LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Proze humoristike

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mel C
Moderatore
Moderatore
Mel C


Numri i postimeve : 847
Join date : 01/06/2008
Age : 33
Location : me zemer ne Lushnje jam

Proze humoristike Empty
MesazhTitulli: Proze humoristike   Proze humoristike Icon_minitimeSun Jun 01, 2008 5:23 pm

Jam një kuzhinier i specializuar,
Ti je gjella ime e preferuar.
për ty kam një uri te tepruar, e kurre s'do te lodhem duke te
hem duke te te shijuar, te servivur me kujdes, me garniture e pak
majoneze, e shijshme mbi një pjatance. Ose brenda ne një ambulance,
ndersa ti me ben frymemarrje artificiale. Do te ishte teper origjinale,
maje një peme me portokalle, ne një ndermarrje bujqesore, une
brigadier, ti punetore, tejkalojme planin ne menyre shembullore.
Prit se ende nuk kam mbaruar, kam akoma për te treguar, për çka mund te bejme une
edhe ti, brenda një supermarketi te ri, hipur mbi një karroce dore.
E paligjshme,gjatë një seance gjyqesore, ti avokate me pamje engjellore,
une i akuzuari me surrat terrroristi. Duke pritur tek dentisti, ne një
klinike dentare. Ose ne një seance parlamentare, ku marrim votbesimin
nga shumica.
Ne fshat, brenda tek plevica, rehat permbi kashte, pasi
nxjerrim lopen jashte. Shpirt, me beso kur te them, asgje tjeter nuk me pëlqen, asgje tjeter
perveç teje, dhe çka mund te kurdisnim brenda një kioske pa leje, ose
permbi një rruge te sapoasfaltuar, brenda një ndertese te paperfunduar,
ne ashensor,tek hotel "Tirana", duke zbritur te holli veshur me
pizhama. gjithë siklet,brenda ne bagazh, ndersa makina futet ne autolavazh.
Romantike,mbi ne varke nga liqeni, te fshehur brenda vagonit te
malllrave te një treni, Drejtperdrejt, tek e "Diela Debat", embelsisht,ne një
vaske me vanilje e çokollate, me shpejtesi sketerre,
si cben shumakeri cdohere.
O Zot, sa shume te dua, mekatare, ne kishe, nen driten e qirinjve,
ve, ose poshte ures se lanes, ne shoqerine e arixhinjve. Veshur me
kominoshe,ne një ofiçine, duke rregulluar një kamionçine, paksa
fantastike, ne një anije kozmike, duke sfiduar forcen e gravitetit. Te
zhytur ne ujin e kripur te detit, ndersa peshqit na shohin me çudi.
Perrallore,brenda slites se Plakut te Vitit te Ri, sipër malit me
dhurata. Permbi një grumbulli me gjethe te thata, ne oret e vona te
nates, perpara gjykates, ndersa fshesaxhinjte bëjnë tifozllik.
Zemer,mos ki frike, se me ty nuk velem kurre. Me ty dua te jetoj çdo
aventure: p:sh: ti sekretare te Vodafoni, une bossi,mik shpie i
Berluskonit: "Kalo pak te zyra ime, te firmosim nja dy shkrime..."
"Shef,
o shef , na bone telef! Po nuk me ngrite..,ne detyre, nuk te vij me ne
zyre!" E pamundur te ndaloj imagjinaten, për ty mendoj diten e naten,
te dy clandestine ne një anije peshkimi, ose duke drejtuar trafikun ne mes
te një kryqezimi. Ne një stan, nen zhurmen e dybekut, te lyer me miell
mbi petet e byrekut. Brenda syrit te një cikloni, mbi rimorkion e një
kamioni, te ngarkuar me zhavor. Ne Ferr, ne Parajse apo Purgator. Te
sheshi "Skenderbej", gjatë një mitingu, ne një ndeshje boksi, brena te
ringu, ti me hedh me nokaut permbi tapet. Rrezuar brenda ne një pusete,
sipër ne tarrace duke ndrequr antenen e televizorit. Ne një
aeroplanmbajtese, ne ujrat e Paqesorit, marrezisht, ne mes te një kampi
te minuar, duke kercyer kengen tone te preferuar. sipër një kaloriferi,
brenda një bunkeri, etj, e te tjera...
Dhe kur dielli te perendoje, kur lodhja te me pushtoje, do prehem afer
teje, do te puth ne sy, e i lumtur do te vdes aty...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.lushnja.com
 
Proze humoristike
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» sms humoristike
» poezi dashurie humoristike

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Argetim dhe zbavitje :: Humor shqiptare-
Kërce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions