LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Pak histori , Myzeqeja dhe Myzeqaret

Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
NIKO


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 37
Location : Genova

Pak histori , Myzeqeja dhe Myzeqaret Empty
MesazhTitulli: Pak histori , Myzeqeja dhe Myzeqaret   Pak histori , Myzeqeja dhe Myzeqaret Icon_minitimeSun Jun 01, 2008 7:41 pm

Pak histori

Ne historinė e toponomastikes shqiptare, Myzeqeja ze njė vend te rėndėsishėm. Unaza e bukurise ne universin e larmishem te natyres se kėsaj fushe, padyshim, qe ėshtė Manastiri i Ardenices, qe gjendet ne pikėn me dominuese te kėsaj hapėsirė.

Myzeqeja te kujton familjen princerore te Muzakajve, e cila ka qenė sundimtare e kėsaj krahine gjatė shekujve te XIV dhe XV. Mendojme se nga emri i Muzakajve doli edhe emri i sotėm i fushes se madhe te Myzeqese. Tek ky mendim te shpie edhe njė dokument venedikas i 28 prillit 1412. Ne kėtė dokument, emri i kėsaj fushe ėshtė Muzakia. Ky toponim, nder me te medhenjte ne Shqipėri, arriti deri ne ditet tona ne saj te autoritetit dhe ndikimit qe ka patur familja princerore e Muzakajve, e cila ka luajtur njė rol te rėndėsishėm ekonomik gjatė mesjetes. Edhe ne njė dokument tjetėr venedikas te 13 qershorit te vitit 1382 pėrmendet pėr here tė parė "Kulla e Pirgut" ne jug te Karavastase. Ishte Nikolla Muzaka ai, qe e pa te nevojshme ndėrtimin e njė fortifikimi te tillė pėr te mbrojtur skelen lumore me te njėjtin emėr, Skela e Pirgut te Myzeqese. Ne periudhėn e sundimit te gjatė sllav te Uroshit te II, kjo fushe njihet me emrin Fusha e Savres. Bregdeti quhej "slanica" (kripore) dhe kryeqender ka qenė Bashtova me keshtjellen e saj veneciane. Kujtojmė se kjo keshtjelle ne mesjete gjendej ne te majte te lumit Shkumbin. Kur ky lum ndryshoi drejtimin e derdhjes, keshtjella dhe disa fshatra te Myzeqese mbeten ne anėn e djathte te lumit dhe sot e kėsaj ditė janė nėn juridiksionin e Kavajes. Nepermjet skeles lumore te pirgut ne ato kohe eksportohej drithe ne drejtim te Raguzes nga anijet e huaja dhe ato te sundimtareve vendas.

Ne njė relacion te ambasadorit te Napoleonit pranė Ali Pashe Tepelenes, Pukevil, thuhet: "Ne Karbunare te Myzeqese ėshtė duke u degjeneruar raca me e mirė e mezave te Ballkanit, te cilėt ne ato kohe bliheshin nga frengjejt (europianet) dhe transportoheshin nėpėrmjet Skeles lumore te Pirgut".

Pra, nėpėrmjet saj hynin ne Myzeqe mallrat e huaja, ekzistonin dogana dhe nepunes te rregullt.

Kėsaj periudhe i pėrket ndėrtimi dhe lulezimi i njė qendre mjaft te rėndėsishme pėr kohėn, siē ishte Manastiri i Ardenices, vepėr e Perandorit bizantin Androniku i II Paleologu. Ky dhe fakte te tjera na bėjnė te mendojmė qe Myzeqeja ne ato vite ishte me njė rėndėsi te veēantė. Shtrirja gjeografike e Myzeqese pėrputhet me territorin e dikurshem te principates se Muzakajve. Toponimet, homonimet, folklori, kėngėt, legjendat ne teresi ruajnė ende te dhėna te kėsaj krahine ne vitet, qe sundonte kjo principate.

Banoret autoktone te Myzeqese kanė jetuar ne te dy brigjet e lumit Seman, duke pėrfshirė edhe dy brigjet e deges se tij, Devollit te dikurshem, qe kalonte pranė fshatrave te hershem te Myzeqese. Kėto fshatra figurojne edhe ne regjistrimin e pare turk te vitit 1431. Nder ta janė: Zhelizhani, Krutja (Hirvati), Shakuj, Kemishtaj, Kamcishte, Babunje, Kravasta, Libofshe, etj. Shtrati i lumit te vjetėr vazhdon deri ne afersi te Babunjes e Karavastase dhe derdhej ne Adriatik. E gjithė kjo zone nga vendasitquhej me emrin "Dheu i Bute" ose "Balta e Bute". Banoret e kėsaj treve janė quajtur "lale".

Lalet, si banoret me te hershem te Myzeqese, dallohen nga banoret e tjerė, qe kanė zbritur gjatė periudhave tė ndryshme historike ne Myzeqe, kryesisht nga traditat e vjetra, qe ruajnė ende si: veshja karakteristike, e folura e bute, nga mėnyra e te kenduarit epiko-lirike, takia prej liri ne formė konike, qe ėshtė pothuajse unikale ne Shqipėri. Ata dallohen edhe si bujq te apasionuar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.lushnja.com
 
Pak histori , Myzeqeja dhe Myzeqaret
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Arberit dhe myzeqaret e mesjetes
» Morrison : nje histori jo vetem amerikane
» Myzeqeja dhe misteret Shqiptare
» Historia e emrit te Fierit dhe etimologjia e tij

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: ē'eshtja kombetare :: Viset shqipetare-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions