LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Cudira... !!

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mel C
Moderatore
Moderatore
Mel C


Numri i postimeve : 847
Join date : 01/06/2008
Age : 33
Location : me zemer ne Lushnje jam

Cudira... !! Empty
MesazhTitulli: Cudira... !!   Cudira... !! Icon_minitimeFri Jun 27, 2008 3:12 pm

Mėsuesi pushohet nga puna se leu flokėt jeshile

Njė mėsues i klasės sė 9-tė nė shkollėn “Lower Richland” u pezullua nga puna, pasi shkolla nuk e pėlqeu ngjyrėn e re tė flokėve tė tij. Michael Rice thotė se drejtori e thirri mėsuesin nė zyrėn e tij nė pushimin e madh. Rice thotė se drejtori Marvin Byers i tha se ngjyra e gjelbėr e flokėve ishte e tepruar. Mėsuesi iu pėrgjigj se donte vetėm tė argėtonte nxėnėsit e klasės, pasi atė ditė ishte festa kombėtare e Irlandės. “Shumė njerėz mė thonė “Uau, s’na besohet se tė dėrgoi nė shtėpi”, thotė Rice, “por ėshtė vetėm njė bojė flokėsh. Sot ėshtė dhe nesėr s’ėshtė”. Mėsuesi u rikthye nė punė sapo ndėrroi ngjyrėn.


Kinė, burri detyrohet tė zvogėlojė gjoksin pėr hir tė gruas

Njė grua kineze ka detyruar burrin tė operohet pėr tė zvogėluar gjoksin, pasi ai kishte numėr mė tė madh se ajo. Xiao Fend nga Chongqing, kėrcėnoi tė ndahej nga Zhang Jianguo, nėse ai nuk do t’i nėnshtrohej kirurgjisė. Zhang, i cili ėshtė 180 centimetra i gjatė dhe peshon 90 kilogram shpjegoi: “Ajo tha se sa herė qė dilnim shėtitje, ajo ndihej nė siklet pėr shkak se gjoksi im tėrhiqte vėmendjen mė shumė se i saj”. “Doktorėt nė “First Affiliated Hospital” nė Universitetin Mjekėsor “Chongqing e zvogėluan gjoksin e tij duke hequr dhjamin e tepėrt”, raporton “Chongqing Business News”.


12 milionė bletė tė lira nė rrugėt e Kalifornisė

Miliona bletė mjalti janė tė lira pasi kamioni me tė cilin transportoheshin arkat e insekteve, u rrokullis nė njė autostradė kaliforniane. Patrulla e autostradės thotė se mė shumė se 12 milionė bletė “janė arratisur” nga kosheret dhe kanė mbushur zonėn e autostradės 99. Ato kanė pickuar policėt, zjarrfikėsit dhe shoferėt qė mundoheshin tė pastronin zonėn. Shefi i policisė, Michael Bradley thotė se trajneri u rrėzua ndėrsa hynte nė autostradėn qė tė ēonte nė Yakima, Uashington. Ēdo arkė ishte e mbushur me 30 mijė bletė. Bradley thotė se bletėt ishin pėrdorur nė lėndinėn San Joaqun pėr tė pjalmuar tė korrat.


Tajvan, mban premtimin, merr balerinė nė funeralin e babait

Njė tajvanez pagoi njė vajzė tė kėrcente nė funeralin e babait 103-vjeēar. Kėrcimtarja kėrceu para arkivolit tė Cai Jinlai pėr mė shumė se 10 minuta nė qytetin Taizhong. Djali, Cai Ruigong, e pagoi mė shumė se 80 paund qė tė kėrcente nė pėrkujtim tė babait tė tij. Cai Ruigong thotė se i premtoi babait se do t’i merrte njė valltare striptizi nėse i kalonte tė 100 ditėlindjet. Babai shekullor, Cai Jinlai ndėrroi jetė nė moshėn 103-vjeēare, ndėrsa eci tre milje nė qytet pėr tė votuar. Ai ishte personi mė i njohur nė fshat, pasi ishte mė i moshuari dhe pati mė shumė se 100 pasardhės
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.lushnja.com
Mel C
Moderatore
Moderatore
Mel C


Numri i postimeve : 847
Join date : 01/06/2008
Age : 33
Location : me zemer ne Lushnje jam

Cudira... !! Empty
MesazhTitulli: Re: Cudira... !!   Cudira... !! Icon_minitimeFri Jun 27, 2008 3:17 pm

Britani, 40 paund se shkund hirin e cigares nė tokė

Gjykata ka dėnuar me 40 paund Daniel Slaney, pasi dikush e ka parė tė shkundė hirin e cigares nė tokė. Shkelėsi i ligjit e ka pranuar, po ka shtuar se fundin e cigares e futi nė paketėn bosh, dhe nuk e hodhi nė tokė. Sido qė tė ketė qenė e vėrteta, gjobėn duhet ta paguajė patjetėr, me akuzėn e hedhjes sė mbeturinave nė rrugė. “Vetėm njė gram hi shkunda. Mė duket se po e teprojnė me kėtė punėn e pastėrtisė”, thotė Dennis. Zėdhėnėsi i kėshillit Erewash thotė se u zhgėnjyen shumė kur dėgjuan se veprimet e kėshillit pėr sjelljen e papėrgjegjshme tė zotit Dennis janė cilėsuar si tė tepėrta.


Nxėnėsi padit mėsuesen se e zgjoi gjatė mėsimit

Njė nxėnės nė Konektikat ka paditur mėsuesen e tij, e cila bėri zhurmė pėr ta zgjuar kur pa se ai po flinte nė bankė gjatė orės sė mėsimit. Autoritetet e shkollės nė Danbury janė njoftuar se janė paditur nga njė nxėnės qė u tromaks pas zgjimit. Avokati i 15-vjeēarit Alan Barry thotė se Vinicios Robacher pėsoi dėmtime serioze nė daullen e veshit pėr shkak tė zhurmės qė bėri mėsuesja Melissa Nadeau. “Ajo pėrplasi pėllėmbėn e dorės nė bankė, duke bėrė njė zhurmė tė llahtarshme”, sipas avokatit qė mbron klientin e mitur. Mėsuesja thotė se kėtė veprim e ka pėrsėritur shpesh, por deri tani nuk ishte ankuar askush.


Angli, lidh unazėn e martesės tek tullumbacet me helium

Ėshtė njė nga momentet qė ēdo mashkull do t’i shkojė sipas planit. 28-vjeēari nga Londra kishte fshehur unazėn prej 12 mijė dollarėsh brenda njė tullumbaci tė lehtė. Ideja ishte qė tė pėlciste tullumbacen ndėrkohė qė i kėrkonte tė martoheshin. Por ndėrsa largohej nga dyqani, njė erė e fortė i rrėmben tullumbacin nga dora dhe sė bashku me to, edhe unazėn. “Nuk mė besohej. E pashė se si u ngrit nė ajėr gjithnjė e mė larg. U mundova dy orė ta ndiqja, por mė vonė hoqa dorė”, thotė ai. “U ndjeva si planprishės. Unaza mė kishte kushtuar dhe e dija se e fejuara do mė vriste. Mu desh t’i tregoja gjithēka dhe tani nuk mė flet mė”, shton ai.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.lushnja.com
Mel C
Moderatore
Moderatore
Mel C


Numri i postimeve : 847
Join date : 01/06/2008
Age : 33
Location : me zemer ne Lushnje jam

Cudira... !! Empty
MesazhTitulli: Re: Cudira... !!   Cudira... !! Icon_minitimeFri Jun 27, 2008 3:18 pm

Gjobitet 100 mijė paund se shkarkon 25 kėngė nga interneti

Njė grua amerikane ėshtė gjobitur mė shumė se 100 mijė paund, pasi ka marrė muzikė ilegalisht nga interneti. Jammie Thomas, nga Minesota, ėshtė gjobitur me 222 mijė dollarė dhe gjykatėsit e detyruar t'i paguajė 6 kompanive tė regjistrimit 9,250 dollarė secilės, pėr secilėn nga 25 kėngėt qė ka nxjerrė ilegalisht nė internet. Gjoba mund tė kishte qenė me miliona dollarė, pasi kompanitė thonė se 30-vjeēarja ka shpėrndarė 1702 kėngė online pėrmes programit "Kazaa", duke dhunuar tė drejtat e autorit. Kompanitė e regjistrimit kanė paditur 26 mijė raste tė tilla qė nga viti 2003, por ky ėshtė rasti i parė qė shkon nė sallėn e gjyqit.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.lushnja.com
Mel C
Moderatore
Moderatore
Mel C


Numri i postimeve : 847
Join date : 01/06/2008
Age : 33
Location : me zemer ne Lushnje jam

Cudira... !! Empty
MesazhTitulli: Re: Cudira... !!   Cudira... !! Icon_minitimeFri Jun 27, 2008 3:24 pm

Kinė, zgjidhja e gruas sė tradhtuar nė internet

Njė grua nė Kinė i preu dorėn e djathtė bashkėshortit tė saj, pasi ai ishte i droguar pas internetit. Jiang Ming nga qyteti Chengdu i premtoi gruas sė tij, He Ling, se do tė kalonte mė shumė kohė nė shtėpi, tė kujdesej pėr djalin e porsalindur. Por pas njė farė kohe, ai gjeti strehė nė internetin pranė shtėpisė dhe komunikonte me vajza. "Isha nė internet dhe papritur ndjeva njė mpirje tė dorės sė djathtė. Shigjeta nė ekran s'po lėvizte", thotė Jiang Ming. Nė gjykatė burri kėrkoi qė gjykatėsi ta lirojė gruan, pasi ai ishte fajtor se theu premtimin.


Bip! Bip! 124 dollarė gjobė nėse i bie borisė

Rėnia e borisė nė shtetin Uashington mund tė zvogėlojė diēka pak mė shumė fizike se sa egon mburravece tė atij tipit qė ju preu rrugėn. Sapo t'i bini borisė sė makinės pėr t'i tėrhequr vėmendjen atij shoferit qė flet nė telefon do t'ju shtohet edhe njė gjobė mė shumė, njė fakt qė i vjen si surprizė shumė shoferėve, madje dhe disa policėve. Sipas ligjit tė shtetit, boritė e makinave janė vetėm pėr emergjenca, dhe pėrdorimi i saj vetėm se jeni tė inatosur ėshtė i paligjshėm. Dėnimi ėshtė njė gjobė prej 124 dollarėsh. Nė Uashington rėnia e borisė konsiderohet si ngarje agresive.


Venezuelė, "i vdekuri" zgjohet nga thika e autopsisė

Njė burrė nga Karakasi, i cili ishte deklaruar i vdekur, u zgjua nė morg nga dhimbja e padurueshme kur doktorėt filluan me autopsinė. Carlos Camejo, 33-vjeēar, u deklarua i vdekur pas njė aksidenti nė autostradė dhe u dėrgua nė morg, ku kontrolluesit filluan nga puna e tyre. Ata e kuptuan menjėherė se diēka nuk shkonte kur 'i vdekuri' po gjakosej. Menjėherė vendosėn qė qepin vendin qė kishin hapur nė fytyrė. "U zgjova se dhimbja ishte e padurueshme", thotė Camejo pėr median "El Universal". Gruaja e vrerosur ishte nisur pėr tė identifikuar trupin nė morgun e qytetit, por pėr fatin e saj e gjeti bashkėshortin nė korridor - dhe gjallė


Flenė pa ditur pėr folenė e grerėzave poshtė jastėkut

Vicki dhe Clive Hames u rregulluan tė kalojnė natėn nė dhomėn e miqve tė shtėpisė e prindėrve. Edhe pse nė sfond dėgjonin zukatje grerėzash 57-vjeēari i tha gruas t'i linte rehat grerėzat atė natė se do tė merreshin me to tė nesėrmen nė mėngjes. Nė tė njėjtėn dhomė ishte edhe vajza 23-vjeēare e ēiftit, Jenny, e cila shpėtoi pa u pickuar sepse fjeti nė njė shtrat tjetėr. Nė mesnatė Clive zgjohet nga njė dhimbje e ēuditshme nė shpinė. Kur ndez abazhurin zbulon njė grerėz tė ngordhur mbi shtrat. Pas njė kėrkimi tė mėtejshėm vjen dhe surpriza. Ai kishte fjetur gjysmėn e natės mbi njė fole me qindra grerėza tė uritura. Babai 85-vjeēar i Clive i shpjegoi se dhoma qėndronte e mbyllur prej 6 muajsh.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.lushnja.com
Mel C
Moderatore
Moderatore
Mel C


Numri i postimeve : 847
Join date : 01/06/2008
Age : 33
Location : me zemer ne Lushnje jam

Cudira... !! Empty
MesazhTitulli: Re: Cudira... !!   Cudira... !! Icon_minitimeFri Jun 27, 2008 3:24 pm

Mėsuesja shkon tapė nė shkollė, arrestohet nė orėn e mėsimit

Njė mėsuese e klasės sė parė nė shkollėn fillore "Cooks Corners", nė Valparaiso tė shtetit Indiana, ėshtė arrestuar nė shkollė se ka qenė e dehur. Policia thotė se 49-vjeēarja, Sharon Duerring kishte dy kanaēe birre nė ēantė gjatė momentit tė arrestimit. Drejtori e hoqi Duerring nga klasa ku po zhvillonte mėsimin dhe njoftoi policinė sapo dyshoi se ajo mund tė ishte e dehur. Testi i frymėmarrjes tregoi se pėrqendrimi i alkoolit ishte 0.20 pėr qind, mė shumė se dyfishi i limitit prej 0.08 pėr qind. Policia thotė se i ėshtė ndaluar tė kthehet nė shkollė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.lushnja.com
Sponsored content





Cudira... !! Empty
MesazhTitulli: Re: Cudira... !!   Cudira... !! Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Cudira... !!
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Argetim dhe zbavitje :: Gjeagjeza dhe kuriozitete-
Kėrce tek:  
Create a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions