LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 XHELADIN HAMZA

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
xheladin
Antar i ri
Antar i ri



Numri i postimeve : 11
Join date : 14/11/2008

XHELADIN HAMZA Empty
MesazhTitulli: XHELADIN HAMZA   XHELADIN HAMZA Icon_minitimeFri Nov 14, 2008 10:15 am

NA NDIHMO I MADHI ZOT

Me buzė tė plasaritura
Me zemėr tė plasur
Me shpirtin e djegur
Me duar tė zgjatura kah Ti
Prej tė keqes e cila na kaploi
Nė tokat tona
Na shpėto o i Madhi Zot

Lutjet tė cilat i bėjmė
Nė orėt e vona tė mesnatės
Nė nafile bijė nė sexhde
Pėr shpirtrat e atyre
Qė dhanė jetėn
Qė derdhėn gjakun
Pėr kėtė tokė tė djegur
Na i dėgjo o i Madhi Zot

Mjerimi zemrat na i ka pushtuar
E mira me tė keqen ėshtė ndėrruar
Parajsa nė ferr e shndėrruar
Nuri tė cilin na e dha
Nga shpirtzi ėshtė fikur
Na ndihmo o i Madhi Zot


Poezi e botuar nė librin tim PSE TRĖNDAFILAT ĒELIN
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xheladin
Antar i ri
Antar i ri



Numri i postimeve : 11
Join date : 14/11/2008

XHELADIN HAMZA Empty
MesazhTitulli: Re: XHELADIN HAMZA   XHELADIN HAMZA Icon_minitimeSun Nov 16, 2008 6:41 pm

NASIHAT

Me gjuhė kėputur nga gabzherri

Mbi supe tė lodhura bartim
Nė horizontin e ēmendurisė
Hajnat e hajnisė qė s’ngopen kurrė...

Mos kėrkoni buzėqeshjen time
Mbi kėtė kohė tė kalbur
Nė qelbėsirėn
Verbėrisht nė ēdo hap shkelim...

Pėrtej shtatė brigje tė thepisur
Drita hyjnore nė vaj iku pėrjetėsisht
Ardhmėrisė duke ua lėnė amanet
Vetėm njė nasihat – ērrėnjoseni hajnin!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xheladin
Antar i ri
Antar i ri



Numri i postimeve : 11
Join date : 14/11/2008

XHELADIN HAMZA Empty
MesazhTitulli: Re: XHELADIN HAMZA   XHELADIN HAMZA Icon_minitimeThu Nov 27, 2008 10:50 pm

TĖ KĖRKOJ

Tė kėrkoj
Mes yjeve
Dhe burimeve tė ėndrrave

Tė kėrkoj
Nė vetminė e mjegullės
Dhe nė sytė e kalimtarėve

Tė kėrkoj
Nė syrin
Tė cilin me lot e lagi

E di qė kjo ėshtė
E kot
Por unė tė kėrkoj
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sara
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres
Sara


Numri i postimeve : 124
Join date : 13/05/2008
Age : 68

XHELADIN HAMZA Empty
MesazhTitulli: Re: XHELADIN HAMZA   XHELADIN HAMZA Icon_minitimeFri Nov 28, 2008 12:27 am

xheladin shkruajti:
TĖ KĖRKOJ

Tė kėrkoj
Mes yjeve
Dhe burimeve tė ėndrrave

Tė kėrkoj
Nė vetminė e mjegullės
Dhe nė sytė e kalimtarėve

Tė kėrkoj
Nė syrin
Tė cilin me lot e lagi

E di qė kjo ėshtė
E kot
Por unė tė kėrkoj

pershendetje komplimente per krijimet

me fal per pyetjen po doja te dija kujt i referoheni ne kete poezi se nuk arrij te jap nje ide,sidonos ne vargjet e fundit?faleminderit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xheladin
Antar i ri
Antar i ri



Numri i postimeve : 11
Join date : 14/11/2008

XHELADIN HAMZA Empty
MesazhTitulli: Re: XHELADIN HAMZA   XHELADIN HAMZA Icon_minitimeSat Nov 29, 2008 9:15 am

Pėrshėndetje zonja Sara, tė falenderoj qė keni gjetur kohė tė lexoni poezitė e mia. Shpresoj se do tė vazhdoni edhe mė tej.

Me respekt
xheladin hamza
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xheladin
Antar i ri
Antar i ri



Numri i postimeve : 11
Join date : 14/11/2008

XHELADIN HAMZA Empty
MesazhTitulli: Re: XHELADIN HAMZA   XHELADIN HAMZA Icon_minitimeSat Nov 29, 2008 9:20 am

PĖR TY

Ēdo natė
Pranė dritares sė hapur
Hidhem nė mendime
Pėr ty loēka ime

Shumė tė dua
Ti kėtė nuk e di
Guxim s’pata tė tė them

Me lot nė sy
Emri yt
Mbi buzė tė mia fle

Tė thėrras me zė
Kur i tėrė qyteti
Nė gjumė ėshtė

Dėgjohet jehona e tij
Ti nuk mė dėgjon, jo
Jam shumė larg

Mezi pres takimin tonė
Tė tė them sa shumė tė dua
Sa shumė vuaj pėr ty

Nė ėndėrr tė kam ēdo natė
Nė mėngjes kur zgjohem
Pėrsėri shoh
Pranė nuk tė kam, eh...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xheladin
Antar i ri
Antar i ri



Numri i postimeve : 11
Join date : 14/11/2008

XHELADIN HAMZA Empty
MesazhTitulli: Re: XHELADIN HAMZA   XHELADIN HAMZA Icon_minitimeSat Nov 29, 2008 7:29 pm

RRUGĖ TĖ PANJOHURA

Nė errėsirėn e natės
Para syve tė mi tė pėrlotur
Shtrihen rrugė tė panjohura

Rreth meje iluzionet luajnė
Lojėn e tyre tė vjetėr gėnjeshtare
Nata kafshon ditėt nė ikje...

Mendimet pas tyre vrapojnė
Nė zbrazėti tė zbrazėt
Si qielli...

Mbi brigjet e afėrta
Dėgjohen thundrat e kuajve nė vrapim
Hingėllima e tyre e shfrenuar
Nė zemėr futė frikė e trishtim...

Luhatem me kėmbė tė lodhura
Nė udhėkryqin e rrugėve tė panjohur
Errėsira e natės me dorėn e saj
Ledhaton frikėn nė shpirtin tim...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xheladin
Antar i ri
Antar i ri



Numri i postimeve : 11
Join date : 14/11/2008

XHELADIN HAMZA Empty
MesazhTitulli: Re: XHELADIN HAMZA   XHELADIN HAMZA Icon_minitimeSun Nov 30, 2008 11:00 pm

LAMTUMIRĖ PĖRGJITHMONĖ

Atė natė qė dy lule u ndanė
Hėna nga pikėllimi humbi shkėlqimin e saj
Shiu dhe loti bashkohen nė njė rrugė pėr nė lum

Toka dridhej qielli gjėmimin e tij filloi
Herė herė vetėtima bėnė ndriēimin e rrugės
Nėpėr terrin e sė cilės ecin dy lule kokulur
Nė kahje tė kundėrta njėra prej tjetrės

Me hapa tė pasigurta e zemra tė ndarė nė dysh
Humben nė errėsirėn e territ tė natės
Duke pėshpėritur fjalėn mė tė dhimbshme
LAMTUMIRĖ DASHURI PĖRGJITHMONĖ.

Poezi e botuar nė librin tim PSE TRĖNDAFILAT ĒELIN
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xheladin
Antar i ri
Antar i ri



Numri i postimeve : 11
Join date : 14/11/2008

XHELADIN HAMZA Empty
MesazhTitulli: Re: XHELADIN HAMZA   XHELADIN HAMZA Icon_minitimeWed Dec 03, 2008 9:53 pm

FJALĖT LINDĖN TĖ ĒELIKTA

Guximi dhe trimėria
Ka kohė qė kanė rėnė nė gjumė
Ėndrra tė pakėndshme i pėrqafuan
Nė heshtje...

Shkuma mbi Ibrin qanė
Me zėrin e njė fėmiu tė vogėl
Tė mbetur jetim
Pėrzihej me britmėn e njė qyteti plak
Qė e pa se drita e diellit pėr te u fsheh
Koha aty u ndalė pėr pushim
E nata rėnkon mbi brigjet e tij...

Nga malli e nostalgjia pėr fluturim
Shqiponja dykrerėshe vrullshėm u zgjua
Lindėn fjalė tė ēelikta nė vete
Nuk ka ndarje tė Kosovės asnjė pėllėmbė!

Nga horizonti i nėntė i nėntokės
U gdhendėn shkronja tė arta
Edhe mbi shkėmbinjtė
Tė Mitrovicės, Zveēanit, Zubin Potokut
E tė Leposaviqit
PAVARĖSIA E KOSOSVĖS!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xheladin
Antar i ri
Antar i ri



Numri i postimeve : 11
Join date : 14/11/2008

XHELADIN HAMZA Empty
MesazhTitulli: Re: XHELADIN HAMZA   XHELADIN HAMZA Icon_minitimeFri Dec 05, 2008 12:08 pm

OR XHANI IM

Yjet qė mė sė shumti shkėlqejnė
I ngjajnė syve tu tė zjarrtė
Qė pandėrprerė mė pėrcjellin
Or xhani im

Era mė mėsoji
Si pėshpėritet emri yt
Edhe atėherė kur nė ėndėrr jam
Or xhani im

Dielli mė pėrdhelė e ledhaton
Lehtazi ama bash si dora jote
Dikur nė shatėrvanin e rinisė
Or xhani im
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xheladin
Antar i ri
Antar i ri



Numri i postimeve : 11
Join date : 14/11/2008

XHELADIN HAMZA Empty
MesazhTitulli: Re: XHELADIN HAMZA   XHELADIN HAMZA Icon_minitimeTue Sep 17, 2013 8:35 pm

TRUPI DHE SHPIRTI

Trupi ngadalė forcėn po e humb
E shpirti nė kėtė rrugėtim i bashkėngjitet
Fuqishėm tė vendosur nė ndarjen e tyre
Pas njė jete tė pėrbashkėt disa vjeēare...

Mbi fytyrė tė zbehur
Nga sytė
Dhembshėm rrėshqasin lot
E trupi butėsisht
Shpirtit i pėshpėritė:

Ndalu ti o shpirt
Mė puth pėr tė fundit herė
Sytė e mi mallėngjyeshėm
Do tė tė pėrcjellin
Derisa engjėjt tė mbėshtjellin
Nė pėrqafimin e tyre
Dhe si tė humbasin gjurmėt
Drejt qiellit tė hapur
Nė rrugėtimin tėnd mistik
Nė xhenet apo xhehenem
E unė pėrjetėsisht
Do tė pushoj nė varr
Mbi tė cilin do tė ēelin
Trėndafila tė bardhė e tė kuē!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





XHELADIN HAMZA Empty
MesazhTitulli: Re: XHELADIN HAMZA   XHELADIN HAMZA Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
XHELADIN HAMZA
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Kultura :: Letersia-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions