LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Pamje dhe pershkrim nga qyteti i Sarandes

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mel C
Moderatore
Moderatore
Mel C


Numri i postimeve : 847
Join date : 01/06/2008
Age : 33
Location : me zemer ne Lushnje jam

Pamje dhe pershkrim nga qyteti i Sarandes Empty
MesazhTitulli: Pamje dhe pershkrim nga qyteti i Sarandes   Pamje dhe pershkrim nga qyteti i Sarandes Icon_minitimeSun Jun 01, 2008 9:36 pm

Pėrbėn njė nga zonat mė tė bukura tė turizmit shqiptar sė bashku me rrethinat e saj. Ndodhet nė skajin mė jugor tė Shqipėrisė. Qyteti dhe plazhet e tij shtrihen nė formė gjysmėharku nė brigjet e Jonit pėrballė ishullit grek tė Korfuzit, vetėm 5 milje detare larg.

Ka njė pozitė gjeografike mjaft tė favorshme me mundėsi shumė tė mira lidhjeje me qėndra turistike brėnda dhe jashtė vėndit si Butrintin, Gjirokastrėn, plazhet e Rivierės Shqiptare, Korfuzin, Igumenicėn etj.
Saranda pėrbėn njė qėndėr tė vjetėr banimi. Ajo njihej nė antikitet me emrin Onkesmos. Emri aktual rrjedh nga Agjia Saranda dhe Santi Quaranta (Dyzet Shėnjtorėt), emri i kishės sė 40 shėnjtorėve, rrėnojat e sė cilės mund tė shihen edhe sot nė Qafėn e Gjashtės, mbi qytet. Qyteti mbeti qėndėr e vogėl e banuar me kalimin e viteve. Nė vitet 1800 ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm dhe pėrmendet pėr marėdhėniet tregtare tė ngushta kryesisht me Greqinė.



Gjatė luftės sė Parė Botėrore ajo do tė kthehej nė njė bazė tė rėndėsishme ushtarake pėr flotėn italiane. Me pushtimin nga kjo e fundit nė vitin 1939 qyteti do tė merrte emrin Porto Eda pėr nder tė vajzės sė Musolinit.
Saranda me kalimin e viteve kryesisht pas luftės sė Dytė Botėrore njohu njė zhvillim tė ndjeshėm si port dhe qėndėr industriale e turistike. Pėr shumė pushues Saranda do tė kthehej nė njė vėnd tė preferuar pėr tė kaluar pushimet. Pas viteve 90 rėndėsia turistike e qytetit dhe rrethinave ka ardhur duke u rritur. Falė turizmit qyteti ka njohur edhe zhvillime shumė tė shpejta veēanėrisht nė infrastrukturėn turistike.



Njė pikė mjaft tėrheqėse dhe e vizitueshme ėshtė edhe Kalaja Lėkursit e cila ofron njė pamje mahnitėse tė qytetit tė Sarandės nga lart.
Pjesė e rėndėsishme e potencialit turistik tė Sarandės ėshtė Parku Arkeologjik i Butrintit, i cili ndodhet vetėm 30 km larg Sarandės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.lushnja.com
 
Pamje dhe pershkrim nga qyteti i Sarandes
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pamje dhe pershkrim nga qyteti i Lushnjes
» pamje dhe pershkrim nga qyteti i Divjakes
» Pamje dhe Pershkrim nga Qyteti i Durresit
» Pamje dhe pershkrim nga kryeqyteti i Tiranes
» Pamje dhe Pershkrim nga Zona e Dhermiut

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: ē'eshtja kombetare :: Viset shqipetare-
Kėrce tek:  
Create a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions