Nje fluks i madh studentesh qe deri tani kane studiuar ne universitetet jopublike te vendit, kane kerkuar qe te kthehen ne universitetet shteterore. Sipas burimeve nga Universiteti i Tiranes, jane jo pak, por rreth 200 studente, te cilet duan te "braktisin" studimet ne privat, per te studiuar si pjesa derrmuese e bashkemoshatareve te tyre, ne universitetet publike. Kerkesat kane marre tashme trajte zyrtare, megjithate gjithcka varet nga kapacitetet e universiteteve shteterore.
Kerkesat
Sikur mesohet, deri tani ne fakultetet e Universitetit te Tiranes jane depozituar rreth 200 kerkesa nga studente, te cilet aktualisht figurojne me studime ne Institucionet e Arsimit te Larte Jopublik. Sipas burimeve nga Rektorati i UT-se, kerkesat vijne gjithnje e me shume ne rritje, dhe kjo e ul mundesine qe te sistemohen te gjithe. "Gjithcka e kane ne dore fakultetet, nisur nga kapacitetet qe kane. Nese kemi mundesi te marrim studente nga privati, atehere nuk kemi pse te mos e bejme nje gje te tille", thone drejtues te fakulteteve te ndryshme te Universiteteve te Tiranes. Sikurse behet e ditur, aktualisht kerkesat po shqyrtohen nga keshillat e fakulteteve. Kesisoj, ende nuk behet e ditur nese kjo kategori studentesh do t'i nenshtrohet ndonje provimi shtese, duke qene se kurrikulat dhe programet lendore te institucioneve te Arsimit te Larte Jopublik, nuk jane krejt te njejta me privatin. Aq me teper qe shpesh cilesia dhe niveli i studenteve ne privat eshte vene ne dyshim, krahasuar me universitetet publike te vendit.
Shkaqet
Drejtues te universiteteve ne Tirane, nuk jane ne gjendje qe te shpjegojne shkaqet e deshires se studenteve te universiteteve jopublike per te kaluar ne universitetet publike. Ose me sakte, ata nuk dine nga t'ia nisin per te argumentuar nje qendrim te tille. Sipas specialisteve, me siguri qe nuk eshte vetem ana financiare. Ne fakt, dy vitet e fundit, cilesia e studenteve qe kane nxjerre universitetet private eshte vene ne dyshim. Kjo, jo ne menyre absolute, por te pakten per pjesen derrmuese te se diplomuarve. Keshtu, ne Komisionet Kuvendore per Edukimin eshte folur se notat vihen te pamerituara dhe "blihen" me tarifen vjetore qe nje student paguan per t'u arsimuar ne Institucionet e Arsimit te Larte Jopublik. Nga ana tjeter, nje arsye padyshim qe eshte edhe tarifa e majme qe u paguhet ketyre universiteteve, por kjo nuk mund te renditet e para per nga rendesia. Cilido qe te jete shkaku, fakti eshte se universitetet private, jane nje alternative kur nje maturant nuk fiton te drejten e studimeve ne universitetet publike te vendit. Pikerisht venia ne dyshim e nivelit te studenteve qe nxjerrin Institucionet e Arsimit te Larte Jopublik, kane bere qe te behet nje kontroll i imet ne te gjitha universitetet, por sidomos ne ato private nga nje agjenci e huaj akreditimi, kontroll i cili nuk ka filluar ende.
L.Ndoka
koha jone