LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Ndahet nga jeta president i TopChannel

Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
NIKO


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 37
Location : Genova

Ndahet nga jeta president i TopChannel Empty
MesazhTitulli: Ndahet nga jeta president i TopChannel   Ndahet nga jeta president i TopChannel Icon_minitimeFri May 23, 2008 7:49 pm

Ndahet nga jeta president i TopChannel DritanhoxhaTIRANE- Dritan Hoxha, presidenti i Top Media, themelues i Top Albanian Radio, Top Channel, dhe Dixhitalb humbi jetėn nė njė aksident tragjik automobilistik sot nė orėt e para tė mėngjesit. Ngjarja ka ndodhur rreth orės 01. 50 minuta nė Bulevardin “Bajram Curri” nė Tiranė, pothuajse pėrballė studiove tė Top Channel, pėrballė ish ekspozita “Shqipėria Sot”. Sipas njoftimit tė policisė makina Tip Ferrari ngjyrė e kuqe, me targa DK 3892 H, nė pronėsi tė 40 vjecarit nga Tirana ka dalė nga rruga dhe pasi ka pėrshkuar nė njė hapsirė tė plotė 82 metra, ėshtė pėrplasur me pemėn 3.1 metra, nė lulishten e lumit tė Lanės. Pėr shkak tė pėrplasjes sė fortė makina ėshtė ndarė nė dy pjesė dhe ėshtė shkatėrruar tėrėsisht. Nė vendin e ngjarjes, mbėrritėn forca tė shumta policie, duke ndėrhyrė menjėherė, pėr tė dhėnė ndihmėn e parė 40 vjecarit. Dritan Hoxha vdiq gjatė rrugės teksa dėrgohej pėr Spitalin Ushtarak.
Humbja eshte e pazevendesueshme pėr gruan e tij Vjollcėn. Dritan Hoxha do ti mungoje tre vajzave te tij Lorit, Sarės, Redias si dhe djalit tė tij te vogel, Itan, I cili lindi vetem njė vit me pare.
Top Channel dhe Top Albania radio ndėrpreu transmetimet e saj qė ishin parashikuar nė program pas konfirmimit tė lajmit tragjik. Nė oren 09.00, nė Top Channel dhe nė Top Albanian Radio u lexua njė komunatė nė tė cilėn ndėr tė tjera thuhet: Padyshim humbja me e madhe njerezore eshte per familjen e tij, per nenen Zyrane, e cila e rriti Dritanin, ne mungese te babait te tij, qe per rastesi tragjike, ishte shuar edhe ai ne nje moshe te re. Dritan Hoxha u rrit mes halleve tė shumta si tė gjithė shqiptaret, nė shtėpine e tij tė pare nė Laprake. Nė Laprakėn qė e rriti si djalin e saj, Tanin, njė i ri i jashtėzakonshėm, i cili merrej me shpikje teknologjike pėr tė ēarė terrin informativ qė kishte vendosur regjimi komunist.” Kjo komunikatė e lexuar nė median qė ai krijoi mbyllej me fjalėt: “Zemra e Dritan Hoxhes ndaloi nė mėngjes, pikėrisht pak metra larg vendit, pėr tė cilin ajo rrihte mė fort, pranė studiove tė Top Channel.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.lushnja.com
 
Ndahet nga jeta president i TopChannel
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» C'eshte jeta?
» Jeta eshte ............?
» Jeta studentore!
» Cfare kerkojme nga jeta?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions