LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Shqiperia, Shqiptaret dhe 1997!

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mel C
Moderatore
Moderatore
Mel C


Numri i postimeve : 847
Join date : 01/06/2008
Age : 33
Location : me zemer ne Lushnje jam

Shqiperia, Shqiptaret dhe 1997! Empty
MesazhTitulli: Shqiperia, Shqiptaret dhe 1997!   Shqiperia, Shqiptaret dhe 1997! Icon_minitimeMon Jun 02, 2008 2:05 pm

Mendoj se ky vit nuk do harrohet kurre pėr popullin Shqiptar.
Le te kujtojme edhe ne Vitin e vdekjes, 1997!


Janė shkruar me dhjetėra libra pėr vitin e vrarė 1997. Janė bėrė me mijėra faqe analiza e komente nga analistė, politikanė, gazetarė, nga ish-spiunė e ish-shefa sigurimi. Libra, artikuj dhe komente kanė shkruar pėr kėtė vit tė vrarė edhe grafomanė qė nuk kanė pasur as njė tė qindtėn e informacionit tė domosdoshėm pėr tė marrė pėrsipėr njė nisėm tė tillė, por janė nisur nga zelli i verbėr politik pėr tė shėrbyer nė njė njėrin krah tė politikės, apo nė tjetrin krah, me qėllimin e vetėm tė pėrfitimit nga kėto "analiza" dhe "komente" tė mbiquajtura libėr.

Kronikė pa koment, e periudhės Janar-Mars 1997
Parathėnie

Janė shkruar me dhjetėra libra pėr vitin e vrarė 1997. Janė bėrė me mijėra faqe analiza e komente nga analistė, politikanė, gazetarė, nga ish-spiunė e ish-shefa sigurimi. Libra, artikuj dhe komente kanė shkruar pėr kėtė vit tė vrarė edhe grafomanė qė nuk kanė pasur as njė tė qindtėn e informacionit tė domosdoshėm pėr tė marrė pėrsipėr njė nisėm tė tillė, por janė nisur nga zelli i verbėr politik pėr tė shėrbyer nė njė njėrin krah tė politikės, apo nė tjetrin krah, me qėllimin e vetėm tė pėrfitimit nga kėto "analiza" dhe "komente" tė mbiquajtura libėr.
Duke respektuar punėn e secilit prej tyre pėr bėrjen e kėtyre librave, them se nė nismėn time pėr tė shpalosur para lexuesve Vitin e vrarė ‘97 nuk do t’i referohem asnjė fakti apo tė dhėne tė botuar nė faqet e kėtyre librave. Kjo jo pėr faktin se kam bindje tė prerė se nė to nuk gjendet asgjė e vėrtetė, por pėr atė qė unė i kam vėnė vetes tjetėr qėllim. Nisma ime ėshtė paraqitja e ngjarjeve, fakteve, personazheve, viktimave dhe fitimtarėve tė kėtij vitit tė vrarė, pa asnjė lloj komenti.
Komentin dhe analizėn e kėtij viti tė vrarė, le ta bėjnė prokurorėt, gjyqtarėt, politikanėt, historianėt, analistėt apo kush tė dojė. Ndėrsa komentin e ngjarjeve tė kėtij viti tė vrarė po ia lė nė dorė lexuesit.
Autori

Nė vend tė njė prologu/Gjatė vitit 1996 Shqipėria arriti suksese tė padiskutueshme nė tė gjitha fushat. Integrimi i shpejtė i saj nė strukturat euro-atlantike, ngritja e shpejtė ekonomike dhe sukseset e policisė nė luftėn me krimin ua kishin hequr pėrfundimisht tė drejtėn morale tė majtėve pėr tė synuar marrjen e pushtetit me mjete demokratike. Ndaj edhe grupet paramilitare qė i kishin pėrgatitur pėr veprim qė nė zgjedhjet e majit ’96, i instruktuan mjaft mirė pėr tė vepruar mė me forcė, pėr tė kryer akte tė pastra terrori, vrasje, grabitje etj. Megjithėkėtė, forca e policisė dhe konsekuenca e krerėve tė shtetit tė asaj kohe pėr konsolidimin e institucioneve, funksionimin e shtetit ligjor dhe luftėn e pakompromis kundėr krimit bėnė qė kėto banda paramilitarėsh tė majtė shumica tė pėrfundojnė nė qeli e disa prej tyre tė largohen pėrkohėsisht nga vendi, pėr t’u rikthyer mė vonė me mjete dhe para tė dhuruara nga disa segmente antishqiptare tė njohura. Ndėrsa krerėt e opozitės sė majtė flirtonin pa mėdyshjen mė tė vogėl nė dėm tė ēėshtjes kombėtare shqiptare me organizata e klane mafioze vetėm e vetėm pėr hir tė rikthimit nė pushtet me ēdo ēmim.
Me paratė dhe eksponentėt mė kriminalė tė kėtyre klaneve antishqiptare u pėrgatit terreni i pararevolucionit tė armatosur tė pranverės 97 me mjaft kujdes. Propagandimi i fajdeve si suksesi mė i madh i ekonomisė shqiptare, infiltrimi nė strukturat mė tė rėndėsishme tė kėtyre firmave piramidale i ish-oficerėve tė sigurimit dhe ish-spiunėve dhe pasurimi i shpejtė i njė shtrese njerėzish ekstra tė majtė pėrmes grabitjeve tė shumave tė mėdha nga kėto firma piramidale qė hapi i parė. Kjo pėr tė vazhduar mė pas me sponsorizime nė dorė e nėn dorė tė shtypit e tė mediave ku propagandoheshin shifrat marramendėse tė fitimit nga kėto piramida me qėllim mashtrimin e njė mase sa mė tė madhe njerėzish. E gjithė kjo bėhej qė tė sigurohej prapavija, pra mbushja e shesheve me njerėz tė pakėnaqur nga grabitja e parave nga kėto firma, ku kėto tė fundit kishin besuar mrekullinė pasurimit tė menjėhershėm.
Nė fshehtėsi tė plotė ishte pėrgatitur edhe infrastruktura e dhunės dhe furnizimi me armė i grupeve tė majta paramilitare. Ky furnizim u bė pėrmes dy portave. Nga Jugu me det dhe tokė armėt dhe kontingjentet e krimit vinin prej Greqisė fqinjė, siē qė lirimi nga burgu i disa kriminelėve nė zė qė ishin dėnuar atje me burgim tė pėrjetshėm. Dhe nga veriu kryesisht pėrmes Hanit tė Hotit ku kryesisht hyjnė shumė armė automatike qė shkuan nė Vlorė, pa pėrjashtuar kėtu edhe disa eksponentė kriminalė qė ishin rekrutuar nga shėrbimet e fshehta serbe.
Po si u realizua skenari i kėtij revolucioni tė armatosur? Cilėt qenė aktorėt kryesorė nė skenė dhe nė prapaskenė? Kėto pyetje marrin pėrgjigje nė mėnyrė modeste nga shėnimet e mia jo tė plota tė mbajtura gjatė atyre ditėve kur antikrimi dhe krimi ishin nė dyluftim tė rreptė. Kur shteti dhe antishteti luftonin pėr jetė a vdekje, kur njeriu dhe antinjeriu kacafyteshin deri nė agoni. Kur shqiptari dhe antishqiptari luftonin nė kufi,nė qeveri e deri dhe nė parlament. Dhe pėr fatin e keq tė Shqipėrisė, tė shqiptarėve dhe tė demokracisė sė kėtij vendi triumfuan nė kėtė dyluftim fituan krimi, antishteti, antinjeriu dhe antishqiptari. Ky libėr pėrmban shėnimet e mia nga fillimi i Janarit e deri nė fund tė Marsit 1997. Shėnime kėto tė paraqitura nė formė ditari nė mėnyrė tė pėrmbledhur dhe pa asnjė lloj komenti.

6 Janar 1997- Ministri i Brendshėm, Halit Shamata, lėshon njė urdhėr ku kėrkon vėnien nė gatishmėri tė policisė dhe masa tė rrepta sigurie tė kontrollit tė bregdetit. Kjo pasi trafiku i klandestinėve dhe drogės nga njerėzit e Sabit Brokajt, Skėnder Gjinushit dhe Arben Malajt, ėshtė bėrė njė shqetėsim serioz pėr qeverinė dhe policinė italiane. Shefi i komisariatit tė Vlorės, Sokol Mulosmani, bllokon disa scoffee ndalon mbi dhjetė vlonjatė qė strehonin klandestinėt qė prisnin tė niseshin drejt brigjeve italiane. Nė mbėshtetje tė kėtij urdhri komisari Mulosmani nis bashkėpunimin konkret me karabinierinė italiane duke shkėmbyer me to numrat e telefonave dhe fakseve. Kjo bėhet pėr shkėmbim informacioni sa mė direkt dhe tė shpejtė,me qėllim goditjen dhe parandalimin e aktivitetit tė paligjshėm qė kryhet nė tė dy anėt e kufirit. Po kėtė ditė hyri nė zbatim paketa antikrim qė u miratua nga parlamenti vetėm disa ditė para vitit tė ri. Kjo paketė parashikonte qė dėnimet pėr krime tė rėnda tė jenė pa marzhe duke iu hequr mundėsinė prokurorėve dhe gjyqtarėve tė korruptuar pėr tė liruar kriminelė nga burgjet pėrmes pėrfitimit tė ryshfeteve.
8 Janar 1997 - Njė fajdexhi nga Kuēova i quajtur Bujar Fata, shpall falimentimin e firmės sė tij tė quajtur "Malvasia" dhe zhduket me afro njė milionė dollarė nė ēantė duke lėnė pa shpresė rreth 40 mijė klientėt e tij. Flitet se paratė i kishte depozituar me interesa tė larta nė njė bankė tė Turqisė. Gjykata e Faktit Tiranė lė nė burg pa afat disa doganierė qė janė akuzuar pėr kontrabandė nė pikėn doganore tė Kakavijės. Nga burgjet greke vijnė informacione qė policia e kėtij vendi po keqtrajton tė burgosurit shqiptarė.
9 Janar 1997 - Ushtarakė tė lartė tė NATO-s takohen me ministrin e Mbrojtjes Safet Zhulali. Ndėrkohė ministri i Brendshėm del para gazetarėve nė njė konferencė shtypi ku bėn bilancin e punės sė vitit 1996 dhe shpall strategjinė e punės sė dikasterit qė drejton pėr luftėn kundėr krimit. Efektivi i policisė sė Kakavijės ndryshon 100 pėr qind. Qeveria mirėkupton studentėt nė kėrkesat e tyre ekonomike dhe merren masa pėr zgjidhjen e kėtyre kėrkesave. Nė Vlorė policia vret aksidentalisht njė grua. Kjo pasi makina me tė cilėn ajo po udhėtonte nuk i bindet urdhrit tė patrullės sė policisė pėr tė ndaluar dhe policėt i pandehėn pėr trafikantė dhe qėlluan mbi to.
10 Janar 1997 - Nė pikėn e kalimit tė kufirit Kakavijė policia greke kthen mbi 200 emigrantė shqiptarė. Policėt e shtetit fqinjė pretendojnė se nuk kanė dokumente tė rregullta,duke u kėrkuar edhe letėrnjoftimet e vogla. Emigrantėt e kthyer forcėrisht deklarojnė se kishin viza tė rregullta leje qėndrimi madje edhe certifikata tė rregullta me foto, dhe tė noterizuara e tė pėrkthyera.
11 Janar 1997 - Fluksi i kthimit me dhunė tė emigrantėve shqiptare nga Greqia shtohet nė mėnyrė tė ndjeshme. Nga tė gjitha pikat e kalimit tė kufirit me kėtė shtet fqinjė vijnė lajme pėr mijėra tė kthyer. Sipas njė burimi nga Kakavija numri i tė kthyerve e ka kaluar shifrėn e 3000 personave, pjesa dėrmuese e tė cilėve me dokumentacion tė rregullt dhe me viza tė lėshuara nga vetė Ambasada greke. Refugjatėt e kthyer me dhunė tregojnė pėr keqtrajtime dhe grabitje parash nga ana e policėve grekė.
12 Janar 1997 - Njė tėrmet 4.3 ballė i shkalės Rihter godet Shqipėrinė e Jugut. Dėmtohen rėndė mbi 70 shtėpi banimi. Qeveria greke deklaron se ka gati procedurat e ekstradimit nė Shqipėri tė shqiptarėve qė vuajnė dėnimin nė kėtė vend.
14 Janar 1997 - Njė skaf me 130 milionė dollarė ėshtė larguar me shpejtėsi nga brigjet e Vlorės. Kėtė lajm e emetuan disa media njėherėsh, duke ēuditur tėrė opinionin shqiptar, pasi shifra ishte me tė vėrtetė marramendėse. Mirėpo Ministria e brendshme doli me njė komunikatė pėr shtyp ku thuhej: "Lidhur me lajmin e largimit tė njė mjeti lundrues nė drejtim tė panjohur me rreth 130 milionė dollarė dhėnė nga disa media, Ministria e Brendshme bėn tė ditur se policia nuk disponon tė dhėna tė mjaftueshme pėr tė provuar vėrtetėsinė e informacionit mbi tė cilin mbėshtetet ky lajm. Megjithėse lajmi u emetua nga mediat me 14 Janar, burime jo tė konfirmuara flisnin sikur skafi me 130 milionė dollarėt ishte larguar nga brigjet e Vlorės mė 9 janar. Kėtė lajm e bėn tė besueshėm edhe fakti qė ai u emėtua edhe pėrmes valėve tė radios "Zėri i Amerikės". Ky lajm solli si tė thuash goditjen e parė nė tėrmetin e fajdeve. Nė njoftimin e saj Ministria e Brendshme garanton qytetarėt se ka qenė dhe mbetet e vendosur pėr tė goditur tė gjitha llojet e trafikut tė paligjshėm dhe autorėt e tyre, qė bien ndesh me sigurimin e jetės,pasurisė dhe veprimtarisė sė qytetarėve.
15 Janar 1997 - Firma huamarrėse "Sude" qė i pėrket njė gruaje 30-vjecare me ngjyrė, tė quajtur Maksude Kadėmi, shpall falimentimin. Nė orėn 16.20 tė kėsaj ditė ajo del nė ballkonin pallatit ku banonte dhe para disa qindra kreditorėve qė qėndronin aty duke thirrur "duam paratė tona", deklaron: "Loja ime ka mbaruar. Paratė e mia nuk kanė tė bėjnė me qeverinė. Kjo ėshtė njė skemė piramidale qė falimentoi. Ju nuk keni asnjė arsye qė paratė qė humbėt kėtu t’ia kėrkoni shtetit". Kreditorėt dhe disa tė tjerė qė nuk ishin tė tillė qėlluan me gurė mbi forcat e policisė qė qėndronin pranė pallatit tė fajdexheshės.
16 Janar 1997 - Qeveria Meksi nė njė mbledhje urgjente tė saj merr vendim pėr tė ngrirė nė Bankat shqiptare tė tė gjitha niveleve tė gjithė shumat nė lekė dhe valutė tė firmave mė tė mėdha huamarrėse. Me kėtė vendim u ngrinė 25.5 miliardė lekė tė fondacioneve "Populli", "Xhaferri" dhe firmės rentiere "Gjallica". Me vendim tė posaēėm qeveria bllokoi edhe tė gjitha transaksionet hipotekare. Qindra kreditorė tė "Gjallicės" u grumbulluan nė Vlorė duke demonstruar nė kėrkim tė parave tė tyre. Disa persona jo kreditorė tė futur nė mes tė turmės pasi hodhėn parulla politike kundėr qeverisė goditėn me mjete tė forta mbi forcat e policisė dhe pėr pasojė mbetėn tė plagosur dy policė.
Greqia ktheu qindra refugjatė shqiptarė.
17 Janar 1997 - Ministri i Financave, Ritvan Bode garanton kreditorėt se paratė e firmave dhe fondacioneve tė ngrira nė bankat shqiptare, janė tė sigurta dhe do tu kthehen kreditorėve. Gjykata lė nė burg pa afat katėr bashkėpunėtorėt mė tė ngushtė tė Sudes. Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė garanton se pėrveē parave qė janė ngrirė kreditorėt do tė marrin mė pas edhe pjesė nga pasuritė e kėtyre firmave qė do tė shiten si objekte, automjete etj. Nė sportelet e fondacioneve "Populli" dhe Xhaferri" mblidhen kreditorė dhe ish-sigurimsa qė nxisin pėr akte dhune.
18 Janar 1997 - Presidenti Sali Berisha nė fjalėn e mbajtur nė mbledhjen e Kėshillit Kombėtar tė PD-sė garanton familjet goditura nga skemat piramidale se do tė ndihmohen nga shteti nė shumė fusha dhe deklaron se ato qė kanė humbur shtėpitė nė kėto skema do tė trajtohen me pėrparėsi me kredi. Policia pėrcakton sheshet pėr mitingjet qė kėrkohen nga kreditorėt dhe PS-ja,dhe bėn thirrje pėr zbatim tė ligjeve dhe ruajtje tė qetėsisė, pasi ka shumė informacione se segmente tė inkriminuara tė sė majtės shqiptare po kėrkojnė tė manipulojnė zemėrimin e qytetarėve qė kanė humbur paratė nė skemat piramidale dhe po bėjnė thirrje pėr akte dhunė dhe prishje tė rendit kushtetues.
20 Janar 1997 - Militantėt e PS-sė, disa spiunė tė ish-sigurimit komunist, dhe disa qindra kreditorė bėjnė njė miting proteste. Ata arritėn tė dalin edhe nė Sheshin "Skėnderbej" ku mė pas harruan thirrjet tradicionale pėr paratė e humbura nė fajde dhe nisėn tė brohorasin nė kor pėr Fatos Nanon. Dy militantė tė PS-sė rreth tė 50-ve u lyen me bojė tė kuqe pėr tė pozuar dhe dhėnė deklarata para kamerave tė TV-ve tė huaja. Mė pas kjo lojė e kurdisur nė zyrat e PS-sė u kuptua shpejt dhe TVSH dha pamje filmike ku ata po lanin fytyrat me bojė tė kuqe. Njė ditė mė parė kishin deklaruar nė shtyp edhe Gjinushi edhe Meidani se nė mitingun e kėsaj dite do tė derdhet gjak. Dhe si pėr tė mos dėshtuar nė derdhjen e gjakut ato zgjodhėn rrugėn e derdhjes sė bojės sė kuqe mbi fytyrat e disa militantėve, vetėm e vetėm se si e si tė akuzojnė policinė pėr pėrdorim dhune. Edhe nė Fier u organizua njė miting proteste ku kėtu ndryshe nga ēfarė u kurdis nė Tiranė qenė protestuesit qė pėrdorėn dhunė kundėr forcave tė policisė.
21 Janar 1997 - Gjykata e Tiranės jep masa dėnimi me disa ditė burg pėr disa nga protestuesit e sė dielės qė pėrdorėn dhunė dhe pėr disa tė tjerė jep si masė dėnimi gjobė. Policia zbulon dhe kap 150 kg drogė, tė tipit marihuanė. Gjermanėt dorėzojnė masterplanin pėr ndėrtimin e terminalit tė Aeroportit tė Rinasit qė kap vlerėn e investimit fillestar prej 50 milionė DM. Qeveria ngre njė Komision tė Posaēėm pėr fajdet.
22 Janar 1997 - Policia mbėshtetur nė vendimin e prokurorisė arreston presidentėt e dy fondacioneve mė tė mėdha "Xhaferri" dhe "Populli", Rrapush Xhaferrin dhe Bashkim Drizėn. Nėn hetime vihen edhe rreth 50 arkėtarė tė kėtyre fondacioneve. Kėto firma piramidale kyēėn sportelet nė Korēė, Elbasan dhe Tiranė. Kreditorėt e Sudes ndjekin rrugėn ligjore duke bėrė paditė kundėr saj nė Gjykatėn e kryeqytetit.
23 Janar 1997 - Parlamenti mbyll me ligj tė veēantė aktivitetin e firmave piramidale mashtruese. Ligji parashikon dėnime tė rrepta pėr drejtuesit dhe bashkėpunėtorėt e kėtyre firmave si dhe konfiskim tė pasurisė tė kėtyre firmave piramidale. Policia nė tė gjithė rrethet kryen arrestimin e 118 personave bashkėpunėtorė nė kėto firma piramidale qė kishin pėrfituar pėrmes abuzimit. Vendoset masa e arrestit me burg pėr Bashkim Drizėn dhe Rrapush Xhaferrin.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.lushnja.com
Mel C
Moderatore
Moderatore
Mel C


Numri i postimeve : 847
Join date : 01/06/2008
Age : 33
Location : me zemer ne Lushnje jam

Shqiperia, Shqiptaret dhe 1997! Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiperia, Shqiptaret dhe 1997!   Shqiperia, Shqiptaret dhe 1997! Icon_minitimeMon Jun 02, 2008 2:06 pm

24 Janar 1997 - Rreth 3000 protestues mes tė cilėve edhe shumė paramilitarė tė majtė qė nuk kishin asnjė lidhje me fajdet nisin njė protestė nė qendėr tė qytetit tė Lushnjės. Mė pas kėto eksponentė irritojnė dhe manipulojnė turmėn dhe nisin veprimet e dhunshme mbi policinė dhe objektet publike. Digjet godina e bashkisė dhe ajo e kėshillit tė rrethit si dhe njė makinė e policisė. Nė kėtė miting tė dhunshėm plagosen rėndė tre policė tė forcave speciale dhe 12 policė tė tjerė marrin plagė tė lehta. Nė Fier policia arreston njė shef tė policisė sė rendit dhe disa policė tė tjerė tė cilėt kishin grabitur paratė nga arkat e fondacionit "Xhaferri". Shefi i Komisariatit tė policisė sė kėtij rrethi shkarkohet nga detyra. Gjykata le nė burg Bashkim Drizėn dhe Rrapush Xhaferrin. Presidenti Sali Berisha takon drejtuesit e Kuvendit Popullor dhe ato tė Qeverisė, pėr tė gjetur rrugėt sa mė efikase pėr pėrshpejtimin e shpėrndarjes sė parave qė ishin ngrirė nė bankė nga kėto fondacione mashtruese. Nė darkė Berisha nė njė prononcim pėr TVSH u shpjegon shqiptarėve lidhur me kėto masa urgjente qė janė marrė nė dobi tė tyre.


25 Janar 1997 - Zėvendėskryeministri Tritan Shehu shkon nė Lushnjė. Njė grup protestuesish tė dhunshėm nuk e lejojnė atė tė takohet me njerėzit duke e mbajtur peng pėr disa orė nė dhomat e stadiumit tė qytetit ku kishte zbritur me helikopter. Nė darkė vonė ai kthehet nė Tiranė. Presidenti Sali Berisha zhvillon njė takim pune me pėrfaqėsues tė partive politike shqiptare ku diskuton rreth modaliteteve dhe rrugėzgjidhjeve tė mundshme pėr problemin e firmave piramidale. Pas kėtij takimi pjesėmarrėsit lėshuan nga njė apel pėr kėtė problem. Sabri Godo, kryetar i PR-sė nėnvizoi se paratė nuk gjenden duke djegur bashki, Hysen Selfo nėnkryetar i partisė Balli Kombėtar kėrkoi qė njerzit tė mos mashtrohen nga spiunėt dhe operatyivėt e ish-sigurimit komunist.Ndėrsa Vasil Melo kryetar i PBDNJ u shpreh se shteti ka predispozitė pėr zgjidhjen drejt tė problemit.Sekretari i Pėrgjithshėm i PS-sė rexhep Mejdani refuzon pjesėmarrjen nė kėtė takim.
Presidenti Berisha iu drejtua opinjonit publik me njė apel ku u kėrkonte kreditorėve qė tė mos bien pre tė propogandės sė segmneteve kriminale tė politkės qė bėjnė thirrje pėr gjak dhe akte dhune.
Nė Gramsh protestuesit e dhunshėm tė prirė nga krerėt e PS-sė djegin disa zyra tė bashkisė dhe kėshillit tė rrethit si dhe shkatėrrojnė njė fabrikė tė firmės "VEFA".Edhe nė Berat krerėt socilaistė sė bashku me disa banditė tė njohur arrijntė tė djegin zyrat e bashkisė dhe Kėshillit tė rrethit disa makina shtetėrore .Turmat e dhunshme tė drejtuara nga kėto segmnete kriminale tė politkės dogjėn edhe nė Belsh godinėn e bashkisė.Nė tė gjitha kėto akte u panė nė krye tė turmave drjetuesit lokalė tė PS.-sė si dhe banditė tė njohur tė cilėt pėr tiu shmangur goditjes sė policisė kanė vėnė pėrpara gra dhe fėmijė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.lushnja.com
Mel C
Moderatore
Moderatore
Mel C


Numri i postimeve : 847
Join date : 01/06/2008
Age : 33
Location : me zemer ne Lushnje jam

Shqiperia, Shqiptaret dhe 1997! Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiperia, Shqiptaret dhe 1997!   Shqiperia, Shqiptaret dhe 1997! Icon_minitimeMon Jun 02, 2008 2:10 pm

Pse ndodhi 1997?

Kane kalur mese 11 vjet nga viti i zi 1997. Te gjithė e dime se ne ate vit Shqiperia kaloi ne anarki qė mbetet misterioze dhe e papare. njė shtet sovran me organe legjitime u mbulua nga tmerri me armet ne njė vrag kohor te shkurter. Femije te mitur mbuluan pamjet e televizioneve te huaja duke qelluar me arme ose duket ngritur tre gishatat lart qė ėshtė njė simbol serb.

Si ėshtė e mundur qė njė popull te shkaterroje vetveten? Si ėshtė e mundur qė njė shtet te pushoje se ekzistuari ne njė jave? pėrse u lane depot e armeve pa roje?

Pergjigjie te sakta dhe me fakte nuk ka pėr keto pyetje por disa faktore ne psikozen e popullit tone ndihmuan procesin e shtet-shakerrimit ne vitin 1997.

Kur dikush flet pėr trazirat e vitit 1997 faji i hidhet sigurisht qeverise se at'hershme dhe humbjes se parave ne firmat piramidale. Padshim qė qeveria ka faj jo vetėm ne mos ndalimin e tyre por edhe ne procesin ne te cilėt qeveria u angazhua te reklamoje keto firma parazitare. FMN-ja beri vrejte dhe keshilloi ndalimin e ketyre firmave por qeveria jone beri njė vesh te shurdher.

Marsi erdhi dhe firmat piramidale qene ekspozuar ne syte e popullit. Gjithcka qė njė genjeshter. Shqiptaret e kuptuan se endrrat pėr pasurim te shpejte jane thjesht endrra. Ne sistemet piramidale mos furnizimi me leke perhere sjell deshtim dhe humbje te fitimeve. Mister mbetet ende se ku shkuan gjithė ato valuta qė u derdhen ne arkat e firmave famekeqe. Edhe sot e kesaj dite ish-boset e firmave jane te frikesuar te flasin apo te hedhin sadopak drite mbi parate qė populli humbi.

Mirepo qeveria qė i kishte ardhur ne maje te hundes popullit harroi se kur trazon parate e popullit trazira ndodhin. Vlora qė e para qė filloi protestat. Disa studente mbajten greve urie duke kerkuar dorehqejen e kyreministrit. Qeveria si cdo herė ben njė hap te gabuar. Vlora rrethohet me police mercenare qė sigurisht ishin nga Veriu i vendit. Do te qė me mirė sikur policet te qene jugore sepse te gjithė e dime se vendi ka pasur probleme ne ate fushe ku veriu dhe jugu jane te polarizuara. Detyra e qeverise ėshtė te vendose paqe midis trevave shqiptare dhe jo te nxise urrejtje.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.lushnja.com
Mel C
Moderatore
Moderatore
Mel C


Numri i postimeve : 847
Join date : 01/06/2008
Age : 33
Location : me zemer ne Lushnje jam

Shqiperia, Shqiptaret dhe 1997! Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiperia, Shqiptaret dhe 1997!   Shqiperia, Shqiptaret dhe 1997! Icon_minitimeMon Jun 02, 2008 2:13 pm

Banka e Vlores e djegur dhe e bastisur

Shume burime tregojne pėr karakterin irritues te SHIK-asve dhe policave sekrete qė u derguan ne Vlore. njė nate Vlora u be flake e kuqe nga inati dhe dufi. Populli dinjitoz Vlonjat me te drejte u cua ashper kundra ketyre policeve qė ishin bere armiq te popullit te vet.

Rezultati: Tre SHIK-as te djegur te gjalle. Reparti i policise u dogj, cdo njeri me uniforme u kap dhe u rrah egersisht. Ne keto caste cdo polic Vlonjat u demoralizua dhe humbi besim tek shteti gje qė solli ikjen nga detyra e qindrave policeve dhe oficereve.

Mbaj mend se dhe ne Tepelene kishte protesta por nuk kishte rezistence. Shefat socialiste ngrinin popullin ne demostrata pa aresye sepse nuk kishte njeri qė te protestroje kundrejt. Shumica e demostratave qene te dobeta dhe te injoruara nga shumica e popullsise. Tepelena donte te ndiqte shembullin e Vlores por nuk kishte aresye. Kur trazira e Vlores dhe marrja e armeve qė njė fakt, qeveria hodhi njė hap te gabuar perseri.

Ultimatum "Rrebeleve"
E para, nuk i vihet ultimatum njė protesteve popullore por behet cdo gje e mundur pėr zgjidhjen e saj me anene e paqes sepse ne fund te fundit populli pagun qeverine dhe faturat e saj.

E dyta termi rrebel qė i papershtatshem pėr situaten. Termi rrebele dikton grupe separatiste dhe terrorriste.

Lule pėr viktimat e kanalit Otranto

Partia Socialiste qė pa dyshim kerkonte pushtetin ne vend qė te qetesonte gjakrat sepse ne fund te fundit njė shtet i shakterruar qė humbja dhe e Socialisteve, ata nxiten protestat ne cdo rreth te Shqiperise.

Anarkia u perhap shpejt si njė virus ne njė kompjuter te infektuar. Ne Tepelene turmat nuk hasen asnjė pengese te shkonin tek depot e armeve dhe te merrnin ne dore arme te paguara nga vete ata.

Ne harkun kohor prej njė jave, cdo mund i derdhur pėr te ndertuar ndertesa dhe pėr te bere arme u barazua me zero. Pse nuk u perpoq dikush ta ndaloje kėtė marrezi? Pse nuk doli njė udheheqes Socialist dhe te thoshte "Mos kjo nuk ėshtė rruga e demokarcise"? Anarkia nxorri ne pah vyrtytet e mbrapshta Shqiptare: Injorancen e popullit tone, hajduterine e popullit tone, harbuterine e popullit tone dhe egersine e popullit tone. Cdo dite kishte te vrare, cdo dite kishte lajme te hidhura si pasoje e njė faktori psikollogjik.

pėr 50 vjet rregjimi komunist tru-shplau popullin se gjasme fuqite e medha kishin plane pėr te pushtuar Shqiperine. Popull vigjilant dhe popull ushtar. Ishte indoktrinimi i bunkerit, ishte politika e frikes qė populli te kishte frike para se te pyeste pėr rregjimin barbar. Zboret, qitjetet, paradat ushtarake bene qė populli yne te formonte njė psikollogjie lufte. Nese ju kujtohet njė nga pikat e para te qeverise fallco se Sali Berishes qė hyrja ne NATO. Populli vuante nga uria ndersa qeveria jone donte hyrjen ne NATO. ėshtė e njejta gje me qeverine e sotme.

Pra si e thame populli u propagandizua pėr 50 vjet se lufta qė ne dyert e Shqiperise. Viti 1997 qė derdhja e furise psikollogjike qė populli kishte. Cdo kush kishte Dėshirė te perdorte arme. Frika ndaj armeve nuk ekzistone mes nesh si Shqiptare, ne donim te luftonim Diēka ndaj dhe kur Berisha dhe qeveria e tij dhane doreheqjen populli ju kthye vetvetes me arme. Sarandiotet vrane Gjirokastrite dhe Tepelenasit Permetare e keshtu me rradhe cdo qytet krijoi klane dhe mini ushtri. ėshtė e pakuptueshme llogjikisht se si mund te ndodhe Diēka e tille si viti 1997.


Fakti ėshtė se qeveria jone ka qene gjithmone kunder nesh dhe jo ne sherbimin tone. Ne si Shqiptare i kemi pare qeveritaret gjithmone si idhuj dhe ata me duart ne xhepa dhe cingarin ne goje na jane drejtuar vetėm ne sezone zgjedhjesh. E verteta ėshtė se populli qeveris dhe qeveritaret jane punonjes qė punesuar nga ne. Kur puna nuk behet ata duhen pushuar nga puan ata nuk duehn zgjedhur me sepse traditcionalisht ti voton pėr PS apo PD. Nuk duhet te votojme dhe besojme partine por njeriun.

Nuk duhet te harrojme te kaluren por duhet te nxjerrim mesime sepse akoma si Shqiptare po paguajme shpenzimet e vitit 1997. Biliona dollare u humben dhe ato para do te vijne nga xhepi jone.

Nuk ka rendesi se cilen parti favorizon ti, e drejta duhet thene dhe ata qė kane faj duhen nxjerre para gjyqit te pushtet mbajtesit, popullit Shqiptar.

njė dite ndoshta do te mesojme se c'ndodhi me te vertete ne vitin e zi 97, kur interesaxhinjte politikane te kene dhene frymen ndoshta dikush do te kėtė kurajon ti thote Shqiptareve te verteten.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.lushnja.com
Sponsored content





Shqiperia, Shqiptaret dhe 1997! Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiperia, Shqiptaret dhe 1997!   Shqiperia, Shqiptaret dhe 1997! Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Shqiperia, Shqiptaret dhe 1997!
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shqiperia ne BE?
» Shqiperia, sot zyrtarisht ne NATO
» BE: Shqiperia, ne 2010 pa viza
» Vizat, Shqiperia me e refuzuara

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: ē'eshtja kombetare :: Historia shqiptare-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions