LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Lushnje: Pėrplaset mjeti, vdes babai i dy fėmijėve, plagoset shoferi

Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
NIKO


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 37
Location : Genova

Lushnje: Pėrplaset mjeti, vdes babai i dy fėmijėve, plagoset shoferi Empty
MesazhTitulli: Lushnje: Pėrplaset mjeti, vdes babai i dy fėmijėve, plagoset shoferi   Lushnje: Pėrplaset mjeti, vdes babai i dy fėmijėve, plagoset shoferi Icon_minitimeWed Nov 12, 2008 6:06 pm

LUSHNJE - Njė person humbi jetėn, ndėrsa njė tjetėr u plagos kur mjeti me tė cilin po udhėtonin doli nga rruga, duke u pėrplasur me njė pemė. Sipas policisė, viktima ėshtė Agron Veliu, 39- vjeē nga fshati Ēermė Pasha i Lushnjės. Mėsohet se viktima, baba i dy fėmijėve ishte pasagjer nė kamionin qė e drejtonte Adriatik Shuli. Mjeti po udhėtonte nga Ēerma nė drejtim tė Divjakės mbrėmjen e sė shtunės kur u aksidentua. Policia, qė gjeti nė vendin e ngjarjes viktimėn, konstatoi se aksidenti kishte ndodhur pasi drejtuesi i mjetit kishte humbur kontrollin dhe pėr pasojė kamioni ka dalė nga rruga. “Kamioni ėshtė pėrplasur me njė pemė ku si pasojė ka gjetur vdekjen pasagjeri Agron Veliu, 39- vjeē” bėri tė ditur policia e Lushnjės. Burimet e policisė bėnė tė ditur se ėshtė tentuar pėr t’i dhėnė ndihmė mjekėsore Veliut, por ai ka gjetur vdekjen gjatė rrugės pėr nė spital. Nė bazė tė kėqyrjes sė vendit tė ngjarjes dhe hetimeve paraprake, rezultoi se drejtuesi i mjetit, Adriatik Shuli, sapo ka parė shokun e tij tė gjakosur dhe pa shenja jete ėshtė larguar me kėmbė nga vendi i ngjarjes. Por sipas policisė, edhe ky shtetas ka marrė plagė tė rėnda, pasi vendi i shoferit ishte dėmtuar shumė rėndė. Aty rezultoi tė kishte pasur edhe shumė rrjedhje gjaku. Nga ana e policisė, Adriatik Shuli ėshtė shpallur person nė kėrkim. Nė tė gjitha hyrjet dhe daljet e fshatit Ēerme dhe pėrreth janė ngritur postoblloqe. Kjo masė nga ana e bluve pėr kapjen e tė plagosurit mėsohet tė jetė marrė mė tepėr me qėllim kurimin e tij sesa pėr ta vėnė atė pėrpara drejtėsisė. Policia tha se nga kėqyrja e vendit tė ngjarjes, ka dyshime qė ai tė jetė i plagosur rėndė, dhe tė jetė larguar nga vendi nga trauma e shkaktuar nga ky aksident. Sipas specialistėve tė qarkullimit rrugor, tė cilėt shkuan nė vendin e ngjarjes dhe hartuan njė procesverbal tė tyre pėr kėtė aksident, shkaku kryesor i kėsaj pėrplasjeje ėshtė shpejtėsia tej normave tė lejuara. Mjeti ėshtė shkatėrruar, ndėrsa policia e ka larguar atė disa orė pas ngjarjes.

gazeta panorama
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.lushnja.com
 
Lushnje: Pėrplaset mjeti, vdes babai i dy fėmijėve, plagoset shoferi
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lushnje: Ekonomia e dobet, var veten babai i kater femijeve
» Lushnje: Aksident, e ze gjumi ne timon, perplaset me trailer
» Lushnje: E ze korenti, vdes 51 vjecari

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions