LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 “Si i thonė iriqit italisht”, testi absurd pėr kryeinfermierėt

Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
NIKO


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 37
Location : Genova

“Si i thonė iriqit italisht”, testi absurd pėr kryeinfermierėt Empty
MesazhTitulli: “Si i thonė iriqit italisht”, testi absurd pėr kryeinfermierėt   “Si i thonė iriqit italisht”, testi absurd pėr kryeinfermierėt Icon_minitimeFri Oct 10, 2008 6:06 pm

• Tė zėsh njė vend pune me konkurs e tė plotėsosh kriteret e vendosura nga drejtuesit shihet si praktika mė e drejtė e konkurrencės.

Por kur konkursi degjeneron nė intervista "pa bukė", e pa pikėn e lidhjes me profesionin atėherė gjėrat ndryshojnė. Kėshtu ka ndodhur nė qendrėn spitalore universitare, "Nėnė Tereza". Reforma aq shumė e pėrfolur pėr kryeinfermieret e pavijoneve ka habitur jo vetėm personelin qė ėshtė intervistuar nga drejtuesit e zyrės sė kryeinfermiereve tė pėrgjithshėm tė spitalit, por edhe kėdo qė dėgjon mėnyrėn sesi janė bėrė intervistat. Kėshtu pasi 88 kryeinfermieret e QSU kanė dorėzuar jetėshkrimet pėrkatėse pranė zyrės sė kryeinfermierisė sė pėrgjithshme nė drejtori, secila prej tyre ėshtė marrė nė pyetje nga kompetentet e kėsaj zyre. E pas disa pyetjesh naive lidhur me profesionin, radha u ka ardhur njohurive pėr gjuhėt e huaja. Nė kėtė pikė kryeinfermierja e pėrgjithshme ka dashur t'i testojė sa mė mirė vartėset. Teksa disa prej tyre kanė pranuar se dinė gjuhė tė huaja e pėrkatėsisht italishten, pyetja e radhės qė u ėshtė bėrė ka qenė pikėrisht kjo "Si i thonė iriqit nė gjuhėn italiane?" apo "Si i thonė kafshon nė gjuhėn italiane". Kėtė e pranuan me gojėn e tyre pjesa mė e madhe e kryeinfermiereve, disa prej tyre tė ofenduara tė tjerat, duke shpėrthyer nė tė qeshura. Nė fakt pak mend do tė kuptosh se as iriqi e as kafshimi nuk kanė asnjė lloj lidhje me terminologjinė qė pėrdoret nė personelin e mesėm. Tė tilla pyetje nuk bėhen prej kohėsh as nė ambasadėn mė dorėshtrėnguar pėr viza nė vendin tonė, ku qėllimi i vetėm ėshtė tė tė pėrcjellin pa pasur mundėsinė tė marrėsh njė tė tillė.
Reforma
Por nė prezantimin e nisjes sė reformės nė personelin e mesėm rreth njė muaj mė parė drejtuesit e QSU folėn vėrtet pėr kritere e pėr konkurs. Nė kuadėr tė kėsaj reforme kryeinfermieret e pavijoneve janė tė parat qė do t'i nėnshtrohen testimit pėr tė ruajtur vendin e punės, ndėrsa nė njė fazė tė dytė reforma do tė prekė dhe 1 200 infermieret e kėtij spitali. Sipas drejtuesve tė spitalit, reforma synon pėrmirėsimin e cilėsisė sė shėrbimit infermieror, prishjen e lidhjeve klienteliste dhe funksionimin e shėrbimeve. Ata kanė deklaruar gjithashtu se nė spital nuk do tė ketė mė infermiere me shkollė tė mesme. Kjo nė njė kohė kur nė kėtė spital rreth 60% e infermierėve nuk e kanė arsimin e lartė, por kanė mbi supe vite tė tėra pune, eksperiencė, trajnime jashtė vendit, me tė cilėt janė pėrpjekur tė mbushin kėtė boshllėk. Pėr pjesėn mė tė madhe tė tyre, t'i heqėsh nga puna pas 20 vjetėsh nuk ėshtė e drejtė.

Kriteret

Shkolla e lartė e Infermirisė mesatare mbi 9 15 pikė
Arsimi i mesėm profesional nota mbi 9 9 pikė
Kursi i kuadrove tė mesme mjekėsore 2 vjet nota mbi 9 7 pikė
Aftėsitė dhe cilėsitė (profesionale, drejtuese, komunikuese) 10 pikė
Trajnime profesionale pas diplomimit 1 pikė
Botime 3 pikė
Libra 5 pikė
Njohuritė kompjuterike 1 pikė
zirina llambro
GAZETA PANORAMA
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.lushnja.com
 
“Si i thonė iriqit italisht”, testi absurd pėr kryeinfermierėt
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Testi i se vertetes

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions