LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Xhorxh Bush u kategorizua si "turist"

Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
NIKO


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 37
Location : Genova

Xhorxh Bush u kategorizua si "turist" Empty
MesazhTitulli: Xhorxh Bush u kategorizua si "turist"   Xhorxh Bush u kategorizua si "turist" Icon_minitimeSun May 11, 2008 7:10 pm

Tė gjithė udhėtarėt vendas qė kthehen nga jashtė dhe shtetasit e huaj qė largohen nga Shqipėria, pas njė udhėtimi te cfaredoshem, regjistrohen dhe paraqiten nga qeveria shqiptare si turistė

Publikimi i tė dhėnave tė numrit tė turistėve nė vendin tonė bazohet nė lėvizjen e tė gjithė udhėtarėve vendas dhe tė huaj, pėr udhėtimet qė kryejnė jashtė dhe brenda vendit. Pra, e thėnė ndryshe, tė gjithė grupet e udhėtarėve rezidentė (banorė vendas), qė kthehen nga udhėtimi jashtė shtetit pėr qėllime turizmi dhe udhėtarėt jorezidentė (shtetas, banorė tė huaj), qė largohen nga Shqipėria pas njė udhėtimi, regjistrohen si turistė. Tė dhėnat mblidhen nga pikat kufitare mbi numrin e hyrje-daljeve tė udhėtarėve nė territorin e vendit tonė dhe mė pas prezantohen si turistė tė huaj qė kanė ardhur nė vend. Sipas kėsaj logjike, tė mbėshtetur nė ligj, edhe Xhorxh Bushi qė vizitoi Shqipėrinė, i bie tė ketė ardhur si turist. Presidenti i SHBA-ve ka hyrė dhe ka qėndruar nė Tiranė, pra llogaritė e tij tė harxhimeve pėr fjetje apo ushqim pėrllogariten si turizėm. Pa shtuar ironinė, ky rast mund tė merret si shembull. Kėshtu, nėse njė shtetas nga Kosova vjen nė Tiranė pėr tė marrė vizė nė ndonjė ambasadė apo edhe pėr kurim, llogaritet si turist. Qartėsisht, duhet qė tė pėrcaktohen parametrat apo kategoritė qė janė turistė, nėnndarjet pėr pushime apo pėr kalim nėpėr territorin e Shqipėrisė.

Shifrat dhe amullia

Pavarėsisht metodologjisė qė pėrdorin institucionet shtetėrore pėr paraqitjen e shifrave, mosrakordimi i duhur i tyre del nė mungesėn e kapaciteteve strehuese tė vendit. E thėnė ndryshe, pavarėsisht nėse pėrgjegjėsia bie mbi dikasterin pėrkatės, amullia ėshtė e dukshme. Kjo, sepse nėse presidenti Bush erdhi pėr vizitė, sipas ligjit, ai ėshtė “vizitor i huaj”, pra turist. Ministria e Turizmit sot ka tė regjistruar zyrtarisht si kapacitete akomoduese 36 mijė shtretėr. Kurse numri i vizitorėve tė huaj, turistėve, pėrgjatė gjithė vitit 2007 ėshtė 2 100 000 persona, por kėtu ajo pėrjashton 1 milion emigrantė, pasi akomodimi i tyre kryhet nga familjarėt. Edhe pse ende nuk dihet zyrtarisht ditėqėndrimi i vizitorėve tė huaj, nė muajin gusht shėnohet fluksi mė i lartė, numėr i cili arrin nė 215 120 persona. Po ashtu, nė kėtė periudhė qėllimi i vizitės sė kėtij fluksi turistėsh paraqitet pėr pushime. Duke iu referuar tė dyja tė dhėnave zyrtare, si nė numrin e turistėve, ashtu edhe tė kapaciteteve strehuese ka mospėrputhje. Sipas raportit zyrtar tė paraqitur nga Ministria e Turizmit (nė bazė tė shifrave tė hyrje-daljeve tė marra nga pikat kufitare), rezulton se numri i vizitorėve tė huaj pėr gjithė vitin 2007 ka qenė 2 100 000 persona, tė cilėt pėrfshihen nė vizitorė tė huaj. Nga kėto, 1 000 000 janė emigrantė, qė nė metodologjinė e institucioneve qeveritare llogariten si turistė, por pėr shkak se ata akomodohen tek tė afėrmit, nuk pėrfshihen tek vizitorėt e huaj. Duke ndjekur nė vijimėsi korrektėsinė e shifrave zyrtare, rezulton se vizitorėt e huaj, tė cilėt kanė nevojė pėr akomodimet qė ofron vendi ynė, llogariten 1 098 765 persona. Vetėm nė muajin gusht, por edhe muaji korrik regjistrohen 201 428 vizitorė tė huaj, apo muaji shtator me 95 148 vizitorė tė huaj, pėr tė cilėt ofrohen 36 mijė shtretėr. Sipas njė llogaritjeje tė thjeshtė matematikore, pavarėsisht ditėve tė qėndrimit tė tyre, rezulton qė vendi ynė nuk ofron kapacitet e duhura pėr akomodimin e kėtij fluksi tė lartė turistėsh. Ndėrkaq, nė shifrat qė paraqiten si vizitorė tė huaj janė edhe 131 852 persona tė huaj, vizitorėt ditorė, pra ekskursionistėt, por edhe kėtu, pavarėsisht qėndrimit tė shkurtėr tė tyre, nuk ka mundėsi strehimi.

Qėllimi i vizitės

Nga ana tjetėr paraqiten problemet me qėllimin e vizitės sė turistėve, ditėqėndrimit tė tyre dhe mėnyrės sė llogaritjes sė shpenzimeve, tė cilat pėrfshihen nė zėrin e tė ardhurave tė turizmit. Pra, pavarėsisht qėllimit tė vizitės tyre, vizitorėt e huaj klasifikohen si turistė dhe shpenzimet qė shteti kryen pėr fjetje, ushqim dhe shoping, pėrfshihen nė tė ardhurat pėr turizmin. Tė ardhurat nga turizmi dalin nėpėrmjet vrojtimeve qė kryhen nė pikat kufitare nga Banka e Shqipėrisė dhe Instituti i Statistikave. Vrojtimi ndėrmerret me frekuencė tremujore, me njė vėllim zgjedhjeje prej 1000 individėsh pėr tremujor, prej tė cilėve 500 udhėtarė rezidentė intervistohen nė momentin e kthimit nga udhėtimi jashtė dhe 500 jorezidentė intervistohen nė momentin e largimit nga Shqipėria. Pra, sipas kėsaj metodologjie, pėr shpenzimet e vizorėve tė huaj pavarėsisht ditėqėndrimit tė tyre, intervistohen 2000 persona nė vit, tė cilėt pyeten pėr shpenzimet qė ata kanė kryer pėr fjetje, ushqim dhe akomodim. Kjo mesatare e shpenzimeve tė kėtyre 2 mijė personave shumėzohet me numrin e tė gjithė vizitorėve tė huaj qė hyjnė gjatė vitit nė vendin tonė dhe paraqiten si tė ardhura pėr turizmin
korrieri
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.lushnja.com
 
Xhorxh Bush u kategorizua si "turist"
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kafe - mania shqiptare, "pushton" edhe emigracionin
» Fshihte "Kallashnikovin" ne konvikt, vihet ne pranga studentja e Infermierise
» Gjykata urdher per "Banden e Lushnjes" : Kush tregon, penalizohet
» "Administrata e Presidentit Obama, do te mbeshtese institucionet ne Shqiperi"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions