LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Me te vertete te paverteta

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mel C
Moderatore
Moderatore
Mel C


Numri i postimeve : 847
Join date : 01/06/2008
Age : 33
Location : me zemer ne Lushnje jam

Me te vertete te paverteta Empty
MesazhTitulli: Me te vertete te paverteta   Me te vertete te paverteta Icon_minitimeMon Jun 30, 2008 3:24 pm

Njė mollė nė ditė mban mjekun larg: e besojmė ngaqė e kemi dėgjuar shpesh. Po ashtu biem viktima edhe tė miteve tė tjera, tė cilat nė mos dėmtojnė shėndetin, na ngatėrrojnė idetė.



Sauna tė dobėson. Furra me mikrovalė shkatėrron vlerat ushqyese tė ushqimeve. Nėse do tė shpėtosh nga rėnia e flokėve, qethu nė zero. Kush nuk bie viktimė e kėtyre legjendave metropolitane mbi shėndetin, tė ngrejė dorėn! Sepse kur bėhet fjalė pėr shėndetin, ēdokush qė takojmė e mban veten pėr mjek. Por problemi ėshtė se shpesh nuk kanė tė drejtė. Ja dhjetė mite false.



1. Njė gotė me qumėsht tė ngrohtė bėn mirė pėr gjumin

Sipas njė studimi tė Institutit tė Teknologjisė sė Massachusett-it, efekti gjumėsjellės i triptofanit, aminoacidi ndėrtues i serotaninės tė pranishme nė qumėsht ėshtė i shumė i butė: proteinat qė ndodhen te ky produkt e vėshtirėsojnė penetrimin pėr nė tru. Pra, nė rast se qumėshti i ngrohtė funksionon, sipas shkencėtarėve, kjo ndodh pėr arsye psikologjike.



2. Rruajtja e kokės favorizon mbirjen e flokėve

E di mirė Bruce Willis: ėshtė shumė tėrheqės dhe me flokė tė rruara, por nuk ėshtė se po i mbijnė flokėt e rėnė. Pėr ta konfirmuar njėherė e pėrgjithmonė, flet drejtori i klinikės sė flokėve tė Universitetit tė Pensilvanisė: “Majat e flokėve janė pjesėt mė tė holla. Po t’i presėsh me brisk pėrftohet njė fije me diametėr mė tė madh. Rezultati janė flokėt mė tė dendur, por sasia e fijeve ėshtė po ajo”.



3. Po tė hash natėn, shėndoshesh

Njė grup eksperimentesh tė Universitetit tė Shėndetit dhe Shkencės sė Oregon-it, tė bėra te disa primatė, vėrtetoi se ushqyerja nė orėt e natės nuk shėndosh mė shumė se ajo gjatė ditės. Njė kalori ėshtė njė kalori nė ēdo orė. Sipas Universitetit tė Teksasit, kilet e tepėrta tė atyre qė hanė natėn shkaktohen nga arsye tė tjera: shtohet njė tost pasi ke ngrėnė darkė ose rri pa ngrėnė gjithė ditėn dhe zbraz frigoriferin natėn duke zgjedhur impulsivisht ushqime tė ėmbla apo tė yndyrshme.



4. Mikrovala shkatėrron vlerat ushqyese

S’ka gjė mė tė pavėrtetė se kjo: perimet, pėr shembull spinaqi ose brokolit, objekt i studimit tė njė kėrkimi tė Universitetit tė Kornellit, e ruajnė pėrbėrjen e vitaminave dhe antioskisdantėve tė gatuar nė mikrovalė shumė mė tepėr krahasuar me zierjen nė ujė, ku humbasin mė shumė se treēereku: 77 pėr qind.



5. Dhembje dhėmbėsh? Pi njė gllėnjkė

Kėshilla e gjyshes qė tė kthesh njė gllėnjkė raki apo konjak kur tė dhemb dhėmbi ėshtė me tė vėrtetė e pavend. Zėdhėnėsi i Shoqatės sė Dentistėve tė Amerikės i bie shkurt: “Alkooli, megjithėse antibakterial, nuk shėron nė asnjė mėnyrė infeksionet nė gojė dhe nuk vlen as si anestezik lokal.



6. Djalė apo vajzė? E tregon barku

Po tė jetė barku shumė i fryrė ėshtė femėr, po tė jetė i ulėt ėshtė mashkull. Qesharake. Njė studim bėrė nga Universiteti Johns Hopkins te 104 gra shtatzėnė, ka treguar se forca parashikuese e formės sė barkut nuk kalon 50 pėr qind. Do kishim pra, tė njėjtin rezultat po tė hidhnim njė monedhė pėr tė bėrė “kok a pil”.



7. Njerėzit pėrdorin vetėm 10 % tė trurit

Hipoteza ėshtė e sugjeruar, por nuk ėshtė mbėshtetur nga eksperimente shkencore. “Duke pėrdorur elektroda tė zakonshme ėshtė e lehtė tė shohėsh se si truri ėshtė gjithmonė aktiv nė ēdo pjesė”, konfirmon pėrgjegjėsi i Institutit tė Kėrkimeve pėr Trurin nė San Francisko. “Duke vėzhguar njė qelizė, nė cilėndo pikė tė trurit e nė ēdo ēast, vėmė re se aktivizohet tė paktėn dhjetė herė nė sekondė”.



8. I ngrohti bėn mirė pėr dhembjen e shpinės

Edhe pse fillimisht ka njė efekt qetėsues, i ngrohti nuk e kuron dhembjen e shpinės. Me kalimin e kohės ky qetėsim zhduket dhe dhembja mbetet e pandryshueshme. Specialistėt nga kėrkimet kanė arritur nė kėto pėrfundime: “Ekziston njė lidhje e dobėt, vėrtetuar nė njė pėrqindje tė vogėl tė grupit kampion, ndėrmjet tė ngrohtit e efektit pėrmirėsues me afat tė shkurtėr”. Nė tė vėrtetė, ėshtė pak si pak.



9. Sauna ndihmon pėr t’u dobėsuar

Djersitja qė shoqėron ēdo seancė saune nuk ėshtė njė tregues i humbjes nė peshė. Tė mirat e saunės janė tė shumėfishta: ēlodh, ndihmon organizmin tė nxjerrė helmet e dėmshme, pėrshpejton rikuperimin pas njė sforcimi fizik duke favorizuar eliminimin e acidit laktik. Por nuk tė dobėson absolutisht. Rėnia e pėrkohshme e peshės shkaktohet nga humbja e lėngjeve pėrmes djersės. Lėngje qė, sipas mjekėve tė sportit, ėshtė mirė tė rimerren gjatė ditės.



10. Pėrmasat e penisit: ēėshtje racash

Nuk ekzistojnė prova shkencore pėr lidhjen ndėrmjet racės dhe pėrmasave tė penisit. Studimi mė i madh nė kėtė drejtim ėshtė ai i udhėhequr nga Departamenti i Urologjisė tė San Franciskos (Universiteti i Kalifornisė): pėrmasat janė tė ndryshme vetėm nė gjendje qetėsie (nga mė tė madhi te mė vogli: tė zinj, tė bardhė, aziatikė), por kanė mesatare thuajse tė njėjta gjatė ereksionit. Sa? 5.08 inē, e barabartė me 14,73 cm.

Revista Jeta
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.lushnja.com
 
Me te vertete te paverteta
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» A mendoni se eksiston dashuria e vertete?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Shkenca dhe jeta :: Shkenca dhe jeta-
Kėrce tek:  
Free forum | Computers and Internet | Computers | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions