LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Basha: Shpejt pa viza !

Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
NIKO


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 37
Location : Genova

Basha: Shpejt pa viza ! Empty
MesazhTitulli: Basha: Shpejt pa viza !   Basha: Shpejt pa viza ! Icon_minitimeMon Jun 09, 2008 11:58 am

Ministri i Jashtėm, Lulzim Basha deklaroi dje se shumė shpejt shtetasit shqiptarė do tė lėvizin lirisht nėpėr vendet e Bashkimit Europian. Sipas ministrit Basha, hapat e ndjekur deri tani nga qeveria e kanė afruar mė shumė ditėn kur vendi ynė do tė pėrfitojė liberalizimin e vizave. Megjithatė, data se kur mund tė ndodhė kjo nuk u deklarua as dje. Deklarata e ministrit Basha u bė pas takimit me ministrin e Jashtėm tė Qipros, Markos Kyprianou, i cili do tė qėndrojė edhe sot pėr vizitė nė Tiranė. Basha shtoi se miratimi i udhėrrėfyesit pėr liberalizimit tė vizave pėr Shqipėrinė, ėshtė njė hap i rėndėsishėm. “Ky hap, ėshtė nė drejtimin e duhur pėr tė arritur brenda njė kohe sa mė tė shkurtėr njė nga objektivat madhorė tė Shqipėrisė, lėvizjen e lirė tė qytetarėve shqiptarė nė tė gjithė hapėsirėn e BE-sė”-deklaroi Basha. Gjatė takimit tė djeshėm mes dy homologėve, u nėnshkrua edhe marrėveshja mes Shqipėrisė dhe Qipros pėr “Transportin Ndėrkombėtar Rrugor tė Udhėtarėve dhe Mallrave”. Ministri qipriot u takua me zyrtarė tė lartė tė shtetit shqiptar, si me presidentin Bamir Topi dhe me kryeparlamentaren Jozefina Topalli. Nė takimet me zyrtarėt e lartė u vlerėsua bashkėpunimi mes dy vendeve ndėrsa u diskutua pėr mundėsinė e investimeve qipriote nė Shqipėri.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.lushnja.com
 
Basha: Shpejt pa viza !
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Meta: Shqiptaret, pa viza brenda vitit
» Kujdes! Mos hani shpejt
» BE: Shqiperia, ne 2010 pa viza
» "Brenda 12 muajve, pa viza ne BE"
» Oli Ren: Shqiperia, pa viza ne BE me 1 janar 2010

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Create a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions