohe, lushnjaret pretendojne se plagosja e lojtarit erdhi nga papergjegjshmeria e nje personi dhe klubi nuk ka faj ne kete mes. Gjithsesi, burime prane FSHF-se shprehen se pamjet filmike dhe te dhenat e ndeshjet, nga vezhguesi, do te jene ato qe do te zbardhin ngjarjen dhe ne baze te tyre do te merret vendimi perkates. Nuk behet fjale per t'i dhene ndeshjen ne tavoline Apolonise, sepse takimi eshte mbyllur me fitoren e Lushnjes, por per rastin flagrant te plagosjes se nje futbollisti fusha e Lushnjes pritet te denohet disa jave dhe po ashtu sikurse pritet, gjobe per klubin ne fjale per mos organizim te mire te ndeshjes. Vendimet, te cilat do te publikohen gjate dites se neserme, do te merren ne lidhje me kete ndeshje, qe ishte me problematikja ne Kategorine Superiore, por edhe per ndeshjen Dinamo-Shkumbini, qe ka pasur momente acarimi, pas perfundimit te saj. Gjyqtari i ndeshjes Jemini eshte kontestuar, pas ndeshjes, nga pala peqinase. Nderkohe, ne ndeshjen ne Tirane, Gezim Ndreka, lojtari i Teutes, ne momentin e shenimit te golave te ekipit te tij provokoi tifozet e Tiranes, duke shkelur ne kete menyre rregulloren.

A. Muraci

Koha jone
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.lushnja.com
 
Disiplina, pritet denimi i fushes se Lushnjes
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lushnjaret jasht Lushnjes
» Deshmia: Si me torturoi Banda e Lushnjes
» Krakulli dhe Orakulli i Lushnjes

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions